• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si është dhe ku ndryshon të qenit BEQARE.. kur je 30 vjeç, 40 apo 50 vjeç

by A R
23/12/2015 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të qenit beqare në ditët e sotme nuk është më një problem, edhe pse disa mund të jenë të trembura nga vetmia. Ja se si ndryshojnë gjërat në moshën 30, 40 dhe 50 vjeç.

Të qenët një grua beqare krenare, siç citohet nga sajti “Pieneta Donna”, është një ndër gjërat më të bukura të mijëvjeçarit të tretë. Sinonim i fuqisë së lirisë ose pavarësi totale ndaj kufizimeve, detyrimeve, gjykimeve, besimeve dhe çdo gjëje tjetër.

Por, gjithsesi, të qenët beqare ka në vetvete ende një lloj frike ose ankthi…kjo bëhet edhe më shumë e vërtetë me kalimin e kohës. Në disa momente në jetë, vetmia mund të jetë e vështirë për t’u duruar, pavarësisht avantazheve që mund t’u sjellë femrave moderne.

Veçanërisht, mënyra e jetesës gjatë beqarisë ndryshon kështu sipas moshës:

Beqare 30 vjeçe
Le të themi se kompromisi i duhur në këtë moshë, është të “priturit e asgjëje”, por gjithsesi, i të ndërtuarit të një jete të kënaqshme mes hobeve, pasioneve, miqve, partnerëve rastësorë, punës dhe impenjimeve të ndryshme. Por, nëse dashuria vjen, akoma më mirë.

Pra, të qenët beqare 30 vjeçe, ju jep ende shpresë për të ndërtuar diçka të bukur, vetëm ose në shoqëri. Shpresë e aftë edhe për të shëruar vuajtje të mëdha, ndoshta për histori të sapopërfunduara.

Beqare 40 vjeçe
Zakonisht kështu bëhesh pas dështimit të martesës së parë, ndoshta edhe me fëmijë. Reagimi i parë është ndjesia e zbrazëtisë, dëshpërimi i madh dhe pambështetja në një gjë të caktuar. Për pasojë, jeta që kishit menduar se do të zgjaste më shumë ose përgjithmonë, do të zhduket dhe ju nuk do të dini të bëni më asgjë dhe “rimëkëmbja” në këtë moshë nuk është më e lehtë si më parë, sidomos me fëmijë që mund t’i keni në përgjegjësi.

Takimi i personave të rinj, gjithmonë nëse e keni për qëllim, është më i vështirë, por nëse ndodh, duhet të dini se këtë herë duhet të jeni më të ndërgjegjshme dhe të dini se cilat janë limitet, shkruan Shqip. Këshilla gjithsesi është gjithmonë e njëjta: lërjani kohës për të vendosur mbi statusin e ri, sepse vetëm kështu do të ndërtoni një jetë të kënaqshme. Nëse më pas takoni sërish dikë, aq më mirë.

Por nëse 40 vjeçe jeni ende beqare dhe hidheni në mundësinë e parë që ju jepet, kjo do të thotë se jeni e mbërthyer prej dëshpërimit, sepse ora biologjike po bie dhe ju mendoni se e vetme nuk mund t’ia dilni dot dhe se doni të gëzoheni me fëmijë, ndërsa të tjerët do t’ju pyesin vazhdimisht për të reja etj., etj.

Beqare 50 vjeçe
Situata është e ngjashme si në moshën 40 vjeçe, ndoshta me fëmijë më të mëdhenj, por me një ndryshim të madh: gratë në këtë moshë, që mbeten beqare pas një martese të gjatë, ndonjëherë ndiejnë se rilindin në një jetë të re, ashtu sikur t’u jepej një shans i dytë për të qenë të lumtura. Pra, kthehen të reja ose jetojnë eksperienca që nuk kanë jetuar kurrë, për shkak të bashkimeve shumë të shpejta. /Telegrafi/

Next Post

Dokumenti/ SHBA-Berisha në vitin 96’, relatat u prishën pas këtij vendimi të “Presidentit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In