• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si erdhëm deri më 20 Shkurtin e vitit 1991

by A R
20/02/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria ka qenë një nga vendet më të trandura prej diktaturës komuniste dhe ky është një fakt, që nuk ka hasur shumë rezistencë mes studiuesve të historisë politike. Aman, pyetjet sesi ka rënë diktatura duket se përbëjnë një minierë ende të paeksploruar mirë të armatës së kërkuesve shkencorë.

Duhet pranuar se ajo që po ndodhte në Lindje po pasqyrohej në vendin tonë. Në një farë mënyre, erërat e tollovisë së Kampit Socialist, që pasonin Rënien e murit të Berlinit, bënë që në të gjithë Lindjen të shfaqej hapur disidenca dhe forcimi i forcave demokratike. Çuditërisht, Shqipëria mbeti vendi më i izoluar prej të gjithëve. Ky fakt lidhej me varfërimin ekonomik, por edhe inercinë e presionit të madh të Luftës së Klasave dhe  diktatit që ishte gati në çdo qelizë. Në atë kohë Partia e Punës së Shqipërisë, e vetmja forcë politike, filloi të studiojë figura që do i nevojiteshin në radhët e saj për të ardhmen e re. Madje, në dukje, e uli pak vigjilencën e klasave, sepse në masë njerëzit e kishin humbur besimin tek ajo.

Qytetet e Kavajës dhe Shkodrës u bënë qytetet e para që më janar të vitit 1990 tentuan veprimet praktike të përmbysjes diktatoriale. Shkodra kërkoi të hiqte bustin e diktatorit Stalin. Ishte kaq e papritur kjo saqë në 44 vjetorin e festës së Republikës, Ramiz Alia dënoi në stilin e vjetër, ato që po ndodhnin. Një hap të tillë Ramiz Alia e bën edhe me përpjekjen të “kontrollojë” rininë e Tiranës në 66-vjetorin e vdekjes së Leninit, Prill 1990, kur tashmë desidenca urbane po ishte gati masive. Atë ditë, në kushte shumë të kufizuara, në sheshin “Skënderbe” u krye një demonstratë e heshtur, e cila më vonë do të njihej si “demonstrata e orës gjashtë”. Diktatura po sfidohej bash te frika që përhapte ajo.

Në fakt, lirimi ose përcjellja e Familjes Popa, që bëri futjen publike disa vite më parë në mënyrë demostrative në ambasadën Italiane dhe mbajtja e tyre sipas konventave ndërkombëtare nga autoritetet italiane duke mos ia dorëzuar autoriteteve shqiptare, tregoi se dhëmbët e komunistëve nuk ishin më si më parë. Mu në këtë kohë erdhi 2 Korriku 1990, që në kronikat shqiptare do të njihej si 2 korriku i ambasadave. Mbi 5000 shqiptarë shpartalluan rregullin hierarkik të diktaturës dhe pak ditë më vonë do të largoheshin, falë ndihmës së OKB-së. Hija e zezë e ngjarjeve do të kuptohej më mirë nga kriza politike. Mitingu i pretenduar si “madhështor” më 14 korrik 1990, jo vetëm që nuk përshfaqi forcën e PPSH-së por përmes fjalimit të tmerrshëm të Xhelil Gjonit tregoi se rregjimi ishte trandur, paçka sintaksës së rëndë. Megjithatë, komunistët do merrnin masa për vazhdimësinë.

Përmes kujtimeve të shumta sot po zbulohet se shumë partiza, që lindën dhe inincuan pluralizmin politik, që do vinte shpejt në Shqipëri, e patën fillesën nga vetë Partia e Punës.

Ndërkohë që Dhjetori i vitit 90-të shpalli pluralizmin politik dhe forca e parë opozitare Shqiptare, Partia Demokratike arriti të formohej më 18 shkurt të vitit1991. Mu në këtë ditë, 723 studentë të Universitetit te Tiranës u ngujuan në grevë urie. Kërkesa që përcollën ishin rrënjësore dhe të papara për atë kohë. Donin të hiqej emri i diktatorit nga Universiteti, përveç kërkesave të tjera. Në një përpjekje të vakët, Presidenti i vendit Alia, kishte nxjerrë dekretin e vonuar “për ruajtjen e monumenteve e figurave kombëtare”, ku synohej të ruhej figura dhe monumenti i diktatorit Hoxha, por më kot.

Ndërkohë që monumenti sfidues, mu në mes të Tiranës, ishte përballja më e keqe me këtë realitet. Ishte koha kur banorët e Tiranës u bënë njësh me studentët, por edhe roja e tyre. 19 shkurti i Tiranës do të kalonte gati në terr, teksa banorët shkonin e vinin drejt Qytetit Studenti, duke përgatitur ditën finale të hedhjes së shtatores së diktatorit. Kështu gdhiu 20 shkurti. Mitingu i filluar nga Qyteti “Studenti” po haste rezistencën e kotë të policisë. Turma, që shtohej e shtohej, mori udhën drejt qendrës.

Pambarimisht, duke kapërcyer barriera pas barrierash policësh dhe forcash speciale, masivi protestues pas shumë konfrontimesh arriti në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. Monumenti i diktatorit ruhej tmerrësisht. Policia arriti që me dhunën e shkopinjve të gomës, qenët e shumtë të zmbrapsnin tri herë turmën që dukej e vendosur ta pushtonte monumentin me çdo ndëshkim. Në atë çast një grup i vogël arriti deri aty, kurse pak më vonë janë bashkuar edhe qindra e mijëra duar, që në orën 14.05 e rrëzuan monumentin e diktatorit shqiptar, duke e futur këtë ditë në historinë e jetës politike shqiptare. (Javanews)

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 21 Shkurt 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes

July 17, 2026
Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë  në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

Sejko: Financime deri në 200 milionë lekë në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm

July 17, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

July 17, 2026
Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

Atentati në Pogradec, arrestohet i plagosuri dhe vëllai i autorit të dyshuar

July 17, 2026
Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In