• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e zbërthen PD-ja e sotme epigramin e Don Kishotit?!

by Ben Andoni
03/10/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

I gjithë publiku i kërkon me ngulm PD-së protesta. Pa mëdyshje, ato janë premtuar dhe me siguri do të ndodhin në ditët në vazhdim, por pakkush ka pritshmëri të madhe. E para, prej narracionit të lodhur dhe e dyta nga mungesa e shpresës, se kjo alternativë mund të jetë shpresëdhënëse. E ka kuptuar shumë mirë Rama, që tashmë është bërë më i shpeshtë në tv dhe ka fituar kohën e humbur televizive, që gjatë të gjithë verës ia fali kalorësve të opozitës. Berisha dhe Meta, dy syresh, të vetë-kurorëzuar kanë marrë jo vetëm peshën por edhe atë, që sipas tyre vetëm ata mund ta bëjnë: Ndryshimin. Për fatin e keq, kjo thuhet dhe bërtitet edhe nga pasuesit e tyre, që kundërshtojnë, baltosin dhe urrejnë gjithçka. Edhe pse gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë që demokracia e brendshme në dy fraksionet e PD-së mungon dhe është e vagullt; edhe pse te PL-ja u tregua realisht sesa vlerë kanë kanonet e demokracisë sa i përket zgjedhjeve, militantët e tyre vazhdojnë të zhurmojnë. Shtuar edhe me cinizmin e Ramës dhe daljet e tij të shumta publike duke iu kërleshur botës virtuale, e vetmja zgjidhja mbetet largimi. Kjo është e para gjë, që i shkon në mëndje fashave të ndryshme të shoqërisë, që besojnë se kanë ende mundësi fizike, financiare dhe konjuktura për të ikur.

Ndoshta procesi i integrimit në BE-ja dhe problemet me hapjet e kapitujve të Shqipërisë do nxjerrin shumë probleme me vendin, që do të detyrohet të përshtatet, fillimisht duke zbritur informalitetin dhe pastaj duke rritur demokracinë. Por, edhe kjo nuk ka shpresë të madhe. Rasti i Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë, por edhe Polonisë, Hungarisë e Çekisë nuk jep shumë shpresa, paçka se këto janë në familjen e madhe të BE-së.

Nga ana tjetër, publiku prej kohësh pret dhe duket se me gjithë fuqitë e veta mundohet t’i japë akses Opozitës në tema, kazuse, përveç shumës së problematikave që përshfaq sot maxhoranca me korrupsionin masiv dhe problemet e mëdha të brendshme. Por përçarja e opozitës dhe humbja e energjisë për protagonistët e rënë nga vakti nuk lë shteg.

PD-ja ende e palegalizuar me z.Berisha humbet kohën me kultin e tij dhe me logjikën, që nuk i shkon fare Shqipërisë së të ardhmes. PD-ja legale e mekur nga përçarja dhe pafuqia vazhdon të mbahet te non-grata amerikane dhe shfajësimi i pozicionit të tyre kaotik. Kurse të dy sëbashku mundohen të përcjellin si pataten e nxehtë faktin e sponsorizimit rus dhe rolin e ish-kryetarit Basha, që ende nuk po merr udhë. Në orët e fundit, palët kanë kujtuar sërish një zgjedhje për Forumin Rinor që është zhvilluar me probleme, ashtu si një nga eksponentët e tyre, Paloka, kujtonte në vlagën e urrejtjes anti-Bashë sesi kishin manipuluar për të. Kë duhet të besojë më publiku? Cili duhet ta përfaqësojë atë?!  PD-ja e Berishës është një alternativë sot, por e formës që shkon me fjalët e kalorësit të vetëshpallur Don Kishot: “Çdo gjë që bëj është e arsyeshme, por në përputhje me rregullat e kalorësisë”. E kalorësia e PD-së fatkeqësisht është parë se nuk është e tillë, qoftë edhe nga më besnikët e saj, që mëtojnë demokracinë. Megjithatë, sërish publiku po i kërkon të drejtojë protesta…në pritje të asgjësë. (Javanews)

 

 

 

Next Post
Energjia elektrike do të ndërpritet pas orës 22.00? Balluku: Nesër prezantohet paketa e re, duhet të ndërmarrim masa drastike

Debati/ Shtyrja e fashës 800 kwh, Balluku-opozitës: Po sulmoni ERE se 's’keni çfarë t’i bëni gomarit dhe i bini samarit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In