• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si e takoi Sean Penn, El Chapo-n në xhunglat e Meksikës

by Ylli Dylgjeri
10/01/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një shkrim të gjatë, për magazinën Rolling Stone-s, aktori i famshëm Sean Penn rrëfen për rrugën e tij të mundimshme për ta takuar personin më të kërkuar në botë, bosin e drogës, El Chapo-n  Në verën e vitit të kaluar aktori i famshëm Sean Penn kishte filluar përpjekjet e tij për ta intervistuar personin më të kërkuar në botë, El Chapo-në – ose shkurtabiqin, të cilin po e kërkonin me ngulm për ta arrestuar Meksika dhe SHBA’ja. Bossi i kartelit të drogës Sinaloa – më i madh i këtij lloji në botë – ishte arrestuar muaj më parë nga forcat meksikane, për t’u arratisur në formë spektakulare nga burgu i sigurisë së lartë, me anë të një tuneli nëntokësor. Kjo nuk ishte hera e parë e arratisjes së tij. Edhe më herët ishte arratisur, duke u fshehur nën rrobat e larjes. Historia e intervistës është shumë më fantastike se sa vetë intervista. Pjesë esenciale e kësaj ngjarje është aktorja e njohur meksikane, Kate del Castillo, e njohur për një serial televiziv që kishte për temë rrjetet e drogave.

Castillo në vitin 2012 e kishte postuar një shkrim të saj në rrjete sociale, ku në mes tjerash kishte thënë se nëse do të duhej të zgjidhte se kujt i beson më shumë: Qeverisë a kartelave të drogës, ajo më dëshirë do të zgjedhte El Chapo-në.

Pastaj aktorja Castillo e kishte shkruar edhe një shënim të gjatë drejtuar baronit të drogës, El Chapo. Ajo e ftonte atë që të hiqte dorë prej trafikimit të drogës, dhe në vend të kësaj të merret me trafikim të dashurisë.

“Pse nuk merresh me shërimin e sëmundjeve, me ushqimin e të uriturve, me të pastrehët…”, kishte shkruar Castilla, në një shkrim të saj shumë më të gjatë se sa kaq, ku ajo i bënte thirrje El Chapo-së të trafikonte dashuri e jo drogë.  Ky postim i aktores i kishte rënë në sy baronit të drogës. Ai, madje, i kishte dërguar asaj një buqetë me lule, por që për arsye të ndryshme nuk i kishin rënë në dorë.

Kjo histori kishte filluar të harrohej, sikur El Chapo të mos ishte arrestuar. Gjatë kohës kur kishte rënë në burg, ai ishte bombarduar me ftesa të studiove më të mëdha filmike të Hollyëood-it, që të bëhej një film për jetën e tij. Këto kërkesa e kishin intriguar mjaft shumë të burgosurin. Mirëpo ai ishte kujtuar për mikeshën e tij të vjetër, aktoren Castilla, të cilën e konsideronte më të besueshmen për t’ia besuar një ngjarje të tillë. Përmes avokatëve të tij, El Chapo, kishte rënë në kontakt me Castillo’n, të cilës ia kishin shpjeguar planin për një film.

Castillo, përmes miqve të përbashkët, kishte rënë në kontakt me Sean Penn’in. Ky i fundit ishte interesuar për projektin. Mirëpo ende pa u bërë as hapat e parë El Chapo ishte arratisur.

Por edhe përkundër kësaj, ai nuk kishte hequr dorë prej kontakteve me aktoren meksikane, me të cilën kishte vazhduar kontaktet përmes mesazheve me Blackberry. Interesimin nuk e kishte hequr as Sean Penn, i cili tash po kërkonte që ta bënte një interviste me El Chapon, lidhur me jetën e tij, për revistën e njohur Rolling Stones.

Tamam sikur në filmat dramatik të Penn-it kishte ardhur deri të takimi i tij me baronin e drogës. Në një udhëtim prej më shumë se 14 orëve, pjesën më të madhe me aeroplan, Penn kishte arritur deri tek takimi me shkurtabiqin.

“Kur dola nga aeroplani shkova tek disa lisa për të pshurrur. Me …tim në dorë mendova për ketë pjesë kaq sensitive dhe kaq të ndieshme ndaj thikave të psikopatëve të narko karteleve”, shkruan Penn, i cili gjatë gjithë kohës, në shkrimin e tij, tregon edhe për frikën dhe paranojën që kishte për takimin me personin më të kërkuar në botë.

 

Fluturimin e dytë me aeroplan Penn e bën i shoqëruar nga djali 29 vjeçar i baronit të drogës, i cili, sipas Penn, mban në dorë një orë që sigurisht kushton më shumë se sa paratë që i mbajnë në sefë bankat qendrore.  Penn e kishte pyetur djalin e shefit të drogës nëse po frikësohej se avioni i tij i vogël po përgjohej nga forcat meksikane.  “E kemi njeriun tonë në hierarkinë më të lartë të shtetit, i cili na tregon sapo të nis diçka konkrete kundër nesh”, i ishte përgjigjur djali i tij.  Rruga, pas zbritjes nga avioni i vogël, kishte vazhduar edhe për disa orë të tjera nëpër xhungël.  Në një moment, vetura në të cilën ndodhej Penn, Castilla dhe djali i baronit të drogës, ndalet nga një postbllok policor. “Në momentin kur polici e pa fytyrën e djalit, u skuq nga turpi që e kishte ndaluar veturën”, shkruan Penn. Penn e kishte nisur udhëtimin në ora 7 të mëngjesit në Los Angelos, për të mbërritur në ora 21 në vendin ku po qëndronte El Chapo. “Përshëndetja e tij ishte shumë e gjatë, në gjuhën spanjishte”, shkruan Penn, duke thënë se e kuptonte shumë pak ketë gjuhë. “Mund të komunikoj në spanjisht, në mënyrë mjaft të varfër, vetëm nëse i kam pirë disa birra”, shkruan ai. Pas takimit, El Chapo, Sean Penn, Castilla dhe disa shoqërues të tjerë ulën për darkë në një terrasë. Biseda që ishte zhvilluar kishte qenë e lehtë.  “Sa do të paguhesh për ketë intervistë me mua”, e kishte pyetur El Chapo, aktorin Penn.

“Nuk paguhem. E bëj gratis. Kur punoj si gazetar nuk marrë para”, ishte përgjigjur Penn, i cili thotë se El Chapo kishte qeshur paksa, sepse sipas tij, për secilën punë njerëzit duhet të paguhen.

Duke pirë tequila kishin qëndruar së bashku deri në ora 4 të mëngjesit. Penn i kishte kërkuar El Chapo-së dy ditë të kohës së tij për t’u intervistuar. Ky i fundit kishte pranuar, por i kishte thënë që kjo duhej të ndodhte pas një jave. Të dytë ishin pajtuar. Penn e kishte lutur El Chapo-në që ta bënin një fotografi, me anë të së cilës ai do t’ua dëshmonte redaktorëve te magazinës Rollin Stone-s se vërtet e kishte takuar El Chapo-në. Baroni i drogës e pranon pa asnjë kundërshtim ketë kërkesë. Penn i kërkon që në foto mos të qeshnin asnjëri as tjetri.

Herët në mëngjes Penn, me vetëm dy orë gjumë, kthehet rrugës prej kah kishte ardhur, me shpresën që do të takoheshin prapë, pas një jave. Por në ndërkohë forcat meksikane e kishin nisur një aksion të gjerë kërkimi, saktësisht në viset ku fshihej El Chapo. Për Sean Penn bëhet e pamundur rikthimi tek El Chapo. Zgjidhja e vetme për t’u realizuar intervista, për shkak të rrethanave të reja, mbetet që ajo të kryhet në distancë, përmes aktores Castilla. Penn i kishte dërguar asaj pyetjet, kurse ajo ia kishte dërguar të njëjtat El Chapo’s. Përgjigjet ishin vonuar aq shumë sa Penn e kishte humbur durimin. Ishte thënë se nuk ka përkthyes anglisht – spanjisht.  “Kate (Castilla) me lejo që të jam direkt: ky djali e udhëheq një kompani multimiliardëshe, që operon në 50 shtete, e ti po më thuan që atje nuk është asnjë person që flet anglisht? Tash po më thuan që ai nuk po ka as kushte teknike për ta realizuar videon?! A po më thuan mua që ai nuk po ka mundësi që një video ta kontrabandojë për në Amerikë”, shkruan plot mllef Penn, i cili më vonë tallet me vetën, duke thënë se fillova të dukesha si ‘trump-gringo’.  Pas shumë ditësh pritje dhe nervoz, Penn e merr një mesazh të enkriptuar: E mora. Ai shkruan se kishte fluturuar nga gëzimi, kur pastaj i erdhi edhe mesazhi i dytë i Castilla’së….

Video intervista ishte e gjatë 17 minuta. Penn nuk ishte gjithaq i kënaqur me intervistën, sepse El Chapo kishte zgjedhur të përgjigjej çfarë kishte dashur, pa pasur mundësi për nënpyetje. Nuk ka vonuar shumë, pas kësaj interviste dhe El Chapo u arrestua, më 8 janar (Marre nga gazetaexpress.com).

Next Post

Këto nëntë shtete kanë armë nukleare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In