• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e shpëtoi dy herë “look-u” i ri Nuredin Dumanin/ U kaloi para syve agjentëve me flokë të gjata dhe mjekër, por…

by Java News
01/04/2022 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flokë të gjata kaçurrel, me mjekër te prerë me formë. Duket se ky ishte “look-u” i ri që kishte zgjedhur Nuredin Dumani një nga më të kërkuarit e policisë, për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Burime ekskluzive për ABC, bëjnë të ditur se disa kohë më parë, Nuredin Dumani u ka shpëtuar në dy raste agjentëve të krimit. Policia posedonte një foto të vjetër të Nuredin Dumanit e dal nga sistemi TIMS, por në fakt ngjashmëria mes fotos që policia posedonte dhe pamjes aktuale të Nuredin Dumanit ishte krejtësisht ndryshe.

Të njëjtat burime konfirmojnë për ABC se madje Nuredin Dumani ka kaluar para syve të agjentëve të Operacionales në një aksion të nisur për kapjen e tij, por nuk është njohur. Aksioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana a e policisë, për vendndodhjen e saktë të Nuredin Dumanit. Por pavarësisht kësaj ai nuk mundi të arrestohej.

Bashkë me Nuredin Dumanin në pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë. Dumani edhe pse në kërkim për të paktën 7 ngjarje kriminale ka mundur të lëvizte i lirë në Shqipëri. Mes të arrestuarve me Dumanin, janë 2 mjekët, Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit. Këta persona dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.

Në pranga ka rënë 20-vjeçarja e dashur e Nuredin Dumanit e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira. Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhura vitet e fundit. Ai konsiderohet edhe si rival i Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia shqiptare, i cili vijon të jetë ende në arrati./abcnews

g.kosovari

Next Post
Ish-presidenti rus- Perëndimit: SHBA-të janë përpjekur të poshtërojnë, shkatërrojnë dhe ndajnë Rusinë!

Kërcënimi i Medvedev: Do të furnizojmë me ushqime dhe produkte bujqësore vetëm miqtë tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com