• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si e shpëtoi 2 herë KLD? Gjyqtari ‘rebel’ i Vlorës drejt shkarkimit, u ‘sëmur’ për t’i ikur vettingut që e quajti si vepër të Sorosit

by
28/07/2021 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Vlorës Ken Dhima duket se do t’i ketë ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë. Edhe pse në vitin 2018 bëri një deklaratë të guximshme, duke e quajtur Vetingun si vepër të Sorosit, Ken Dhimës i mungoi guximi për t’u përballur dje me Komisionin e Vetingut, teksa paraqiti një raport mjekësor sikur ishte sëmurë, një praktikë kjo e përdorur masivisht në mënyrë abuzive nga shumë gjyqtarë dhe prokurorë për të shtyrë në kohë vendimmarrjen e Vetingut për fatin e tyre.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu e hodhën poshtë raportin mjekësor të Ken Dhimës si të pabesueshëm, ndërsa vijuan me leximin e konkluzioneve të dosjes së gjyqtarit, bazuar në një hetimi 20 mujor.

Sipas trupës gjykuese, gjyqtari Ken Dhima nuk justifikon burime të ligjshme parash një pasuri me vlerë rreth 600 mijë USD si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur edhe dy pasuri të paluajtshme me vlerë 300 mijë euro. Relatorja Pamela Qirko lexoi për më shumë se një orë kolizionet e hetimit rreth pasurisë së gjyqtarit.

Vendimi për shkarkimin ose jo të gjyqtarit Ken Dhima do të shpallet ditën e nesërme, në datën 29 korrik 2021. Ken Dhima ka një karrierë 18-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Dhima e ka nisur karrierën në Gjykatën e Durrësit në vitin 2003. Një vit më pas u transferua në Shkodër dhe që nga viti 2013 është emëruar në Gjykatën Administrative Vlorë. Kjo është hera e tretë që karriera e Dhimës është në rrezik.

KLD-ja e shpëtoi dy herë

Ken Dhima është kallëzuar në Prokurori në vitin 2014 për fshehje dhe mashtrim me pasurinë, bashkë me bashkëshorten e tij Klorinda Çela, e cila është gjithashtu gjyqtare dhe është në proces verifikimi. Në atë kohë, ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkimin e gjyqtarit nga Drejtësia. Por, KLD-ja me në krye Bujar Nishanin refuzoi kërkesën, duke e shpëtuar kështu gjyqtarin. Më pas dosja e pasurisë së Ken Dhimës është mbyllur nga prokuroria. Rezultatet e hetimit nga Vetingu tregoi se kjo dosje është mbyllur në mënyrë të dyshimtë.

Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë sërish shkarkimin e Ken Dhimës nga detyra për shkelje që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Por, KLD-ja, këtë herë me në krye Ilir Metën, refuzoi shkarkimin e tij nga detyra. Në mbledhjen e përballjes në KLD, Ken Dhima shpërtheu duke e konsideruar reformën në drejtësi si vepër të George Soros, ndërsa Vetingun si Sorosian.

Problemet me pasurinë

Komisioni i Vetingut konstatoi probleme të rëndë sa i takon ligjshmërisë së pasurisë së gjyqtarit Ken Dhima si dhe raste të konfliktit të interesit. Një person me iniciale R.H i kishte dhuruar një makinë Benz gjyqtarit me vlerë 700 mijë lekë në vitin. Nga ana tjetër gjyqtari i kishte shqyrtuar një çështje dhuruesit. Një vit më pas, në vitin 2009, gjyqtari kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt. Në vitin 2015, gjyqtari Ken Dhima kishte marrë sërish një makinë Audi në përdorim pa asnjë pagesë nga subjekt tjetër. Dy makinat kishin një vlerë rreth 45 mijë euro. Në konflikt interesi, Ken Dhima kishte marrë në shqyrtim çështje ku dy subjektet ishin palë.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime se gjyqtari kishte fshehur në emër të të afërme edhe dy pasuri të paluajtshme, një apartament në Shëngjin si dhe njësi shërbimi me sipërfaqe 188 m2 në Tiranë. Komisioni i Vetingut konstatoi se çifti Dhima-Çela nuk justifikonin edhe një apartament të blerë në vitin 2005 për 74 mijë euro. Trupa gjykuesi vuri në dyshime të gjitha lëvizjet e gjyqtarit për të mbuluar pasurinë që nga kursimet tek huat. Me probleme rezultoi edhe një tjetër apartament i blerë nga Dhima, me paratë e vjehrrit të tij. Edhe blerja e dy garazheve nga gjyqtari rezultoi me probleme, bashkë me dhurata dhe të ardhura nga kontrata jo logjike./shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
Shkrimtari Enkelejd Lamaj kthehet me një thriller jashtëzakonisht tronditës

Shkrimtari Enkelejd Lamaj kthehet me një thriller jashtëzakonisht tronditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In