• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Shkrimtari Enkelejd Lamaj kthehet me një thriller jashtëzakonisht tronditës

by A R
28/07/2021 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Gjithçka që ke” është romani më i shumëpritur i vitit. Por ky roman ka kohë që po vjen. Enkelejd Lamajnjihet nga të gjithë si shkrimtari i parë dhe i vetëm që sfidon lexuesin me tregimet dhe romanet e tij të frikshëm. Pas tre përmbledhjeve me tregime horror dhe dy romaneve, më i fundit “Ajo e errëta”, që tashmë është duke u kthyer edhe në filmin e parë horror shqiptar, Enkelejd Lamaj vjen me një roman thriller, i cili na rrëfen një histori ngjethëse, plot terror mizor e tension të lartë, që është sa e pabesueshme, aq edhe e errët dhe e zymtë.

Kur shkrimtarja Adelina Hoxhaj zgjohet në një shtrat spitali, ajo nuk e mban mend se përse ndodhet aty dhe se çfarë ka bërë, por edhe kur ia tregojnë, ajo përsëri nuk e beson, derisa shkon në shtëpi dhe shikon dhomën e kthyer përmbys, mobiliet e shkatërruara dhe fjalët e shkruara me gjakun e përtharë: Gjithçka që ke!Dalëngadalë, jeta e saj do të kthehet përmbys e, bashkë me të, edhe jeta e krejt kryeqytetit. Paralel me të, mes kaosit dhe mizorisë së pashembullt, gazetarja Sidorela Ejlezi do të ndjekë ambicien dhe dëshirat e saj, por me çfarë çmimi?
Kurdoherë që ekziston një skenëe frikshme, si disa syresh që eksploron ky roman, pyesim veten: vallë ne ikërkojmë vetë detajet më të tmerrshme? Po pse, ose po pse jo? A nuk mjafton thjesht një britmë nga ana tjetër e një dere të mbyllur për të na bindur se diçka e tmerrshme është duke ndodhur? Por me shkrimtarin Enkelejd Lamaj asgjë nuk mjafton. Dhe gjatë romanit “Gjithçka që ke”, dera do të qëndrojë e hapur dhe diçka në shpirtin tonëdo të prishet. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. Tani e ka! E quajnë Flutura e Zezë.

Ai është një vrasës i paskrupullt, i cili hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke u gjymtuar organet në mënyra mizore. Por ai nuk mjaftohet vetëm me të gjallët. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij është pikërisht një flutur e zezë, e fiksuar me gozhdë në qafën e viktimës. Dhe teksa terrori vërshon mbi kryeqytet dhe krejt vendin, e vetmja mënyrë që të gjendet dhe ndaletky vrasës serial, ështëqë dikush të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët e harruara të së shkuarës, pavarësisht nëse ato gjarpërojnë drejt një fundi shkatërrues.

Bëhet e qartë, dhe jo për herë të parë, që Enkelejd Lamajtë çon me GJITHÇKA QË KE nëterritore shqiptare, gjithnjë e më të largëta e asnjëherë të shkelura më parë, kufrika dhe makthet zor se tejkalohen lehtësisht (në qoftë se mund të tejkalohen).

Romani “Gjithçka që ke” botohet nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe do të gjendet në librari prej datës 14.9.2021.Deri atëherë, romani mund të rezervohet online me -30% ulje, përmes faqeve dhe profileve zyrtare të autorit dhe shtëpisë botuese.

Next Post
Procedohet 67-vjeçari në Kapshticë/ Tentoi të kalonte kufirin me 24 mijë euro të padeklaruar

Procedohet 67-vjeçari në Kapshticë/ Tentoi të kalonte kufirin me 24 mijë euro të padeklaruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Trump anulon gati 1 miliard dollarë fonde të miratuara nga Kongresi -

Trump refuzoi planin për hapjen e Hormuzit, Teherani: Po presim ende një përgjigje përfundimtare

September 27, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com