• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e shpalli Lulzim Basha planin me Ramën për shkrirjen e LSI në maj 2017, akuzat ndaj Metës nga ‘tregtar Venediku’ tek ‘organizata kriminale’

by Java News
03/02/2021 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Lulzim Basha nuk e mohoi dje një plan të përbashkët me Edi Ramës për të ‘çmontuar’ dhe shkrirë LSI-në, por në të njëjtën kohë mori në mbrojtje LSI-në, të cilën e sheh si një shkallë për t’u ngjitur në pushtet, ndonëse nuk pranoi një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

“Koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në do të largojë Ramën më 25 prill. Do të sjellim normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar”, tha Basha.

Në fakt, gjatë periudhës maj-qershor 2017, Lulzim Basha e artikuloi hapur planin për eliminimin politik të LSI-së, duke e etiketuar si një grup plaçkitës dhe kreun e saj, Ilir Metën, si një tregtar Venediku, referuar videos Meta-Prifti.

Lulzim Basha nisi ta zbulonte dhe artikulonte planin para demokratëve pikërisht pas marrëveshjes së famshme të 17 majit 2017, me Edi Ramën, kur u mbyllën në Kryesinë e Kuvendit. Madje plani për zhbërjen e LSI, si një parti pazaresh që lëvizje sa andej-këndej, ishte edhe kolona kryesore fushatës së Lulzim Bashës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

Në maj të 2017, Lulzim Basha, deklaronte me siguri të plotë se “Tregtarit të Venedikut i them ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin që SHKP e tij do të shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor, skllavërimi i votuesve merr fund. Pazaret politike marrin fund në 25 qershor, opozita e bashkuar dhe PD me votën e qytetarëve do te qeverisin republikën e re. Merre me qetësi dhe dashuri, mos e shkel etikën se je president i zgjedhur, edhe pse me pazar, lere Petritin ta marrë faturën e falimentimit të SHPK, matrapazllëqet nuk kanë vend në republikën e re”.

Duke sqaruar më tej këtë plan, Basha shprehej se LSI nuk do të vinte më kurrë në pushtet, pasi nuk do të kishte mundësi për pazare, duke shprehur kësisoj sigurinë se as Rama nuk do ta merrte më në koalicion. Basha thoshte para demokratëve se ishte 1 mijë % i sigurt se koha e LSI-së po mbaronte.

“LSI Shpk, PDIU tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash…nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin. Kjo është 1000% e sigurt. LSI ta ketë të qartë se koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor.

Nuk ka më. Ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD…”.

Në mitingun përmbyllës në Berat, në ditëlindjen e tij, Lulzim Basha arriti kulmin me akuzat ndaj LSI, duke e konsideruar si një organizatë kriminale.

“Pasi i shite çdo drejtori organizatës kriminale që quhet LSI, tani do që t’i shesësh edhe Bashkinë e Beratit. Por, nuk do t’ju lejon më. Ora e popullit po vjen. Fitore!”, shprehej Lulzim Basha.

Pas afrimit me LSI-në, Lulzim Basha e ka censuruar këtë fjalim, duke hequr pjesën ku e konsideronte LSI organizatë kriminale, dhe rrjedhimisht kreun e saj, Ilir Metën, kreu e organizatës.

Por ndërsa Basha përshkallëzonte akuzat dita-ditës ndaj LSI-së dhe Ilir Metës, Sali Berisha tregohej i kujdesshëm, duke mos atakuar me akuza Metën dhe LSI-në. Ndërsa nuk linte kundërshtar politik pa hedhur baltë mbi të dhe përgojuar, Berisha evitonte akuzat dhe sulmet në adresë të Metës. Herën e fundit Berisha ishte përplasur me Metën në mars 2015, në Parlament.

“Mund të flasësh gjithë ditën për krimin dhe lidhjet tuaja me krimin. Je kokë e qelbur! Ajo kokë e qelbur që qëndron në krye të parlamentit, po kundërmon sot jo vetëm në Shqipëri, por në Evropë dhe në botë. Kjo alibi që kërkon, është e turpshme. Dorëheqjen e parë e dhe për bllokun e Monikës! Tani jep dorëheqjen e dytë! Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë”, thoshte Berisha.

Pasi PD me në krye Bashën humbi zgjedhjet e 2017, Sali Berisha kritikoi strategjinë e Bashën në fishatë, përfshirë edhe akuzat ndaj LSI, ku i konsideroi këshilltarët e tij si mizerabël. Në 14 shtator 2017, Sali Berisha u shpreh se “Çfarë ndodhi? Për mua ndodhi fataliteti.

Edi Rama me mjeshtri diabolike filloi, përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë me çdo gjë edhe me militantë të thjeshtë se “ne do të bëjmë koalicion”. Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë, mizerabël”.

Disa muaj më vonë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bënte kurrë më marrëveshje me Edi Ramën, ndërsa zyrtarizoi aleancën me LSI-në, partinë që e kishte portretizuar si simbol të pazareve dhe së keqes./shqiptarja.com

Next Post
Licencoi universitetet kioska/ Kush është hartuesi i programit të Bashës. Raporti sekret: 232 prokurorë e gjyqtarë, “master” dhe grada me vula “Kristali” e “Vitrina”

Licencoi universitetet kioska/ Kush është hartuesi i programit të Bashës. Raporti sekret: 232 prokurorë e gjyqtarë, “master” dhe grada me vula “Kristali” e “Vitrina”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In