• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si e shkatërroi kafeja turke një Perandori të tërë?!

by Java News
02/03/2019 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sarah Jilani*

Njihet si kafe greke nga grekët dhe qipriotët, kafe boshnjake për boshnjakët, kafe armene për armenët, kafe arabike për arabët dhe kafe turke për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët. Por, në mes të shekullit të 16-të, ishte thjesht kahve. Në atë kohë, këta popuj ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, që i përfshiu kahve-dashësit nga Europa Juglindore e deri në Persi, në përqafimin e saj të gjerë. Por në vitet e para të shekullit të 19-të, perandoria kishte nisur të krisej. Kahve-ja luajti një rol – qè pak njihet –në  rënien e saj të mëvonshme. Kafeja mbërriti në Turqi gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kur njeriu që ai vendosi të qeveriste Jemenin hasi një pije energjike të njohur si qahwah, e solli në oborrin osman në Kostandinopojë, ku pati sukses të menjëhershëm.

Kahve-ja ishte një pije e parapëlqyer e klasës sunduese në Perandorinë Osmane. Por pak e dinin ata se një ditë do të shpejtonte rënien e perandorisë.

Një usta kahveci i pallatit, mund të ketë pasur me dhjetëra ndihmës për të bluar kokrrat e kafesë arabike në pluhur tejet të imët. Më pas ziente në poçet e bakri, të njohura si xhezve kafeje. Pija që dilte si rezultat – e hidhur, e zezë dhe me një shtresë të hollë shkume në majë, që krijohej duke e derdhur shpejt – servirej me filxhanë të vegjël porcelani. Për të ekuilibruar hidhësinë, legjenda thotë, se gruaja e Sulejmanit, Sulltanesha Hürrem, e pinte kahve-në e saj me një gotë ujë dhe një llokum –siç edhe serviret sot e kësaj dite në Turqi.

Jo të gjithë, megjithatë, e besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve të pinin këtë pije të re stimuluese. Megjithëse shkrimet islame nuk e përmendnin specifikisht kafenë, një klerik ekstremist në oborrin e Sulejmanit, nxori një fetva kundër pijes, me argumentimin se konsumi i gjithçkaje të djegur,  ishte i ndaluar. Por kjo, nuk e frenoi joshjen e saj. Më  1555-ën, dy tregtarë sirianë, themeluan në Stamboll kahvehane-n e parë. Shumë shpejt, thuajse një në gjashtë dyqane në qytet –nga kafenetë e vogla të lagjeve e deri tek qendrat e mëdha të komunitetit- servirnin kafe. Gradualisht, kahve-ja kulloi deri në anët më të largëta të perandorisë.

Kafenetë u dhanë burrave një vend tjetër për t’u mbledhur përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, duke u siguruar një vend ku të socializoheshin, të shkëmbenin informacion, të argëtoheshin dhe të edukoheshin. Anëtarët e shkolluar të shoqërisë lexonin me zë lajmet e ditës: jeniçerët, anëtarë të një suaze elitë të trupave osmane, planifikonin akte protestash kundër sulltanit, zyrtarët diskutonin intrigat e oborrit, tregtarët shkëmbenin zëra për luftë. Dhe shumica e pashkolluar i dëgjonte.

Në kafenetë, ata prezantoheshin me idetë që do të sillnin telashe për shtetin osman: rebelim, vendosmëri dhe gabueshmëri të pushtetarit. Nuk vonoi shumë kur autoritetet nisën ta shihnin kahvehane-n si kërcënim. Disa sulltanë vendosën spiunë në kafenë për të matur opinionin publik; të tjerë si Murati IV, një sulltan i fillim shekullit të 18-të, u përpoq t’i mbyllte të gjitha. Por sillnin shumë përfitime ekonomike. Kur lëvizjet nacionaliste nisën të zienin në tokat osmane, në shekullin e 19-të, popullariteti i kafeneve lulëzoi.

Grupet etnike në rajonet europiane të perandorisë me shumicë të krishtere ortodokse nisën të shqetësoheshin për pavarësi. Udhëheqësit nacionalistë planifikonin taktikat dhe vulosnin aleanca në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, të furnizuara me kafeinë, ia dolën me vendosjen e një Greqie të pavarur më 1821, Serbisë më 1835-ën dhe Bullgarisë më 1878-ën. Kishte nisur mbretërimi i kahve-së.

Kombe të ndryshëm i shtonin nga një element dallues pijes: grekët e bëjnë me rrëshirë, kroatët me fara qimnoni, arabët e përziejnë me kardamom dhe e servirin me filxhanë të vegjël pa vegjë, të quajtur finjans. Edhe kur pihet sade, ose e plotë, profili i shijes varet nga pjekja; kokrrat e mesme-  në të errëta të varietetit turk,  e prodhojnë kafenë me një shije toke, nuanca tymi dhe strukturë të dendur. Kur filxhani thahet, kokrrizat e imëta veshin fundin e filxhanit. Efekti është i menjëhershëm. Perandorë të botës, kini kujdes!

*Revista 1840, pjesë e revistës The Economist-Gazeta Si

Next Post
Intervista/Geri Kokalari i etiketon si shejtanët e Tiranës, Berishën, Bashën dhe Metën

Intervista/Geri Kokalari i etiketon si shejtanët e Tiranës, Berishën, Bashën dhe Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

PSG rikonfirmohet në majë të Europës, ‘fik’ ëndrrën e Arsenal në finalen e Champions League

May 30, 2026
Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

Beteja e dronëve frikëson Europën, “fluturakja” mbi Mynih, pezullohen fluturimet në aeroport

May 30, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump po shqyrton anulimin e koncerteve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

May 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

“Kush ndjek Salianjin s’ka punë në PD”, ish-deputeti replikon me Berishën: Uzurpatori ka frikë nga demokratët që…

May 30, 2026
“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

“Nuk më ka futur Salianji në PD, doktor”, Hysen Kadiu i përgjigjet Sali Berishës

May 30, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

May 30, 2026
Skema e mbështetjes, nga fermerët te bujqit, si do të përfitohen subvencionet?

Skema Kombëtare 2026, ja cilat janë 12 masat e reja të financimit për bujqësinë dhe blegtorinë

May 30, 2026
Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

Sherr me thika në Golem të Lushnjes, një i plagosur! Detajet e para nga krimi

May 30, 2026
Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

Paralajmërojnë onkologët: Terapitë e reja të kancerit zgjasin mbijetesën, por fshehin…

May 30, 2026
Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

Përplasjet në Zvërnec, Policia kërkon ndjesë publike dhe pezullon Drejtorin e Policisë Vlorë

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In