• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si e shiti belgu makinën te biznesmeni shqiptar”/ Media belge zbulon lëvizjet e “Toyotës” dhe misteri i 3.4 mln eurove

by Java News
15/07/2022 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që kanë kaluar katër vjet, vijon të jetë e pazbardhur dhe e mbuluar me mister skandali me 3.4 milionë euro cash, të sjella në Shqipëri nga Belgjika me “Toyota Yaris”. Hetimet janë të shtrira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Belgjikës.

Së fundmi, mediet belge kanë raportuar sëfundmi se për të zbuluar të vërtetën Belgjika ka bërë kërkime të gjera, në të dyja vendet.

“Hetuesit belgë udhëtuan në fillim të këtij viti drejt Shqipërisë, për të mbledhur prova, por edhe për të pyetur dëshmitarë. Një prej tyre ishte, informatori i parë. Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-lider i opozitës demokratike.

Rasti filloi rreth katër vite më parë, kur një belg vendosi “Toyota-n” e tij në një faqe interneti. Ai kontaktoi me një blerës përmes internetit. Janë paraqitur dy shqiptarë, të cilëve belgu u ka shitur makinën “Toyota”, shkruan sot media belge, e cila publikon edhe foton e biznesmenit shqiptar, Alban Mollaymeri, që rezulton të jetë personi që ka blerë “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Teksa përshkruan më tej rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri, media belge ngre pikëpyetjen se “Nga erdhën paratë?”, ndërsa sqaron me hartë edhe të gjithë itinerarin që ndoqi makina nga Belgjika deri në Shqipëri.

“Makina përfundoi në një rimorkio në Bruksel, së bashku me “Toyota” të tjera. Në Liege, transporti mori një tjetër Alfa Romeo. Pasi kaloi përmes Gjermanisë, transporti vijoi në Itali e prej andej, me anije, mbërriti në qytetin port të Durrësit, në Shqipëri.

“Janë arrestuar katër persona: shoferi, pronari i kompanisë së transportit, djali i tij dhe pronari i mjeteve në transport. Ata të gjithë thanë se nuk dinin asgjë për shumën e madhe të parave, dhe që atëherë janë liruar për një kohë të gjatë. “Ne thjesht i transportuam ato makina,” tingëllonte. Një marrëveshje shitjeje do të ekzistonte për Toyota-n në fjalë. Por nga erdhën paratë?’, shkruan media belge, ndërsa shton edhe politikanët e përfshirë.

“Në vendin tonë është identifikuar dhe marrë në pyetje shitësi i Toyota Yaris. E kështu është marrë në pyetje politikani shqiptar Lulzim Basha. Pak ditë para se të gjendeshin paratë, ai bëri të ditur publikisht se një shumë e madhe parash po shkonte drejt Shqipërisë.

Ai akuzoi socialistin Taulant Balla se ka garantuar një “transferim të sigurt” të parave të drogës tek një bandë. Taulant Balla i ka hedhur poshtë gjithmonë këto akuza si shpifje”, thuhet në artikull. /abcnews

g.kosovari

Next Post
Ishte në arrest shtëpie por dilte për të shitur drogë/ Kapen mat 28-vjeçari dhe shoku i tij! Në pranga edhe dy “tregtarë” të tjerë

Ishte në arrest shtëpie por dilte për të shitur drogë/ Kapen mat 28-vjeçari dhe shoku i tij! Në pranga edhe dy “tregtarë” të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

October 28, 2026

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

October 28, 2026
Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In