• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si e shfrytëzoi për prostitucin “Tony Montana” i dashuri që njohu në Facebook

by A R
23/07/2016 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njohja me “Toni Montanën” në rrjetin social “Facebook” pasoi një fund të dhimbshëm për një vajzë 23 vjeçe nga Korça.

“I dashuri” virtual, i divorcuar dy herë më parë, e kishte bindur vajzën me iniciale E.M., që të braktiste familjen e saj dhe të nisej për një jetë të re në Lezhë. Por Filip Shtjefni, i cili në rrjetin social ishte regjistruar si “Toni Montana”, e ka mbajtur atë peng për tri ditë dhe e ka shfrytëzuar në një lokal që dyshohet se e përdorte për qëllime të tilla. Pas tri ditësh, ajo ka mundur të largohet dhe të bëjë denoncim në Policinë e Lezhës.

Në gjendje të tronditur, me sa duket ka pasur frikë të shkojë në banesën e saj në Korçë, ndaj i ka kërkuar policisë që ta dorëzonin te një kushërirë e saj në Tiranë. Por në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike, si pasojë e shfrytëzimit jashtë dëshirës së saj dhe zhgënjimit nga i dashuri, ajo ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë. Gjendja e saj është mjaft e rëndë, ndërsa policia dje ka arrestuar të dyshuarin, Filip Shtjefni (me nofkën Toni Montana), 49 vjeç, nga fshati Gramsh i Lezhës dhe Lula Marku, 47 vjeçe, nga qyteti i Lezhës. Sipas Policisë, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri­tjetrin kishin marrë një lokal me qira në rrugën e “Shtrausit” dhe e përdornin prej disa kohësh si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni.

Vajzat gjendeshin nga ana e 49­ vjeçarit, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Ai dyshohet se “peshkonte” vajza, kryesisht nga rrethe të tjera të vendit, të cilat, pasi i bënte të dashuroheshin pas tij që në bisedat virtuale, më pas i ftonte për takim në Lezhë.

Pikërisht këtu niste aventura, pasi në vend të martesës dhe jetës së lumtur, ashtu siç iu premtonte në biseda më parë, ai i detyronte ato të prostituonin në lokalin e marrë me qira. Ka qenë denoncimi i 23­ vjeçares nga Korça, e cila çoi në zbulimin e kësaj baze prostitucioni. Vajza me iniciale E.M. ka deklaruar disa ditë më parë në Polici se 49­-vjeçari nga Lezha e kishte mashtruar, duke e detyruar që të vinte në Lezhë /Panorama/a.m.

Next Post

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Fier: Mbi 500 mijë ton fruta-perime të eksportuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In