• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si e paralajmëroi Luiza Mullalli vrasjen 8 muaj më parë

by A M
04/08/2023 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“…Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”. Kështu shprehej Gjergji Mullalli në 2018-n para gjykatës, kohë kur kjo e fundit lëshoi urdhrin e parë të mbrojtjes ndaj Luiza Mullallit. Ky zotim i Gjergjit, jo vetëm që nuk u mbajt, por situata u rëndua edhe më shumë. Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje me prova dhe dokumente për marrëdhënien e rënduar mes çiftit Mullalli, që çoi në krimin makabër të 29 Korrikut.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes në vitin 2018-të, situata bashkëshortore vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata duket se u bë e padurueshme dhe më 6 Nëntor të vitit 2022, Luiza trokiti sërish në dyert e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje, pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

“Në seancën gjyqësore të datës 25 Nëntor të vitit 2022, Luiza Mullalli deklaroi se i qëndronte pretendimeve të paraqitura në seancën e mëparshme për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Në vijim ajo u shpreh se ka interes për të vazhduar gjykimin pasi nuk dihet e sigurt dhe i padituri nuk është i qëndrueshëm në veprimet që bën, në datën 9 Nëntor 2022 ka shkelur urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes e për këtë ka njoftuar komisariatin e policisë Maliq. Gjithmonë ia ka falur, por nuk mundet më dhe kërkon të lëshohet urdhri i mbrojtjes”, thuhet në vendimin e gjykatës të vetëm 8 muajve më parë. Po sipas asaj që thuhet në vendim, “para gjykatës Luiza ka sqaruar se për të provuar pretendimet e saj ka paraqitur edhe prova me dëshmitar djalin e saj dhe nusen e vëllait të saj, të cilët janë në dijeni të situatës së krijuar në familje, të marrëdhënies së saj me të paditurin. Në përfundim, prej saj u kërkua të konfirmohet masat e mbrojtjes të dhëna nga kjo gjykatë në seancën e mëparshme”.

Edhe në këtë rast, gjykata vendosi ta pranonte kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që Gjergji duhet të mbante një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët.

Por edhe kjo nuk qe e mjaftueshme.

Dhuna e përsëritur dhe pamundësia për vijimin e bashkëjetesës, bëri që më datën 23 Shkurt 2023, Luiza Mullalli të paraqiste në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhrit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg, ku dhe me ta, sipas banorëve, nuk kishte një sjellje të mirë dhe i kishte lënë në një dhomë pasi u thoshte se shtëpia ishte tij.

Banorët e fshatit u shprehën se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhtonte, dyshime të cilat nuk arriti t’i vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati, 55-vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.

Emisioni Uniko zbulon po ashtu se, pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës, më datën 19 Maj 2023, Luiza iu drejtuar sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëshortit, për dhunë në familje.

Më datën 19 Korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e radhës ishte caktuar me datën 4 Tetor 2023. Seancë e cila mesa duket nuk ka më objekt dhe arsye për t’u zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.

Mbrëmjen e 29 Korrikut, Gjergji Mullalli i mori jetën bashkëshortes së tij Luiza Mullalli, duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri. Më pas trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës, në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku jetonin. Disa orë pas krimit të rëndë, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur.

Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata u njohën me mblesëri. Ishin martuar në vitin 1998 dhe për 16 vite jetuan në Athinë të Greqisë, derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.

Next Post
Shkeli rregullat e privatësisë së BE, TikTok pritet të gjobitet

Shkeli rregullat e privatësisë së BE, TikTok pritet të gjobitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

May 10, 2026
“16 orë punë, s’kisha fuqi të kthehesha”, babai shpërthen në lot para fëmijëve: Sakrifica e madhe…

“16 orë punë, s’kisha fuqi të kthehesha”, babai shpërthen në lot para fëmijëve: Sakrifica e madhe…

May 10, 2026
Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

May 10, 2026
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

May 10, 2026
Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

May 10, 2026
Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

May 10, 2026
“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

May 10, 2026
Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

May 10, 2026
Memento

Memento

May 10, 2026
Dhunohet sende të forta ish-kreu i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar

Dhunohet sende të forta ish-kreu i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In