• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Si e mposhtëm frikën ndaj Koronavirusit”, rrëfehet kryeinfermieri pranë spitalit “Nënë Tereza”: Kam djalin 3 vjeç, i qëndroj me maskë për ta mbrojtur

by Ardit Rada
29/04/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Versula punon si kryeinfermier në pavijonin e dytë të shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i njohur ndryshe edhe si spitali COVID 1.

Në një rrëfim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Versula i cili prej 12 vitesh punon në QSUT, tregon vështirësitë e të qenurit në frontin e parë të luftës ndaj COVID. Ai e nis punën çdo ditë në orën 7 të mëngjesit për ta përfunduar atë në orët e vona të mbrëmjes.

“Unë e nis punën që orën 7 të mëngjesit deri në orët e vona. Nuk ka një orar fiks kur duhet të lësh punën, por në varësi të situatës. Ka pasur plot raste që kam ndenjur edhe tërë natën. Edhe ne, si të gjithë njerëzit kemi frikën se mos infektohemi por kjo frikë është deri kur mbërrijmë në punë, më pas ikën kjo frikë. Duke i shërbyer pacientëve ne heqim edhe frikën tonë. Gjëja e parë që bëra si kryeinfermier në ditët e para, ishte t’i hiqja frikën pjesës tjetër të infermierëve. Në fakt, kemi pasur një shembull kurajoje për këtë gjë. Profesoreshë Najada na tregoi më së miri që edhe pse gjithçka ishte situatë e re dhe e panjohur për ne, ajo që në ditën e parë hynte tek çdo i sëmurë në gjendje të lehtë apo të rënduar. Profesoreshë Najada që nga dita e parë e deri tani, nuk ka hezituar në asnjë moment të hyjë tek çdo i sëmurë dhe t’i shërbejë çdo të sëmuri. Një shembull i vërtetë kurajoje”, rrëfeu Versula për ATSH-në.

Ai tregon se pasi përfundon punën, i duhet të qëndrojë me maskë në shtëpi për të garantuar siguri për djalin 3-vjeçar. “Unë kam një djalë 3 vjeç dhe e kam mjaft të vështirë të ruaj distancën me të. Nuk e kisha menduar kurrë që do të jetonim në një situatë kaq shumë të vështirë. Djalin e kam në shtëpi por menjëherë pasi përfundoj punën, gjëja e parë që bëj është të bëj banjo. Më pas vendos menjëherë maskën dhe e mbaj atë gjatë gjithë kohës edhe në shtëpi. Nuk mund ta mohoj që për një djalë 3 vjeç që kërkojë të luajë më babanë e tij, kjo nuk është normale por t’i qëndrosh larg tij, është sfidë e madhe për mua”, u shpreh Iliri.

“Prindërit nuk i kam takuar që prej ditës së parë, pra të konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri me COVID. Pasi mbaroj punën, i përshëndes në distancë por nuk mund t’i takoj si më parë apo të mund të qëndroj në shtëpi tek ta. Mundohem të mos rrezikoj prindërit, sepse jam çdo ditë në shërbim të pacientëve që janë pozitivë ndaj COVID-19″, tregon ai.

Ditët e para për të gjithë personelin, përfshirë edhe kryeinfermierin Versula, ishin tejet të vështira edhe për një fakt tjetër.

“Në fillim ishte shumë e vështirë, sepse ishte diçka e re dhe e panjohur për të gjithë mjekët dhe infermierët. Gjëja e parë ishte të hiqnim frikën e vetë personelit dhe duhet të hyje vetë ti i pari tek pacientët, që të mund të bënin të njëjtën gjë edhe infermierët e tjerë. E panjohura me këtë virus, ishte frika e parë për të gjithë ne. Kështu që, menjëherë organizova punën duke dhënë shembullin tim, më pas pjesa tjetër bëri të njëjtën gjë. Problemi i ditëve të para ishte edhe sepse kishte fluks të sëmurësh por tanimë gjendja është stabilizuar. Duke mbështetur njëri-tjetrin, ia dolëm mbanë që të kishim një organizim në mënyrën sesi duhej  përballuar kjo situatë”, tregon kryeinfermieri.

Për Versulin, të gjitha pajisjet mjekësore që personeli mjekësor mban veshur tërë kohën janë të sikletshme për shkak se të shkaktojnë edhe vështirësi në frymëmarrje apo dëgjim. Por, motivi i vetëm që ua lehtëson këtë gjë, është shërimi i pacientëve.

“Ne të gjithë jemi të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme për t’u ruajtur nga ky virus. Por, përveç frikës nga mënyra sesi i heqim masat mbrojtëse pasi mbyllim punën, është edhe mënyra sesi i mbajmë ato gjatë kohës që jemi në shërbim të pacientëve. Maskat janë të sikletshme, të kufizojnë shikimin për shkak të syzeve, të kufizojnë dëgjimin, të japin dhimbje koke të vazhdueshme sepse syzet janë të shtrënguara pas kokës, të lodhin, të vrasin nga shtrëngimi si dhe të japin vështirësi në frymëmarrje. Por, këto nuk kanë rëndësi për ne, sapo mësojmë që një tjetër pacient është shëruar. Pavarësisht vështirësive të maskave, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shëruar çdo pacient të sëmurë. Në punë nisem me zemrën që pacientë të tjerë do të shërohen edhe sot. Jemi bërë njësh bashkë me pacientët. Nuk ka intereson frika jonë por shërimi i tyre”, u shpreh ai.

Në fund të intervistës për ATSH-në, Versuli ka një mesazh për të gjithë qytetarët.

“Qytetarët duhet të na japin një dorë. Ne jemi duke shërbyer por ata duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për shëndetin e tyre dhe të të afërmve të tyre”.

/e.rr

Next Post
Debat në karantinë, burri hedh gruan tajlandeze nga ballkoni

Debat në karantinë, burri hedh gruan tajlandeze nga ballkoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

January 13, 2026
“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian

January 13, 2026
E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In