• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e mora unë guximin të kritikoj profesor, doktor, akademik, shkrimtar, ekspert komunikimi dhe filozof Artan Fugën?!

by Ervis Iljazaj
06/09/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Dje, në editorialin e radhës në gazetën MAPO, u përpoqa të hidhja një mendim mbi debatin që po zhvillohet mbi zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

Si një i ri i cili është pedagog dhe që ka studiuar jo pak, por 10 vite, me sakrifica të mëdha familjare dhe personale, pa asnjë mbështetje, duke arritur me mund e me djersë çdo pozicion që kam deri tani, nuk mund të qëndroja indiferent ndaj debatit mbi shkencën.

Në thelb, qëndrimi i editorialit të djeshëm ishte ky: Meritë profesor Fugës për debatin që po zhvillon mbi Akademinë e Shkencës, por modeli që propozon, është tërësisht Sovjetik, njësoj si modeli ekzistues i saj që bazohet te shkencëtarët me rrogë shteti .

Mendimi im për shkencën ishte fare i shkurtër, parimor, aq sa të lejon një editorial gazete të shprehesh për të, ndërkohë që një debat i tillë kërkon më shumë se një artikull gazetë dhe një postim në facebook.

Media e ka për detyrë që mbajë qëndrime edhe në raste të tilla. Debati mbi shkencën dhe rëndësinë e saj nuk është monopol  i një grupi njerëzish. Kolegët e mi në grupet mediatike të tjera bën po të njëjtën gjë.

Për artikullin nuk u pendova fare! Gjëja që nuk i fal vetes,  një ditë më vonë, është fakti se si unë , Ervis Iljazaj , djalë i ri , mora guximin të kritikoja , profesor, doktor, akademik, shkrimtarë, ekspert komunikimi dhe filozofin Artan Fuga. Mirëpo, rinia kështu e ka. Nga rrëmbimi i energjisë rinore bën gabime.

Të kërkojë ndjesë o Profesor!!

Duhet të kisha menduar më parë se të merrja penën dhe të shkruaja që, në këtë shoqërinë tonë vendi i filozofit, politikanit, gazetarit, pedagogut janë me tapi pronësore ose me trashëgimi. Por, si naiv që jam mora guximin të flasë edhe për këtë temë, sepse atje ku kam studiuar, ku ndër të tjera jam dhe doktor shkencash , me konkurs dhe jo me vendim qeverie,  më kanë mësuar që  mendimi është i lirë, mjafton të jesh etik dhe pa cenuar dinjitetin e tjetrit me të cilin po debaton. Sepse unë naivi, e pashë si debat dhe, meqë ju keni ekskluzivitetin për ketë temë, mendova thjesht të them që nuk jam dakord! Nëse ky është mëkat, atëherë, propozo  që të më lidhin në turrën e druve dhe të më vënë flakën.

Në asnjë rresht të editorialit tim, nuk u mora me personin tuaj, por vetëm me çështjen. E si mund ta bëjë unë një gjë të tillë xhanëm ?!

Sepse e dija fare mirë që ju, sapo të harxhonit kohën tuaj të vyer për ti hedhur ndonjë sy shkrimit tim mjeran, do të merreshit me mua personalisht, dhe kështu bëtë menjëherë duke parë me përbuzje një të ri që guxon e ka një mendim ndryshe nga ai i juaji. Andaj, u tregova shumë i kujdesshëm, në fjalët që i drejtoja filozofit të madh, Artan Fuga. Por, kjo nuk më shpëtoi nga ofendimet tuaja publike. Prisja minimumi një inkurajim nga profesori i paarritshëm i komunikimit dhe, jo dajak!

Çfarë nuk më kishit thënë o profesor!

Më kishit përmendur punën, moshën,  pronarin heqjen nga puna e lloj-lloj dekurajimesh.

Sa për dijeni o profesor, unë punën e kam arritur me studimet e mija, dhe nuk janë pak me beso! Çdo pozicion modest që kam deri më tani e kam fituar me konkurs dhe me CV time, pa asnjë ndërhyrje, pa asnjë mbështetje.

Po  Profesor,  mund të më heqin nga kjo punë dhe, nuk është aspak problem për mua, pasi në shoqërinë e lirë dhe të tregut asgjë nuk është e përjetshme . Nuk ka vend të përjetshëm profesor dhe, sa mirë që është kështu!.

Unë i shkreti, një punë bëj, dhe paguhem sipas sistemit të rrogave  që përcakton tregu i punës, i vetmi barometër në këtë drejtim. Është i njëjti vend pune që keni qenë dhe ju profesor, 5 vite me radhë. Kur unë kërkoja punë dhe kisha mundësi të punoja kudo me studimet e mija, me thanë  që, në Universitetin Europian ka dhënë mësim profesori i nderuar Artan Fuga. Një nga arsyet që vendosa të punojë këtu, ishte dhe ky fakt. Sepse një profesor i madh si ju, punon vetëm në universitete cilësore.

Por, unë nuk kam aftësinë tuaj që në të njëjtën kohë , të punojë profesor në shumë universitete , privat, publik , jashtë Shqipërisë dhe brenda Shqipërisë, apo të jem akademik me rrogë nga taksat e shqiptarëve, opinionist, filozof shkrimtarë etj. Nuk janë të gjithë “superman” si ju!

Më doli nga mendja që, sa herë që një i ri kërkon   të ketë mendimin e tij i  bien kokës. Dhe ju o profesor, goxha dajak më kishit dhënë në dritaren tuaj  më të rëndësishme filozofike, facebook-un!! Nuk më zhgënjyet në këtë drejtim dhe mirë ma bëtë. Ku më çon mushka mua që nuk jam dakord me ty ?!!

Më dhatë një leksion të mirë! E fundja kush jam unë, të kritikojë lartmadhërinë tuaj, Sokratin e kohëve moderne shqiptare, Artan Fugën?!

Edhe njëherë të kërkojë ndjesë o profesor!! Nuk do ta marrë guximin herë tjetër të mos jem dakord me ju! Fundja ju keni 40 vite që ndriçoni shoqërinë shqiptare, se pritëm dhe 40 vite të tjera për të folur nuk ndodh  kiameti.

Next Post
Kardashian, nudo në pemë

Kardashian, nudo në pemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet me një javë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, shkak bojkoti i avokatëve

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliaj/ E radhës do të mbahet më 12 dhjetor

December 5, 2025
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

December 5, 2025
Reformë për zonat e mbrojtura dhe pyjet, Rama: Na duhet një agjenci e vetme!

Reformë për zonat e mbrojtura dhe pyjet, Rama: Na duhet një agjenci e vetme!

December 5, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

December 5, 2025
Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

Të përfituara nga veprimtari kriminale, konfiskohen 43 dynym tokë në Ishull-Shëngjin

December 5, 2025
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Alimehmeti: Kemi 13 vite në opozitë! Atyre që na ndjekin akoma u duhet ngritur monument!

December 5, 2025
Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

December 5, 2025
Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

December 5, 2025
Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In