• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e konvertoi Xhelal Mziu nipin në “socialist”, për kronikën e 200 “dezertorëve” nga PS

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se e ka për jetë a vdekje garën elektorale të 11 Shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Ndoshta kjo është arsyeja se pse ka preferuar si asnjëherë më parë të vizitojë Dibrën shpesh gjatë kësaj fushate sëbashku me 29 deputetë të grupit parlamentar.

I gjendur nën presionin e rezultatit të 11 Shtatorit nuk i ka shpëtuar dot edhe makinacioneve. Pasi provoi alibinë e vjedhjes së votave duket se vendosi të ndryshojë trajektore në javën e fundit. Makinacioni i rradhës ishte edhe lajmi i bërë publik për median se 200 anëtarë të Partisë Socialiste janë larguar në drejtim të Partisë Demokratike. Lajm që u përgënjeshtrua nga Shtabi Elektoral i kandidatit të së majtës Muharem Rama të cilët thanë se personat e pranishëm në takimin me Bashën ishin të importuar nga jashtë Dibrës e nuk ishin anëtarë të Partisë Socialiste.

Demokratët ishin treguar të kujdesshëm për të mos fotografuar në detaje asnjë letër të grisur. Nga verifikimi i personazheve që ishin pjesë e takimit të Bashës ku u pretendua se ndodhi bashkimi i 200 socialistëve me demokratët dalin të dhëna shumë interesante.

Shumica e atyre që shfaqen në fotografi janë zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike dhe strukturave të tyre. Nuk mungojnë personazhe të ardhura nga jashtë Dibrës për këtë shfaqje që duket se tenton të ndikojë në opinionin publik dibran por në fakt i fyen ata dhe kontribuon për të kundërtën, për rritjen e mbështetjes së kandidatit të majtë Muharem Rama. Fakt që ka shkaktuar ilaritet mes dibranëve të cilët pjesën më të madhe të personazheve në fotografi as nuk i njihnin.

Kronika e servirur nga shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike Sherefedin Shehu tregonte deklaratat e tre individëve: Tahir Mziu, Ramazan Kaziu dhe Bashkim Murati. Ndonëse ata u shprehën të zhgënjyer nga Partia Socialiste në Dibër dhe demonstruan gjoja grisjen e teserave, në realitet nuk rezultojnë të kenë qenë asnjëri anëtar e rrjedhimisht as nuk kanë patur një teserë partie.

Tahir Mziu është kushëri i kryebashkiakut të famshëm demokrat Xhelal Mziu i cili është përfshirë ethshëm në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Shtatorit në Bashkinë Dibër. Përveç kërcënimeve e shantazhit ndaj qytetarëve në Zall Dardhë, Reç e Lurë, duket se Mziu ka angazhuar kushërinjtë për të kënaqur kryetarin Lulzim Basha. Nuk mjafton kaq. Ai nuk rezulton as të jetë votues në Dibër pasi është votues në qendrën e votimit nr.2027 në Tiranë që përkon me njësinë bashkiake nr.11, Laprakë.

Bashkim Murati rezulton të mos ketë lidhje gjithashtu me Partinë Socialiste pasi nuk është anëtar. Ndërkaq, nga verifikimet rezulton se Bashkim Murati është votues në qendrën nr.1928/1 në Tiranë që përkon me njësinë bashkiake Nr.8. Rrjedhimisht as nuk ka lidhje me votimet për zgjedhjet në Bashkinë Dibër. Më shumë se kaq, ai rezulton të ketë qenë për disa vite rresht doganier në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.

Personazhi i tretë i përdorur nga Partia Demokratike në aktivitetin e sotëm është Ramazan Kaziu. Gjithashtu as ky nuk rezulton të jetë anëtar i Partisë Socialiste dhe as votues në Bashkinë Dibër.

ma.me

Next Post
Putin i dhuroi Xi Jinping një kuti me akullore ruse

Putin i dhuroi Xi Jinping një kuti me akullore ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In