• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e kalova Vitin e Ri në Vjenë, pa fishekzjarre por shumë festime

by Java News
01/01/2020 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fjorda Llukmani

Për herë të parë vendosa që Vitin e Ri ta festoj jashtë Shqipërisë. Qëndrova në Vjenë sepse isha kurjoze të shikoja cfarë ndodhte këtu. Shumicën e rasteve në Tiranë nuk kam dalë për jetë nate përvecse një darke me familjen. Vendosa të dilja në shesh për ta pritur orën 12 në mes të qytetit.

Miqtë që jetojnë në Vjenë prej vitesh me paralajmëronin të kem kujdes sepse ka shumë njerëz rrugës e mund të ketë aksidente midis qytetarësh. Unë s’kam probleme me turmat, madje më pëlqen të jem pjesë e tyre sepse më japin gëzim e energji. Secili ishte i lirë të hidhte fishekzjarre, vetëm se në ambiente të hapura e të paracaktuara nga Bashkia. Kapsollat i dëgjoja që në orën 9 kur po hanim darkë. “Qenka edhe këtu si në Tiranë”- mendoja me vete. Metrotë dhe tramet do të qëndronin hapur 24 orë që secili prej nesh të lëvizte kollaj. Kur dola nga shtëpia rreth orës 11:15 shikoja plot persona që niseshin si ne, për në sheshe të ndryshme që të prisnin 12. Madje në një prej metrove ishte aq plot, sa nuk e kam parë ashtu as në mëngjes kur nisen për punë.

Shikoje lloj-lloj moshash të ndryshme. Gjyshër, çifte të reja me fëmijë, disa prej tyre kalamajtë i kishin vënë në gjumë në karrocë, plot turistë gjithashtu etj. Në dorë mbanin një shishe shampanjë për të bërë gëzuar në orët e para të vitit 2020. Skena kryesore ishte vendosur para Bashkisë në Rathaus. Nuk mundëm të depërtonim deri përballë ndërtesës sepse qe e pamundur për shkak të fluksit. Ndaluam diku që kishim përballë dy ekrane e po prisnim me kërshëri fishekzjarret. Të panjohur kur na shikonin me shishe në dorë na uronin “Gëzuar Vitin e Ri” në gjermanisht dhe trokisnin gotat. Sa më pëlqejnë që janë kaq pa komplekse!

Numëruam sekondat mbrapsht të gjithë njëzëri në anglisht. Në sekondin e fundit prisja të plasnin fishekzjarret por hic asgjë. U vendos nëpër ekrane një cift që vallëzonin muzikë klasike. Më kishin thënë që kshu e presin në Austri, kërcejnë vals pas 12. Hajde klas hajde! Por prap asnjë fishekzjarre nuk dukej në sfond. Vetëm kur shohim nëpër ekrane një njoftim që thoshte: “Për shkak të erës spektakli i fishekzjarreve nuk do të zhvillohet!” Ngela e shtangur! Le që nuk kishte ndonjë erë të fortë kushedi se çfarë një herë. Për austriakët siguria e qytetarëve është e para, e nuk duan të rrezikojnë në asnjë moment pasi ishim mijëra veta ngjitur me njëri tjetrin. U zhgënjeva shumë sepse shqiptari se koncepton dot rrezikun, biles mundësisht ku ti jepet mundësia ti dalë para. Qetësisht turmat vazhduan festimet pa ankesa. Edhe një herë që dola të shikoja spektakël fishekzjarresh jashtë shtetit, nuk u bë d.m.th.

Megjithatë festa vazhdonte. Ishin 12 skena me muzika të ndryshme që t’ua bënin qëjfin të gjithëve. Shikoje fytyra të gëzuara duke pirë e kërcyer. Sigurisht edhe të tjerë aq tapë sa nuk I mbanin këmbët apo ishin ulur përtokë. Plehrat ishin plotë me shishe shampanje e pije të tjera alkoolike. Më bënte përshtypje se si i vendosnin vec e vec që të jenë më kollaj për tu mbledhur e për tu ricikluar. Për shembull shishet e qelqit vec, kanacet vec e kështu me rradhë. Në njërën prej skenave luhej muzikë elektronike e plot të rinj po kërcenin duke u hedhur përpjetë. Shoh nga larg një makinë policie që po drejtohej në turmë, thjeshtë për të kaluar nga krahu tjetër I rrugës. Vetëm t’I shikoje njerëzit se si i hapnin rrugën policisë. Në kohë rekord po ju them. Më pas kur kaloi ambulanca ulën dhe volumin muzikës, këtë se kuptova pse.

Ndërkohë që gjithë qyteti gëlonte nga muzika e festimet, vrisja mendjen si do pastrohej gjithë ai pisllëk në tokë. Vjenezët s’mund të presin që të mbarojë festa për të pastruar. Fiks si mami im që I lan enët pa mbaruar akoma darka, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes është në tavolinë duke ngrënë. Cdo 20 minuta kalonin makinat e pastrimit. Si fillim fshesa e korentit pastaj lecka. Tamam sic bëjmë punët e shpisë. Me pak fjalë këtej kërcehej e këtej vazhdonte puna në qytet normalisht. Një organizim I paparë e cdo gjë e mirëmenduar dhe perfekte. Pamë një vajzë që pothuajse kishte humbur ndjenjat në rrugë nga alkooli i tepërt. Miqtë e saj na thonin se “kështu bën gjithmonë prandaj nuk e marrim ambulancën”. Duke pritur rradhën për në tualet u mobilizuan disa austriakë e thanë “mbase këta janë të vegjël e s’ja kanë idenë e pasojave të alkoolit, kështu që po e marrim ne ambulancën në telefon”. Nuk qëndrojnë asnjëherë indiferentë kur dikush ka nevojë për ndihmë, sado që thonë kot janë popull I ftohtë. Jo ore jo, thjeshtë shohin punën e tyre e nuk merren me fjalë e vogëlsira si ne.

Në kokat e njerëzve kishte kurora me drita dhe kapuca në formë derrkuci. Sic duket derri përfaqëson fat dhe begati, pasi edhe në universitet na bënë dhuratë një të vogël për ta mbajtur në kuletë. Kalova dhe në Stephansplatz por aty muzika ishte mbyllur dhe po pastrohej me ritme marramendëse. Në orën 3 Vjena ju kthye normalitetit, e nuk dukej fare cfarë kishte ndodhur disa orë më parë. E pastër xixë ashtu sic shkëlqen gjithmonë. Lart e poshtë akoma dëgjoheshin zhurma ambulancash e makina policie. Ama ky qytet di si ti përballojë të gjitha moshat e llojet e festuesve. Vjena ma ka marrë zemrën për rregullsinë e perfeksionin, aq sa nuk u ankova më se nuk pashë speklaklin e famshëm të fishekzjarreve.

p.s. Ju uroj ta gëzoni cdo ditë të jetës njësoj, e mos të kërkoni sebepe për të festuar. Shpresoj këtë dekatë ti vëmë gishtin kokës e të përqëndrohemi më shumë tek marrëdhëniet me njerëzit se sa me teknologjinë. Me mend në kokë!/ Dritare.net/

Next Post
Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh. Rama dhe Veliaj vizitojnë dy familje të prekura nga tërmeti

Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh. Rama dhe Veliaj vizitojnë dy familje të prekura nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In