• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e humbi PD shansin e “artë” për t’u bërë protagoniste pas 25 prillit

by Ylli Pata
29/05/2021 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një udhëheqës nuk bëhet i tillë, vetëm kur drejton qeverisjen e një vendi; një politikan ka të gjitha mundësitë të tregojë cilësitë e tij, mbi të gjitha kur nuk është në krye të pushtetit.

PD-ja dhe Lulzim Basha, pas 25 prillit, ku nuk arriti të marrë mazhorancën për të qeverisur, kishte shansin që të ndërmerrte dhe drejtonte një proces të rëndësishëm reformimi e emancipimi, ku sipas të gjitha gjasave, mund të bëhej protagoniste dhe lokomotivë e ndryshimit në shoqërinë shqiptare.

Që natyrisht do të ishte një mundësi për të treguar se gjërat mund të ndryshojnë dhe i ofrohej njerëzve si alternativa e së nesërmes.

Partitë politike, përgjithësisht ndryshojnë dhe kryejnë transformimet e mëdha, kur janë në situata të vështira, përgjithësisht pas disfatave të thella.

Nuk është e mundur që ky transformim të ndodhë kur je në pushtet, pasi në radhë të parë energjitë janë të fokusuar drejt zbatimit të premtimeve të dhëna në fushatë, por edhe nga ana tjetër, në këtë periudhë mblidhen të gjithë ata njerëz e grupe që i tërheqin interesat meskine dhe përfitimet personale.

Në opozitë, sidomos pas një disfate, në një forcë politike kanë mbetur ata njerëz që janë shtylla kurrizore e saj, që nuk e kanë braktisur në ditë të vështirë dhe krijohet premisa e një hapi të madh cilësor.

Një hap që për një parti demokratike përkthehet në proces politik, që nis me zgjedhjen e kreut të forcës politike, zgjedhjes së udhëheqjes së re, si dhe hartimit të platformës së re politike për betejat e radhës.

Pasi nuk është vetëm qeverisja, interesi apo fokusi i një partie, por edhe zgjedhjet vendore, që janë te porta dhe kanë një shans për të prodhuar sinergji e galvanizojnë grupe të rëndësishme dhe më të gjera njerëzish në proces.

Një shans që i jepet një force politike për të nxjerrë në pah, vlera, ide, por natyrisht CV dhe profile politikanësh që do të thirren për të kandiduar.

PD-ja është qepur aq shumë pas pushtetit, sa i është bërë obsesion. Sapo e ka lënë pushtetin në 2013, në betejën opozitare ajo flet vetëm për tendera, para, poste zyrtarësh, e natyrisht të heqë Ramën e të vijë vetë në pushtet.

Ka pasur mundësi në këto 8 vjet që PD të prodhonte një energji të madhe politike, ku të përfshinte sa më shumë njerëz, duke prodhuar kështu në terren e betejë, dhe jo në laborator, profile ministrash e kryetarë bashkish, që mund t’ju ishin ofruar publikut si një alternativë ndaj të gjithë atyre që mazhoranca nxjerr, por edhe si një mundësi për ta bërë debatin publik në vend më racional e konstruktiv.

PD pas 25 prillit, siç ka ndodhur edhe në 2017 e natyrisht edhe më herët, “qan” për rezultatin, i është futur një procesi jo real për të përsëritur zgjedhjet në disa qarqe, ndërkohë që kishte shansin që të linte në hije arritjen historike të Edi Ramës që fitoi mandatin e tretë qeverisës si askush më parë në këto 30 vjet.

Po si mund të ndodhte kjo? Natyrisht me një garë e proces zgjedhjesh të brendshme në PD, do të krijohej kështu një model zhvillimi demokratik, ku debati do të fokusohej në përmbajtje, e ku do ishte zhvilluar një përplasje idesh dhe profilesh politike. Duke lindur kështu modele liderash që PD-së do t’i shërbenin për të krijuar një ekip të suksesshëm.

Por çfarë ndodh sot: po bëhet një proces që thjesht bëhet për të justifikuar që Basha të qëndrojë sërish në krye të PD-së, kur këtë ai mund ta sigurojë fare thjesht duke udhëhequr një proces demokratik zgjedhjeje dhe ballafaqimi me publikun.

Që Basha synon të rrijë në krye të PD-së, kjo nuk është vetëm çështje e anëtarëve të partisë, që mund ta duan atë.

Por është një problem i publikut, i cili shikon tel lideri i opozitës një alternativë të mundshme për të drejtuar vendin dhe për të udhëhequr proceset politike që i dalin vendit rrugës.

PD-ja kishte një shans të “artë” për të prodhuar këto kohë një model krejt progresiv reformimi dhe debati, ç’ka mund ta vendoste jo vetëm politikën, por edhe shoqërinë në një ngacmim reformimi, e që PD-së do t’i jepte mundësinë për të prezantuar sa më shumë vlera dhe profile politikë.

Mëshimi që opozita i bën debatit publik vetëm tek pushteti, postet, paratë dhe këtë debat e bën me njërëz që natë e ditë e kanë mendjen vetëm tek postet dhe paratë bllokon dhe pengon jo vetëm PD-në, por edhe shoqërinë të reformohet.

Duke i dhënë mundësi që çdo sinjal ndryshimi apo reformimi, të fillojë nga Rama e mazhoranca.

Modeli “Gjekmarkaj”, është një shembull që tregon se si mund të arrish të bëhesh deputet dhe madje edhe ministër nesër.

Pra vetëm duke sharë e sulmuar në televizion kundërshtarin, çka tut çdo njeri normal që vjen nga shoqëria me dëshirën që të merret me politikë e të shpalosë idetë e modelin e vet.

Mbajtja rreth vetes e njerëzve që duan thjesht të bëhen drejtora policie, drejtora shiku, osheje e kushedi se çfarë, është t’i bësh gropën vetes, por edhe një shoqërie.

Pasi vendi ka nevojë sa më shpejt për një opozitë që i jep dinamizëm vendit dhe shkund politikën e shoqërinë.

Por edhe njerëz sa më dinamikë e simpatikë që të çrënjosin një gjuhë e ambjent të helmuar, për të sjellë një sinergji pozitive që do të mbjellë në terren vlera dhe debat pozitiv.

Nëse ndodh kjo, ardhja e PD-së në pushtet është e garantuar: natyrisht duke nisur nga pushteti vendor në atë qendror…

TemA

Next Post
EMA mbështet vaksinimin e adoleshentëve me vaksinën Pfizer/BioNTech

EMA mbështet vaksinimin e adoleshentëve me vaksinën Pfizer/BioNTech

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

October 28, 2026
Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

October 28, 2026
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Kroacia i riu shqiptar

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

October 28, 2026
Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

October 28, 2026
Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

October 28, 2026
Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

October 28, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

U transferua befasisht nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Veliaj i bën kërkesë zyrtare institucioneve: Dua urdhrin dhe arsyen e këtij vendimi!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In