• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Si e gjeta djalin 6-vjeçar pranë babait të mbytur nga gjaku”, kushëriri rrëfen momentet prekëse

by A R
27/04/2018 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i vetëm i çiftit Buci, që ranë pre e grabitësve të armatosur, të cilën vranë kryefamiljarin Agim Buci, ka parë të gjithë skenën e krimit. Të afërmit e viktimës tregojnë se i mituri është i traumatizuar dhe herë pas here kërkon të atin.

Kushëriri i Agim Bucit, Skënder Lala, tregoi dje momentin kur ka gjetur të shtrirë dhe pa ndjenja 53- vjeçarin, të cilit është përpjekur t’i vijë në ndihmë.

“Dëgjuam dy të shtëna. I gjeta Agimin dhe Meritën të shtrirë në tokë. Agimi në gjendje të rëndë. Ishte pa ndenja, ndërsa Merita më mirë. E gjeta djalin 6 vjeç me sy të hapur dhe nuk lëvizte fare. Djali ishte shumë i tronditur dhe vazhdon të jetë në gjendje shoku”, shprehet kushëriri i viktimës.

Më tej ai tregon se e kanë nisur Agimin me një makinë drejt spitalit, por ka qenë e pamundur që të mbijetonte. “E nisëm Agimin për në spital, por ishte shumë vonë. Merita iku me një makinë tjetër. Të shtënat u dëgjuam sapo filloi ndeshja. Menduam se ishin fishekzjarrë. Brenda dyqanit kishte shumë gjak. Policia në fakt mbërriti shumë shpejt, por autorët ishin larguar. Ne nuk arritëm t’i shihnim”, shprehet Lala.

Banorët e zonës ku ndodhi grabitja me pasojë vdekjen e 53-vjeçarit Agim Buci, treguan të mërkurën se i kishin transportuar të plagosurit me një makinë autoshkolle, pasi ambulanca ishte vonuar më shumë se 30 minuta.

Disa dëshmitarë që banojnë pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kamzë, treguan momentet e para pasi kishin dëgjuar të shtënat dhe si u kishin ardhur në ndihmë çiftit, që deri në atë moment ishin të plagosur. Ndërsa disa të rinj që ndodheshin në rrugë në atë moment, kanë parë grabitësit kur po dilnin nga dyqani dhe u janë vënë pas për t’i ndaluar. Por ata kanë qëlluar me armë në ajër. Më pas u kanë drejtuar armët dhe i kanë kërcënuar: “Ikni se ju vramë edhe ju…”./Panorama/a.m.

 

Next Post
Shkodër, 69-vjeçari vret gruan, e masakroi me çekiç në kokë

I moshuari vrau gruan me çekiç, fqinjët: U thërrisnim "çifti i lumtur"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In