• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e dogji Berisha rastin e fundit!

by Dritan Hila
26/08/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Zgjedhjet në Kukës nuk kanë pikë rëndësie edhe nëse do t’i fitonte kandidati i Berishës pasi tashmë Berisha, politikisht, është vetëm objekt i studimit historik.

Kukësi është një bashki periferike e cila nuk shërben si test për asgjë. I fundit kuksian politik që i thoshte diçka publikut shqiptar ishte Ibsen Elezi i cili me revoltën e tij kundër traut të oligarkëve në Rrugën e Kombit, u tradhëtua nga të gjitha palët. Tani është punë llogarish dhe në llogari Rama i kreh të gjithë çfarë janë në opozitë.

Nëse shërben për diçka Kukësi, ka të bëjë me zhgënjimin e përsëritur të opozitës se Berisha po i shet asetet e fundit të kapitalit të tij politik, për punët e familjes.
Nuk mund të mohohet se para pothuaj dy vjetësh kur lëvizja e tij si reaksion i përjashtimit që i bëri Basha nga rradhët e PD, ngjalli shpresa në rradhët e demokratëve. Kjo shpresë nuk kishte lidhje me idenë që Berisha do të bëhej sërish kryeministër, pasi ai 30-40% që sot nuk e voton, nuk ishin aq dritëshkurtër sa të mendonin që me SHBA kundër, mund të bëhesh kryeministër në një vend të NATO-s. Por shumica e tyre mendonin se Berisha do bënte një akt kalorsiak: Do hapte partinë dhe do të lejonte konkurencën e lirë duke mbetur ai patriarku i demokratëve. Kjo ishte rruga që ai të rrinte në librin e zi të SHBA por të paktën në mendjen e demokratëve (jo të shqiptarëve) do t’i faleshin të gjitha të zezat dhe ai do mbahej mend për aktin e fundit. Është naive ta mendosh këtë me gjak të ftohtë, por politika është edhe çështje pasionesh dhe ata që merren me të e kanë këtë dobësi.

Në fakt ndodhi ajo që shumë mendje të ftohta e parashikonin. Berisha luftoi për veten e tij dhe atë kapital politik që i kishte mbetur ka vendosur ta shpenzojë për familjen. E kotë t’i thuash që nëse do ta shpenzonte për PD do t’i linte familjes dhe shqiptarëve një trashëgimi më të madhe se një kullë. E kotë pasi ai nuk e nxjerr dot tribunë nga vetja.

Ndaj nëse zgjedhjet e Kukësit kanë një vlerë, ajo është vetëm konfirmimi i faktit se Berisha është i mirë si pronar kompanie ndërtimi, por jo si politikan, pasi në variantin e parë shkëlqeu edhe në moshën 80-vjeçare, kurse si politikan nuk i la vendit asnjë trashëgimi për t’u mbajtur mend për mirë, edhe kur kishte mundësinë të bënte një akt që nuk i kushtonte asgjë. Ai zgjodhi të mbahej mend si autor i ‘97-ës, i 21 janarit 2011, si njeriu i krijimit të kulturës politike të shkatërrimit, ku në fund shkatërroi edhe partinë e tij.

Next Post
Elezi hodhi akuza të forta për zgjedhjet në PD, komisioni i përgjigjet: Ruaj komunikimin etik e politik!

Ish kreu i PD: Në Kukës, oligarkët vendosin garuesit. Basha e Berisha po lënë jashtë politike pjesën më të mirë të demokratëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In