• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

by Frrok Çupi
26/02/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

‘Keli’ i thërret vetëm bashkëjetuesja, e cila është edhe anëtare e Gjykatës Kushtetuese; andej vjen lajmi i sigurt.

Këta të llojit ‘drejtësi’ marrin e japin me njëri tjetrin nëpër kulisa dhe mësojnë plot gjëra të tmerrshme. Aq më tepër që në rastin e Enkelejd Alibeaj, femra e tij ka plot të drejtë t’i bëjë lajka me një dhuratë si ‘Edi Rama në burg’. Keli është kryetar i një prej pjesëve të PD dhe e do adrenalinën e krevatit, adrenalinën se ‘nesër arrestohet ai që më ka zënë diellin!”.

Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK”.

SPAK është kthyer në Panair, aty ku ekspozohen dhe tregtohen që nga marrëzitë, dëshirat, vogëlsirat me fustane grash, fate njerëzish e deri interesa kombëtare. 3 orë para arrestimit të Erion Veliaj, arrestimin e dinte vetë Ed Paloka, siç u deklarua. Gjithçka e kanë nën këmbë disa njerëz të panjohur, të pa votuar, të pa certifikuar.

Jo vetëm të ‘pazgjedhur’, por ‘të zgjedhurit’ e vetëm që kanë të drejtë të dhunojnë këdo, të të mbyllin në burg- ke apo nuk ke të drejtë, të të zhveshin nga dinjiteti, të të zhveshin nga prona, nga miqësia, nga prindërimi.

Këta janë fiksuar në këtë jetë si njerëzit që nuk gjykohen kurrë, veç hetojnë e gjykojnë.

Në panairin e SPAK, dalëngadalë, është krijuar obsesioni i një grushti kundër të gjithëve. Praktikisht ndodhemi para një plani të rrezikshëm të SPAK që po tenton të marrë në dorë zgjedhjet e 11 Majit. Sipas SPAK, ushtria e tij do të rrethojë çdo qendër votimi, me pranga në duar, me ‘stilolapsë me helm’ alias Berishë, me pranga, me një shikim si në pllakatin e famshëm të Sigurimit të Shtetit me syrin e njeriut në syrin e shqiponjës. Frikësohen njerëzit, frikësohen si atëherë…, dhe këtë herë e japin votën për SPAK. Në mos e japin votën, SPAK ka në plan të numërojë votat dhe të shpallë rezultatin.

Po shkojmë drejt një gjendjeje të planifikuar tmerrshëm.

Fillimisht SPAK ka lëshuar lajmin se ‘sot arrestohet kryeministri’. Pas arrestimit të kryeministrit, nis kaosi; njerëz vrasin njerëz si në vitin 1997; auatobildat dalin rrugës vetëm pas disa ditësh, kopshtet dhe çerdhet boshatisen, spitalet kush mund të rrojë… Pastaj numërojnë votat.

Skenarët janë të tmerrshëm. Nuk po them se do të realizohen, ndoshta për fat.

Por këtej e ka mësuar Keli se do të arrestohet Edi Rama. Të parët e marrin vesh këta të Drejtësisë, së pari gruaja në krevat. Burra të tjerë kanë krevate të tjerë. Në fund të fundit krevati dhe luga e kanë marrë në dorë Drejtësinë. SPAK është i ndarë në tre apo katër krevate: Njëri Berisha, tjetri Meta, tjetri nga ‘Vis Martini’ dhe ndoshta i katërti nga plani për shitjen e detit.

Me sa duket në SPAK zhvillohet Lufta e Ftohtë. Ata që janë për rrënimin e vendit dhe largimin nga Europa, këta provokojnë me ‘grushte’ dhe kërkojnë katastrofën e vitit 1997. Ata që janë me Ilir Metën nuk janë me Saliun, sepse ky ka  bashkëpunuar fshehurazi me SPAK dhe po ia hedh. Të vrarët e tyre në varre, këta pa gjemb në këmbë. Të tjerët që vijnë nga ‘klasat e përmbysura’ bëjnë luftë demokratike për rrëzimin me dhunë të shtetit…, mes të cilëve edhe Keli.

Por Keli nuk ka faj; Keli u mburr para burrave se sa shumë gjëra di e shoqja në Kushtetuese. Dreqi ta marrë këtë punë.

Next Post
Dumani: Një pjesë e konsiderueshme e parave të konfiskuara, nga zyrtarë të lartë

Dumani: Një pjesë e konsiderueshme e parave të konfiskuara, nga zyrtarë të lartë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Fryu era që përjashta
    Tundi breçkat e mëndafshta
    Kjo është opozitë spakiste, është opozitë pa dorë – e ku në vënd të dorës kanë një vërrë (vrimë apo vrymë), ndaj ke frikë tu japës dorën kur takohesh me ta, mbasi duhet të prekësh një vërrë (vrimë, vrymë) me gjithë lagështinë e membrana njerëzore që rrethojnë këtë vërrë (vrimë, vrymë).
    Opozitë vërrë (vrimë, brymë).
    Vetëm ky është përkufizimi për të.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In