• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si dy plaka që mallkojnë: “S’keni për t’i gëzuar”

by Mero Baze
18/02/2020 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përpjekja e Ilir Metës për të krijuar idenë se ka një plan të ri për “përmbysje të pushtetit me dekrete”, dhe udhëtimi i Lulzim Bashës në Presidencë për t’u njohur me arsyet përse duhet bërë kjo përmbysje, nuk kanë lidhje me ndonjë revolucion. Nuk kanë lidhje as me shqetësimin vërtet serioz që Ilir Meta ka se mos Gjykata Kushtetuese formohet me anëtarë që nuk janë nën kontrollin e tij, dhe kështu do ta shkarkojnë si President. Ai pak a shumë është i qartë që do të shkarkohet.

Takimi i sotëm i tij me Lulzim Bashën dhe deklaratat e përbashkëta për një revolucion të ri, janë një mënyrë tipike e Ilir Metës për t’iu përgjigjur shqetësimit që ai ka nga suksesi ndërkombëtar i Edi Ramës, në fushatën për mbledhjen e fondeve.

Dy njerëz si ata, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, që gjithë jeta politike u vërtitet rreth parave, kanë arsye madhore të jenë të shqetësuar, se pikërisht tragjedia më e madhe që pllakosi vendin, po kthehet në favor të qeverisë, duke siguruar më shumë mjete financiare se sa nevojiten, për rindërtimin e vendit.

Si dy njerëz që dështuan të dëshpërojnë Perëndimin dhe ta mbajnë larg Shqipërisë, si opozitarë që nuk ja dolën dot t’i mbushin mendjen botës, se Edi Ramës nuk i duhet besuar asnjë qindarkë, dhe aq më keq, si politikanë që nuk kanë akses tek fondet që do të përdoren për rindërtim, ata sot kanë bërë një përpjekje të dëshpëruar, si ato plakat që mallkojnë nga sofatet e shtëpive e thonë “S’keni për t’i gëzuar”.

Për kaq vlen gjithë takimi i sotëm. Dy politikanë të dëshpëruar, që mendojnë se po të kishin marrë ata aq shumë para, do t’i përdornin për pushtet, sot janë bërë bashkë të bëjnë një plan, se si ta bëjnë të pamundur që paratë që bota dha për Shqipërinë, të mos përdoren pa e djegur dhe këta  një herë Shqipërinë.

Ky natyrisht është një pretendim që nuk guxojnë ta thonë më publikisht, pasi pranverën e kaluar e thanë dhe tentuan ta bëjnë, por dështuan.

Tani shpresojnë thjesht ta ulin euforinë e shumicës në vend për donacionet e dhëna për tërmetin, duke krijuar idenë se kanë dhe ata një plan kundër këtyre donacioneve.

Dhe ky plan, sipas tyre, kalon nga shpërndarja e Parlamentit, nga dekretet që do të nxjerrë Presidenti dhe pastaj nga mbështetja që opozita e Lulzim Bashës do t’i japë kësaj skeme.

Është për të qeshur dhe për të qarë, se si dy njerëz, që kanë në dorë fatet e opozitës në Shqipëri, mblidhen e qajnë kokë më kokë, një ditë pasi thuajse gjithë shqiptarët ndjehen mirënjohës ndaj donatorëve dhe kryeministrit, që ka mundur t’i bindë për të ndihmuar Shqipërinë.

Më lehtë do ta kishin të bënin dhe ata si të gëzuar, që të mos i ndanin shqiptarët, pro atij që ka gjetur 1.15 miliardë euro për ta, dhe atyre që janë bërë helm pse i ka gjetur këto para.

Por fatkeqësisht ata po e kthejnë në betejë, dhe po duan t’i ndajnë vërtetë shqiptarët, pro dhe kundër shifrës 1.15 milardë euro, duke ja bërë  jo vetëm dhuratë financiare, por dhe politike Edi Ramës, këtë histori.

Next Post
Amerikanët, asistencë OSHEE-së për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet

Ashpërsohen dënimet: Kush vjedh energjinë paguan 6 muaj konsum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In