• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si duket Serbia…

by Emin Azemi
31/07/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, të cilën Rama po e shlyen me gomën e “Balkan Open” në emër të një ardhmërie fiktive. Në Serbi ka plot mësues pa punë dhe mos u habitni nëse një ditë të bukur me diell Tirana gdhin me ‘dobro jutro’, si ndihmë e pakursyer e Vuçiqit për kursistët e rinj të rusishtes dhe kinezçes.

 

Nga Emin AZEMI

Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama përmes “Balkan Open” synon ta lidhë pahkëputshëm territorilalisht Shqipërinë me Serbinë. Kjo ndoshta është e mundur përmes një tuneli nëntokësor nga Morini në Merdare.

Kur thua “Balkan Open”, gjithçka është e mundur. Pse të mos bëhet edhe ky tunel?!
Kur thua “Balkan Open”, në fakt ke përdorur një bay pas për të anashkaluar Kosovën!

Serbia e Edi Ramës për çdo ditë të Zotit zbaton në praktikë politikat shpopulluese kundrejt shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, duke ua pasivizuar adresat dhe duke ua pamundësuar kthimin në vendlindjet e tyre.
Shqiptartë në këtë pjesë të Serbisë për çdo ditë po pakësohen, kurse Edi Rama me projektin e tij “Balkan Open” synon të shumëzojë praninë serbe në brigjet shqiptare të Adriatikut!

Sa më pak shqiptarë në Serbi, aq më shumë serbë në Shqipëri. Ky është përafërsisht lajtmotivi i “Balkan Open”!

Përmes “Balkan Open”, Edi Rama synon të kalojë pahetueshëm mbi këtë problem të politikës serbe që dhunshëm pretendon të krijojë një realitet të ri etnik në terren, pikërisht ngjashëm siç ndodhi pas Kongresit të Berlinit (1878) kur Serbia zbrazi dhunshëm, në pikë të dimrit, afro 1000 fshatra shqiptare të Sanxhakut të Nishit.

Serbia e Edi Ramës ka kundërshtuar politikat evropiane dhe amerikane mbi pavarësinë e Kosovës dhe ka vazhduar me këmbëngulje të punojë kundër interesave shtetërore, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Por, ky fakt nuk paraqet problem që të përqafohet nga Edi Rama “Balkan Open”, si një opsion për të çua përpara, siç thotë ai, katër liritë universale: Lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mirave, kapitalit dhe shërbimeve.

Megjithatë, nuk e kemi të qartë se me çfarë pasaporte do të lëvizin qytetarët e Kosovës drejt Serbisë?
Me cilat targa automobilat e Kosovës do të mund të kalojnë nëpër Serbi?

Mallërat e Kosovës a do të doganohen në Serbi me dokumenta ku figuron shteti i Kosovës, apo do të marrin ndonjë dokument special nga ofiqina e “Balkan Open”?

Serbia e Edi Ramës vazhdon të punoj fort në bosnjizimin e Kosovës, duke shty përpara Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, si një projekt që do të shërbejë si pyka e Çubrilloviqit për defunskionalizimin e shtetit të Kosovës.

Serbia e Edi Ramës ka kopjuar ligjet e Millosheviqit për përvetësimin e pronave të manastireve serbe në Kosovë. Këto zona kanë status ekstraterritorial dhe quhen “trashëgimi kulturore serbe” mbi të cilat nuk guxojnë të fluturojnë as zogjtë e Kosovës.

Serbia e Edi Ramës e para e paska ndihmu Shqipërinë e goditur nga tërmti para dy viteve, ndonëse  e vërteta është krejt ndryshe. Kosova (FSK dhe Policia e Kosovës) ishin madje edhe para disa njësiteve shqiptare që arritën në zonat e Durrësit e Thumanës për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënojat e tërmetit.

Ndoshta, kur bëhesh pjesë e “Balkan Open”, jeton në një botë iluzioniste dhe harron se kush të ka ardhë i pari në ndihmë në një mëngjes të trishtuar nëntori.

Serbia e Edi Ramës me elegancë po iu shmanget ideve euroatlantike dhe po promovon projekte rajonale (“Balkan Open”) që janë zgjatime të iniciativave evro-aziatike, ku Rusia dhe Kina përbëjnë boshtin kryesor gjeostrategjik. Këto iniciativa kanë lindur si reagim ndaj politikave euro-atlantike të sigurisë kolektive dhe të demokracive liberale, kurse tani me “Balkan Open” skepticizmi euro-atlantik merr një dimension më të strukturuar dhe më të etabluar në mendësinë e politikanëve, të cilët gjatë ditës mendjen e kanë në Bruksel e Washington, kurse natën punojnë në gjetjen e alternativave për t’i zëvendësuar ato. Shpejt mund të ndodhë që të zëvendësohet edhe leku me rublën ruse, kurse anglishtja e italishtja të zëvendësohen me ruisishten dhe kinezçen! Në Serbi ka plot mësues pa punë dhe mos u habitni nëse një ditë të bukur me diell Tirana gdhin me ‘dobro jutro’, si ndihmë e pakursyer e Vuçiqit për kursistët e rinj të rusishtes dhe kinezçes.

Në Serbinë e Edi Ramës ka qeveritarë që punojnë në krijimin e një “bote serbe” në Ballkan. A mund të jetë “Open Balkan” paradhoma ku mbahen çelësat për të hy në “botën serbe”?!

Serbia në sytë e Edi Ramës duket si një vend idilik që duhet të ndiqet si shembull për demokraci, tolerancë, fqinjësi të mirë etj.

Serbia në sytë e Edi Ramës paraqitet si një vend që nuk ka bërë gjenocid mbi popujt e Ballkanit, prandaj kjo është edhe arsyeja se pse ajo nuk kërkon falje për një gjë të tillë.

 

Serbia në sytë e Edi Ramës na del si një vend tepër paqësor që nuk ka groposur me mijëra trupa shqiptarësh të maskruar, prandaj kjo është edhe arsyseja se pse ajo nuk i identifikon vendodhjet e këtyre varrezave masive!

Serbia në sytë e Edi Ramës është një iluzion që prodhon realitete të dyfishta. Njërin realitet Rama e percepton si gjakim për t’u dukur jo ajo që sheh, por ajo që ëndërron.
Duke u përgjumur në shtratin idilik të “Balkan Open”, Rama ëndërron një Serbi paqësore e miqësore, një fqi të butë e të mirë, me të kaluar të shkëlqyer që synon të projektoj të ardhme edhe më të shkëlqyer.

Realitetin tjetër, Rama nuk e sheh dot. Ose bëhet sikur nuk e sheh. Rama nuk e sheh Serbinë e vërtetë. Serbinë që mohon shtetin e Kosovës. Serbinë që nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, të cilën Rama po e shlyen me gomën e “Balkan Open” në emër të një ardhmërie fiktive.

 

Next Post
Denoncimi në polici: Po flija me gruan kur hajdutët u futën nga dritarja e banjës më vodhën pantallonat

I vodhi para menaxherit/Pranga punonjësit 19-vjeçar të lokalit në Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com