• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si duhet të veproni nëse rezultoni i përzgjedhur nga Lotaria Amerikane, sqarimet e avokatit

by A R
25/04/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth datës 15 Maj, informacioni lidhur me statusin e aplikimeve për llotarisë amerikane (Diversity visa E-DV) në web, është rinovuar me qëllim për të informuar aplikuesit nëse janë përzgjedhur ose jo.

Për të parë statusin, ju duhet të fusni numrin tuaj konfirmues që përftuat kur dorëzuat në internet aplikimin për llotarinë. Nëse jeni zgjedhur,(selected) atëhere kaloni në faqen e konfirmuese ku do të gjeni udhëzime të reja përfshirë këtu edhe tarifat që lidhen me emigrimin në SHBA. Departamenti i shtetit nuk u dërgon me postë, apo njofton të zgjedhurit(selectees) me e-mail. Ambasada amerikane ose konsulata nuk do të shpallë përmes ndonjë liste emrat e atyre që janë zgjedhur.

Individët që nuk janë zgjedhur do të njoftohen gjithashtu vetëm përmes Entrant status Check.

Aplikanti kryesor dhe të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë në programin DV-2019, duhet të plotësojnë Formularin DS-260. Ju duhet të fusni numrin tuaj në formularin DS-260 në internet për të aksesuar informacionin për veten dhe familjen që keni përfshirë në aplikimin për llotari. Në faqen Sign and Submit , të DS-260, do t’ju duhet të futni përsëri numrin e rastit tuaj  të DV, pa zerot. Pas dorëzimit të Formularit DS-260 në internet, printoni faqen e konfirmimit. Ju duhet ta sillni këtë faqe në intervistën për vizë. Pasi  jeni njoftuar për datën e intervistës do të ndiqni paraprakisht këto hapa të rëndësishme:

-Shqyrtoni me kujdes informacionin tuaj në Entrant status Check në web e E-DV, duke shënuar datën, kohën dhe vendndodhjen e intervistës për vizën tuaj të emigrantit. Udhëzimet për Ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të gjenden në  këtë adrese nternetihttps://travel.state.gov/conte…

Nëse keni pyetje në lidhje me informacionin specifik të vendit të përfshirë këtu, ju lutemi kontaktoni ambasadën ose konsullatën ku do të aplikoni për vizën tuaj. Ju (dhe secili anëtar i familjes që aplikon për vizësebashku me ju) duhet të caktojë një takim medikal me një mjek të autorizuar në vendin ku do të intervistoheni. Ju duhet të plotësoni ekzaminimin tuaj mjekësor, së bashku me çdo vaksinim të kërkuar, përpara datës së caktuar për intervistën për vizën. Të gjithë aplikantët për vizë emigranti, pavarësisht moshës, duhet të kenë bërë  kontrollin mjekësor para datës së intervistës. Vetëm një mjek i akredituar nga Ambasada e SHBA mund ta kryejë këtë testim. Është përgjegjësia juaj të dorëzoni formularin e testimit mjekësor online saktësisht tre (3) javë para datës së intervistës . Theksojmë që testimi mjekësor sëbashku me vaksinimet e kërkuara duhen bërë nga mjekët e autorizuar nga ambasada amerikane. Rezultatet e testeve mjekësore nga mjekët e tjerë, nuk do të pranohen.

Merrni një kartë personale të vaksinimit nga Drejtoria juaj Rajonale e Shëndetit Publik për vete dhe për të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë.

Shkoni në faqen e internetit të mjekëve të aprovuar në http://uspanel-physician-al.co… dhe lexoni informacionin se si të përgatisni dokumentat e kërkuara për takimin tuaj mjekësor.

Tre javë përpara datës së intervistës çdo aplikant për vizë, pavarësisht  nga mosha, duhet të plotësojë dhe të dorëzojë formularin e aplikimit mjekësor që gjendet në internet në adresën http://uspanel-physician-al.co… nën “Aplikoni tani”.

Skanoni kartelën tuaj të vaksinimit dhe bashkëngjiteni me formularin tuaj të aplikimit mjekësor. Ruajeni skedarin me emrin e aplikantit (psh: agim_toska.pdf). Kjo është pika e fundit e kërkuar në formularin e aplikimit mjekësor.

Pasi të paraqisni formularin që thamë, brenda tri (3) ditëve pune, përmes e-mailit ju do të merrni njoftimin për takimin me mjekun. Për siguri kontrolloni edhe në Spam,se mos e gjeni email-in aty. Nëse nuk i keni dhënë të gjitha informacionet e kërkuara, do të merrni një e-mail me ato  pika që nuk i keni plotësuar.

Çdo aplikant i DV duhet të sjellë dy (2) fotografi identike në intervistë. Ju lutemi shqyrtoni informacionin e detajuar rreth kërkesave të fotografive për të siguruar që fotot tuaja të jenë të pranueshme.

Çdo aplikant duhet të paraqesë si më poshtë:

Informacionin për takimin i printuar prej Entrant Status Check në E-DV website.

Faqja konfirmimi DS-260. Këtë mund ta printoni nga Qendra e Aplikimit Elektronik Konsullor në çdo kohë pas përfundimit të aplikimit DS-260.

 Pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas datës së parashikuar për hyrjen në SHBA për ju dhe çdo anëtar të familjes që aplikon për vizë.

Çertifikata juaj origjinale e lindjes dhe për çdo aplikant për vizë. Ajo duhet të thotë“Certifikata e lindjes”, jo “Certifikatë personale (i thoni nëpunësit të gjendjes civile që ju nevojitet një certifikatë lindjeje për përdorim jashtë vendit, i cili përkthehet në gjashtë gjuhë dhe lexon “Çertifikata e Lindjes” dhe është e vetmja që pranohet me qëllim vize emigrimi). Aplikantët që nuk kanë lindur në Shqipëri duhet të marrin një certifikatë lindje të përkthyer dhe të noterizuar nga vendi ku kanë lindur dhe një çertifikatë lindjeje shqiptare.

Secili aplikant pa marrë parasysh moshën, duhet të paraqesë dokumentat në ambasadë dy (2) javë para intervistës për vizë, veç nëse është njoftuar ndryshe.

I dërgoni dokumentet tuaja nëpërmjet korrierit të drejtpërdrejtë në Seksionin Konsullor, Ambasada Amerikane në Tiranë. Dërgoni dokumentat tuaja nëpërmjet korrierit të drejtpërdrejtë në Seksionin Konsullor, veç nëse intervista juaj  është në pak se për 10 ditë. Në atë rast, sillni të gjitha këto dokumente në intervistën tuaj. Çdo dokument që nuk është në gjuhën angleze ose shqipe duhet të shoqërohet nga një përkthim i noterizuar./ Illyria/a.m.

Next Post
Greqia e inatosur me Hahn për Maqedoninë

Greqia e inatosur me Hahn për Maqedoninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Çfarë do të nënkuptonte Xhandarmëria për sigurinë në veri?

Kosovë/ Çfarë do të nënkuptonte Xhandarmëria për sigurinë në veri?

May 20, 2026
“Nuk kam marrë kurrë bursë për në Harvard”, Rama për “Kathimerini”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm me pakicën greke!

Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

May 20, 2026
“Tendencat hegjemonike po përhapen” Xi sulmon Trump në prani të Putin

“Tendencat hegjemonike po përhapen” Xi sulmon Trump në prani të Putin

May 20, 2026
Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

Rokadë mes Malajt dhe Meidanit pas protestës në Shkup? MEPJ: Hamendësime pa asnjë bazë…

May 20, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha

May 20, 2026
Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Operacioni në Sarandë ku u arrestuan drejtues e punonjës policie, Lamallari: Mbrojtja e territorit, prioritet

May 20, 2026
Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

Sërish në tryezën e të enjtes? COELA ende pa vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë

May 20, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident me pasojë vdekje në aksin Thumanë-Laç, arrestohet shoferi 20-vjeçar

May 20, 2026
DETAJE/ Masat për sezonin veror: Patrullime 12-orëshe në pikat turistike. Sportele e-Gates për Durrësin dhe Sarandën

DETAJE/ Masat për sezonin veror: Patrullime 12-orëshe në pikat turistike. Sportele e-Gates për Durrësin dhe Sarandën

May 20, 2026
Jonathan Antic… Kush është trashëgimtari ‘fatal’ i Mango-s, i arrestuar për vdekjen e babait të tij?

Jonathan Antic… Kush është trashëgimtari ‘fatal’ i Mango-s, i arrestuar për vdekjen e babait të tij?

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In