• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Si duhet të ushqeheni sipas shenjës suaj të Horoskopit

by A R
24/07/2019 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Marsi është planeti drejtues i kësaj shenje. Pikat e dobëta të të lindurve nën shenjën e Dashit janë koka dhe truri. Ata janë njerëz aktivë me masë muskulore të zhvilluar, kanë natyrë sportive, metabolizëm të mirë, por kjo kërkon shumë energji. Pëlqejnë shumë mishin e kuq dhe mundësisht të pjekur, i duan shumë mezet dhe nga pijet alkoolike veçojnë verën e kuqe. Dieta e tyre duhet të jetë e pasur me grupin e vitaminave B, natrium, kalium, magnez si dhe kalcium, një mënyrë e të ushqyerit që përfshin të gjitha llojet e perimeve dhe të zarzavateve jeshile, fasule të thata, thjerrëza, mish të kuq, si dhe bukë të zezë. Nuk duhet të përdorin shumë karbohidrate, duhet të kufizojnë kripën dhe kafenë.

Demi

Planeti drejtues i shenjës së demit është Venusi. Pikat e dobëta të tyre janë laringu, veshët, kanë metabolizëm të ngadaltë. Edhe pse kanë strukturë skeletore të rregullt shëndoshen lehtësisht pas të 30-ve, veçanërisht në zonën e barkut. U pëlqen ushqimi i mirë dhe i pasur me karbohidrate, shijojnë ëmbëlsirat, por nuk duan të përtypen shumë. Për të pasur një siluetë të bukur, të lindurit e kësaj shenje duhet të zgjedhin të ushqehen me perime të freskëta që konsumohen të pagatuara. Në dietën e përditshme, për një shëndet të mirë, nuk duhet të mungojë qumështi dhe të paktën një herë në javë produktet e detit. Duhet të shmangin ushqimet me shumë yndyrë, veçanërisht të skuqurat dhe nuk duhet të pinë duhan e alkool.

Binjakët

Planeti drejtues i binjakëve është Mërkuri. Pikat e dobëta janë mushkëritë, veshët dhe goja. Binjakët komunikojnë shumë, janë ekspresivë dhe si të tillë djegin energji. Fati i ndihmon shumë me siluetën elegante. Që të shëndoshen, duhet të abuzojnë shumë me ushqimin dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm në mosha të mëdha. Për një shëndet të mirë, në dietën e binjakëve nuk duhet të mungojnë ushqimet e pasura me vitaminë A, C, hekur dhe magnez. Duhet të konsumojnë shumë fruta me ngjyra të forta veçanërisht të kuqe, të verdha dhe portokalli dhe hudhrën, fiqtë dhe uthullën balsamike.

Gaforrja

Planeti drejtues i shenjës së gaforres është Hëna. Pikat e dobëta janë gjoksi dhe stomaku dhe shpesh kanë probleme me tensionin e ulët. Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë përparësi kujdesin ndaj stomakut. Shëndoshen lehtë në pjesën e poshtme të trupit, prandaj duhet të bëjnë kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Duhet të konsumojnë ushqime të pasura me vitaminat B1, B2, B6 dhe fosfor. Dieta duhet të ketë patjetër perime të ziera me ngjyrë të errët, patate, oriz, bishtaja, bamje, speca dhe fruta të pjekura mirë. Mos pini lëngje me shumicë.

Luani

Planeti drejtues i shenjës së luanit është Dielli. Të lindurit e kësaj shenje jetojnë duke dëgjuar zemrën. Janë njerëz me muskulaturë e metabolizëm të mirë. Si të lindur në kulmin e verës, ata dinë të shijojnë ushqimin e mirë me shije të forta, të kripura dhe të ëmbla. Pikat e dobëta janë zemra dhe shtylla kurrizore, prandaj dieta duhet të jetë e pasur me proteina. Duhet të konsumojnë të gjitha llojet e perimeve dhe frutave me ngjyra të forta si: majdanozi, selinoja, rozmarina. Këto bëjnë mrekulli në trupin e të lindurve të kësaj shenje. Shmangni mishin, të skuqurat, ushqimet e konservuara dhe kripën e tepërt.

Virgjëresha

Planeti drejtues i shenjës së virgjëreshës është Mërkuri. Pikat e dobëta janë stomaku, për shkak të aciditetit të lartë dhe koliti, si pasojë e mënyrës jo të shëndetshme të të ushqyerit. Edhe pse kanë strukturë të rregullt, priren të shëndoshen në pjesën e poshtme të trupit. Për shëndet të mirë dhe peshë normale, duhet të konsumoni ushqime që rriten nën tokë dhe afër tokës si karotë, panxhar, rrepë, brokoli, lulelakër, rrënjë selinoje, spinaq, qepë, hudhra. Domosdoshmëri në dietën e përditshme duhet të jenë qumështi, vezët apo mishi i pulës. Shmangni ushqimet e thata, ushqimet e shpejta dhe ato të konservuara.

Peshorja

Planeti drejtues i shenjës së peshores është Venusi. Pika e dobët janë veshkat. Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë kujdes me kujtesën dhe diabetin. Nuk duhet të mungojnë në dietën e tyre javore: peshku, perimet e freskëta, pak karbohidrate, pak mish i kuq, pak mish pule dhe shumë ujë gjatë ditës. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me sasinë e kripës, shmangni vezët, gjalpin dhe alkoolin, edhe pse ju shijon (veçanërisht meshkujve).

Akrepi

Planeti drejtues i shenjës së akrepit është Plutoni. Pika e dobët janë organet riprodhuese. Të lindurit e kësaj shenje kanë strukturë të mirë dhe siluetë të hollë. Ata janë energjikë dhe metabolizmi është pikë e fortë e akrepit. Ushqehen në varësi të humorit të tyre. Për një shëndet të mirë, dieta sipas living, duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta të freskëta, veçanërisht me fruta ekzotike. Duhet të zgjedhin ushqime që përmbajnë vitaminë A, C, kalcium dhe hekur dhe të konsumojnë shumë ujë. Shmangni hudhrat dhe pijet alkoolike.

Shigjetari

Planeti drejtues i shenjës së shigjetarit është Jupiteri. Të lindurit e kësaj shenje janë të shkathët, aktivë, pëlqejnë sportet ekstreme, janë udhëtarë filozofikë. Pikat e dobëta janë këmbët dhe kontrolli i hipofizës. Shijojnë më tepër se ç’duhet alkoolin (sidomos meshkujt) duke e kthyer kështu mëlçinë në pikë të dobët. Ata kanë metabolizëm shumë të mirë. Në rastet që një shigjetar ka problem me linjat, kjo është vetëm pasojë e abuzimit me sasinë e ushqimit. Duhet të konsumojnë lakra të egra mali, lakër të bardhë, të kuqe, panxhar, selino, patate, fruta pylli, sardele, mish kafshësh dhe shpendësh të egra. Duhet të shmangin konsumin e alkoolit dhe të mbajnë nën kontroll sasinë e kripës.

Bricjapi

Planeti drejtues i shenjës së bricjapit është Saturni. Pika e dobët është struktura skeletore, veçanërisht gjunjët. Të lindurit e kësaj shenje kanë skelet të plotë, jo shumë elegant, prandaj duhet të bëjnë shumë kujdes me ushqimin. Dieta duhet të jetë e pasur me kalcium, vitaminë D dhe omega 3, i cili gjendet te frutat dhe te perimet e freskëta, veçanërisht ato të stinës së dimrit. Duhet të konsumojnë mish të kuq të pjekur mirë, qumësht dhe nënproduktet e tij, qepë, hudhra, radhiqe, majdanoz, shumë ujë dhe çaj. Duhet të shmangin ushqimet e konservuara, frutat e thata, mishin e derrit, të kufizojnë sasinë e bukës dhe të kripës.

Ujori

Pikat e dobëta janë sistemi nervor dhe sytë. Këta njerëz ndjekin dietat drastike, prandaj duken gjithmonë në formë të mirë. Ata duhet të jenë të kujdesshëm, sepse periudhat e dietës i bëjnë nervozë dhe i lodhin shumë. Përgjithësisht të lindurit e kësaj shenje ushqehen në mënyrë të çrregullt. Ushqimet që konsumojnë duhet të jenë të pasura me vitaminë A, që gjendet te perimet me ngjyrë të errët. Duhet të konsumojnë vezë dhe nënprodukte të freskëta të qumështit, veçanërisht gjalpin dhe djathin. Duhet të shmangin ëmbëlsirat dhe të mos pinë shumë lëngje.

Peshqit

Planeti drejtues i tyre është Neptuni, por ata janë të dashuruar pas Jupiterit. Pikat e dobëta janë hormonet dhe sistemi nervor. Struktura e tyre është zakonisht e imët. Ata shëndoshen vetëm në rast se abuzojnë me ushqimin. Përgjithësisht këtë e bëjnë në periudha dobësie emocionale ose nëse janë në fazë melankolie apo depresioni. Peshqit duhet të ushqehen me produkte që janë të pasura me proteina shtazore, natrium, kalcium dhe vitaminë D, të cilat gjenden te mishi i kuq, peshku dhe perimet e frutat e freskëta. Duhet të pinë shumë ujë dhe çaj bimor, ndërsa duhet të shmangin brumërat, ëmbëlsirat, ushqimet e konservuara, alkoolin, duhanin apo çdo gjë tjetër që shkakton varësi.

Next Post
Përleshje te Teatri, mbërrijnë Vokshi dhe Balliu: Rama do viktima, por ne nuk provokohemi

Përleshje te Teatri, mbërrijnë Vokshi dhe Balliu: Rama do viktima, por ne nuk provokohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In