• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si do u duket vetja që keni shkuar në protestë pasi të dalë e vërteta e audio-përgjimit?!”

by A R
24/05/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së audio-përgjimit për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj në të cilin PD pretendon se Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.

Nga foltorja e Parlamentit ai ka deklaruar se ajo histori do të zbardhet shumë shpejt dhe sipas tij do zbulohet qëllimi për destabilizimin e vendit.

“Pyetja është, çfarë do mendoni që kjo që unë them të dali siç po e them, dhe kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju. Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit, jo thjesht një skup mediatik, po destabilizimin e vendit”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej se e vërteta do dalë pasi të kryhet ekspertimi i materialit nga cilido vend partner.

“Historia e audio-përgjimit do dalë. Bëhet fjalë për një provë, o autentike, o e fabrikuar. Këtë nuk ka nevojë ta thotë askush. Unë e përsëris, unë e di rezultaitn se e kam kërkuar që atë ditë. Por ajo që thuhet që ky e thotë këtë që Prokuroria e kapur të thotë këtë, është qesharake.

Prokuroria nuk do thotë asgjë, thjesht do e çojë në një laborator shkencor të kujtdo vendi, t’i bëjë analizën shkencore. Këtu nuk është me barrë, është pa barrë, ose ka jastëk. Këtu është çështje shkencore, të thotë laboratori, është apo nuk është”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Rama: Historia e audio-përgjimit do dalë. Bëhet fjalë për një provë, o autentike, o e fabrikuar. Këtë nuk ka nevojë ta thotë askush. Unë e përsëris, unë e di rezultatin se e kam kërkuar që atë ditë. Por ajo që thuhet që ky e thotë këtë që Prokuroria e kapur të thotë këtë, është qesharake.

Prokuroria nuk do thotë asgjë, thjesht do e çojë në një laborator shkencor të kujtdo vendi, t’i bëjë analizën shkencore. Këtu nuk është me barrë, është pa barrë, ose ka jastëk. Këtu është çështje shkencore, të thotë laboratori, është apo nuk është.

Unë që ju kam thënë publikisht që kjo është një histori banale, dhe audio-përgjimi është pa lidhje fare, far, efare me eprsonin e akuzuar, po u them që historia pas audio përgjimit është akoma më e hatashme. Këta që shikoni janë vetëm aktorët, luajnë rolet, kam shumë shpresë që të dalin skenaristët, regjizorët dhe producentët. Ai ditziu i rrugëve të Vlorës është si ata figurantët e neorealizmit italian, por mbrapa historia është shumë herë më serioze se çfarë duket. Si do të jetë t’ja lëmë prokurorisë. Të vijë përgjigja jo nga kompanitë private, në një laborator shkencor të cilitdo vend partner. Kaq! Dhe për ta mbyllur, do i bëj një pyetje shumë të thjeshtë atyre që janë të zemëruar nga fakti se na doli që vëllai i minsitrit qenka trafikant aktiv. Pyetja është, çfarë do mendoni që kjo që unë them të dali siç po e them, dhe kur të mësoni se bëhet fjalë ëpr një tallje të madhe me të gjithë ju. Një tallje e amdhe që synon destabilizimin e vendit, jo thjesht një skup mediatik, po destabilizimin e vendit. Si do u duket vetja pasi të dilni në protestë, se keni dalë njësoj siç shkohet në kinema, si do u duket vetja.

Zgjedhja është e lirë, secili bën atë që do, fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, po ktheheshe në morgun e spitalit në Tiranë ka vdekur. Koha kur shkoje në protestë dhe ktheheshe në ilegal me brinjë të thyera, ka vdekur. Në protestë të dali kush të dojë, nuk e prek kush me dorë, sigurisht duke ruajtur ato vijat.

Rama: Opozita jonë thyente bojkotin për integrimin, kjo e sotmja angazhohet kundër negociatave

Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish opozitën se po bën të pamundurën për të luftuar çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ai tha nga foltorja e Parlamentit se PD ka bërë atë që se ka bërë kurrë asnjë parti më parë, ka braktisur Parlamentin duke mos votuar rezolutën ku shprehet vullneti për çeljen e negociatave.

Rama bëri paralelizëm me kohën kur PS ishte në opozitë, duke lënë në mes bojkotin dhe duke u bashkuar në nismat për integrimin në NATO dhe BE.

Rama kujtoi edhe kohën kur u kritikua pas ngjarjes së Gërdecit kur si kryeopozitar u akuzua “se i rrahu shpatullat” Berishës.

“Unë personalisht u kritikova nga shumëkush, pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik në një mjet politik, për të cënuar një proces që ishte drejt finalizimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këtu në sallë ka jo pak deputetë të cilët kanë qenë pjesë e trupës parlamentare edhe kur u bë një rezolutë për liberalizimin e vizave dhe PS ishte në bojkot parlamentar. Nuk dua t’i kthehem arsyeve të atij bojkoti parlamentar, por e sjell në vëmendje të publikut këtë fakt për të nënvizuar se sot është e para herë në historinë e parlamentarizmit demokratik shqiptar, kur një parti braktis sallën e Kuvendit kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar të kësaj natyre.

Kujtoj se aso kohe grupi i PS erdhi në Kuvend, erdhi në Kuvend, kontribuoi në hartimin e asaj rezolote dhe votoi në unanimitet me PD në atë kohë në qeveri. Kujtoj po ashtu se, ndërkohë që Shiqpëria priste të merrte ftesën për tu anëtarësuar në NATO, ndodhi katastrofa e Gërdecit, me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e pronës dhe çative të një fshati të tërë, plagosjen e shumë burrave grave e fëmijëve.

Unë personalisht u kritikova nga shumëkush, pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik në një mjet politik, për të cënuar një proces që ishte drejt finalizimit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Dhe ja sot kur jemi në metrat e fundt të një rruge shumë të gjatë, e kur Parlamenti ka detyrë të bëjë përpjekjen e vetë për të votuar një rezolutëm, e cila është shprehje e vullnetit të gjithë qytetarëve, qoftë zgjedhës të PD e qoftë të PS.

Ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë, PD bën atë që as vetë se ka bërë më parë, e situata ka qenë shumë e ngarkuar politikisht, ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që nuk është akt i të folurit me veten, por është akt vullneti i Parlamnetit për tu bërë me dije gjithë vendeve të BE se Parlamenti i Shqipërisë kërkon çeljen e negociatave.

/a.m.

Next Post
Rreziku nga aflatoksina në qumësht dhe ushqime, helmi i padukshëm që vret

Rreziku nga aflatoksina në qumësht dhe ushqime, helmi i padukshëm që vret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

“Kujdes me stresin, gjeni kohë për pushim”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

February 12, 2026
I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

I përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës, ekstradohet nga Belgjika Sergej Hasanpapaj

February 12, 2026
Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

February 12, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

U asfiksuan nga monoksidi i karbonit, mbërrijnë në atdhe trupat e pajetë të familjes Kola

February 12, 2026
Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

February 12, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali uron formimin e institucioneve të reja në Kosovë: Ju priftë e mbara në forcimin e shtetit demokratik, Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë

February 12, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

February 12, 2026
Sot Kuvend, çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

Sot Kuvend, çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

February 12, 2026
Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In