• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të transformohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

by Java News
12/11/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në bazën e Kuçovës do të realizohen një sërë projektesh me vlerë fillestare 50 milionë dollarë, deklaroi sot Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, Bardhyl Kollçaku nga Kuçova, nga ku u prezantua buxheti i ministrisë së Mbrojtjes.

Gjenerali, theksoi se NATO ka përzgjedhur Bazën Ajrore të Kuçovës si një nga bazat ajrore taktike të saj për të përballuar një sulm të mundshëm që mund të vijnë aleancës nga kufijtë jugor të saj.

Në vijim, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku tha se baza ajrore e Kuçovës do të shërbejë për operacione në përputhje me planet strategjike të NATO-s si dhe për trajnim dhe stërvitje për të gjithë strukturat e Forcave të Armatosura dhe më gjerë.

Shefi i Shtabit Kollçaku, theksoi se në bazën e Kuçovës do të këtë investime të rëndësishme.

“Në këtë bazë do të realizohen një sërë projekte infrastrukturore me vlerë fillestare investimi  50 milionë eruo, çfarë do të thotë kthimin në operacionalitet të plotë të saj. Ky investim do të bëjë të mundur dislokimin e një numri të madh avionësh luftarak transporti të kategorive të ndryshme të aleancës”,- tha ai.

Po ashtu, Kollçaku shtoi se “për implementimin e këtij projekti, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm në konsultim të plotë me strukturat përgjegjëse të NATO-s kanë marrë  të gjitha masat për përgatitjen e master planit dhe dhe projektet teknike dhe inxhinierike me qëllim që ti hapin sa më parë punimeve të të gjithë zërave të parashikuar. Përfitimi kryesor për Forcat e Armatosura do të jetë jo vetëm përmirësimi i kapaciteteve ekzistuese, sipas standardeve të NATO-s, por dhe të kapaciteteve të tjera të domosdoshme për vendin tonë”.

Baza Ajrore e Taktike e Kuçovës, shtoi Kollçaku,  do të shërbejë për trajnimin e personelit për operacione në një spektër të gjerë luftarak të imbarkim zbarkim, kërkim shpëtimit emergjencave civile dhe atyre humanitare.

Gjithashtu, Kollçaku theksoi se kjo bazë do të shërbejë për rritjen e eksperiencës së personelit për planëzimin, drejtimin dhe kontrollin në operacion ajror dhe pa dyshim rritjes së ndërveprueshmërisë të personelit tonë të FA me ato të aleancës.

“Në cilësinë e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura ju siguroj zoti kryeministër se vëmendja e qeverisë për FA do të  përkthehet në kapacitete operacionale më të mira, më shumë përkushtim për vendin dhe aleancën në shërbim të paqes dhe sigurisë. Kthimi i kësaj bazë në operacionalitet të plotë, sipas standardeve të NATO-s, na bënë të ndihemi krenarë”,-tha në fund Kollçaku./a.ç

Next Post
Doni të jeni të lumtur? Studimi: Shmangni rrjetet sociale!

Doni të jeni të lumtur? Studimi: Shmangni rrjetet sociale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In