• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të ‘ndahet’ kufiri ujor me Greqinë? Shqipëria fiton det, ndryshe nga viti 2009

by A R
20/10/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa e prek Shqipërinë nisma e qeverisë greke për të përdorur konceptin e 12 miljeve në hapësirën territoriale të saj në det? Kjo është pyetja që lind pas deklaratës së kryeministrit Alexis Tsipras dhe ish-ministrit të Jashtëm, Kotzias këtë të shtunë në Athinë.

Top Channel ka mësuar se mbi cilën linjë do të punohet. Ndërkohë që Greqia do të zgjerojë hapësirën e saj me 12 milje nga toka në det me Shqipërinë, aplikimi i kësaj norme është i pamundur, kjo për shkak se pavarësisht ligjit të brendshëm të një vendi, për ndarjen e kufirit mes dy vendeve vlejnë konventat ndërkombëtare.

E drejta e 12 miljeve është e drejtë ndërkombëtare në zbatim të konventës UNCLOS të vitit 1982. Shqipëria dhe Italia e kanë zgjidhur shpejt çështjen e hapësirës detare, kjo për shkak se janë dy shtete përballë dhe hapësira mes tyre është më e madhe se 24 milje, kjo bën që mos të ketë mbivendosje të së drejtës së 12 miljeve. Por, Shqipëria dhe Greqia janë shtete në krah dhe këtu situata është më e komplikuar.

Në këtë pikë hyjnë negociatat dhe grupet negociatore tashmë janë përgatitur me argumentet. Disa prej argumenteve të palës shqiptare i ka mësuar edhe Top Channel. Dy grupet, pasi të marrin edhe lejen nga instancat më të larta, në rastin e Shqipërisë nga Presidenti Ilir Meta do të ulen të flasin mbi konventat. Kjo për shkak se për të ndarë detin Konventa nuk merr parasysh sa e ke gjerësinë e detit territorial me ligje të brendshëm, pra nëse e ke me ligj të brendshëm 0 milje, 6 milje apo 12 milje, konventa të thotë që pavarësisht gjerësisë që ti ke me ligjin tënd, kur të negociosh do përdorësh vijën e mesit, vija me distanca të barabarta nga vijat bazë të bregdetit të dy shteteve, por kjo vijë më pas modifikohet, duke pasur parasysh edhe rrethanat e veçanta të konfigurimit të bregdetit.

Ky modifikim nuk u mor parasysh në draft-marrëveshjen e vitit 2009, por u aplikua në atë kohë vetëm vija e mesit. Top channel ka mësuar edhe se cila është zona që do të ndahet sipas vijës së mesit. Është e gjithë hapësira me ngjyrën e verdhë që ndodhet e përcaktuar në këtë hartë. Me marrëveshjen, e re vija e mesit do të modifikohet për rrethanat e veçanta të konfigurimit të bregdetit duke i dhënë Shqipërisë avantazh në det territorial. Distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje në Kanalin e Korfuzit ajo varion nga 1 deri në 6 milje detare.

Në këto kushte, gjerësia prej 12 miljesh e detit territorial të dy vendeve nuk gjen zbatim, pasi këtu Konventa thotë që ndarja bëhet sipas vijës së mesit me distanca të barabarta nga bregu, por që do të modifikohet për rrethana të veçanta.

/b.d

Next Post
“Marshimi i Votës së Popullit”, rreth 700 mijë protestues kundër BREXIT

"Marshimi i Votës së Popullit", rreth 700 mijë protestues kundër BREXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In