• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të kalojë Kodi Zgjedhor në Kuvend? Spiropali: Nuk gjuajmë për vota. PD të japë propozimet e veta

by A R
09/07/2024 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste depozitoi të hënën ndryshimet në Kodin Zgjedhor që sipas saj i hapin rrugë edhe votimit të diasporës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një komunikim me gazetarët tha se është e rëndësishme që edhe PD-ja të japë propozimet e saj.

Sipas ministres më pas deputetët duhet të dërgojnë në Kuvend të gjitha propozimet që reflektojnë rekomandimet e ODIHR-it dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket detyrimit për të pasur 84 vota që Kodi i ri të kalojë, ministrja tha se mazhoranca nuk ka për qëllim të “gjuajë për vota”.

“Nuk është qëllimi ynë as të bëjmë llogaritarin e votave, as të gjuajmë për vota. Besojmë që është detyrë e deputetëve dhe çdo grupi parlamentar që të japë propozimet më të mira për të reflektuar rekomandimet e ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese e më pas të shkojmë në seancë dhe t’i votojmë. Ka ende kohë. Ne kemi sjellë në tryezë propozimet tona sa i takon mënyrës si llogariten mandatet, pra herësi dhe mënyrës si do votojnë emigrantët dhe diaspora. Është me rëndësi që PD të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj, apo dhe grupet e tjera parlamentare. Pastaj të gjitha propozimet më të mira që reflektojnë rekomandimet e ODIHR dhe vendimet e gjykatës ti votojmë në seancë. Është detyra jonë që t’i votojmë dhe të gjejmë zgjidhej për Kodin e ri Zgjedhor që reflekton edhe kërkesat e institucioneve”, tha ajo.

Sa i përket votës së diasporës, Spiropali tha se propozimet e socialistëve reflektojnë “fije për pe” kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne besojmë që diaspora shqiptare duhet të votojë dhe këtë duhet ta bëjmë realitet në zgjedhjet më të afërta. Kemi bërë propozimet tona, një propozim që është i ngjashëm me sistemet e votimit të shumë vendeve të tjera të Be-së, me postë. Propozimet tona janë të thjeshta, lehtësisht të zbatueshme. Pra regjistrimi i atyre që votojnë jashtë territorit të Shqipërisë 100 ditë përpara. Fillimi i regjistrimit dhe më pas mbyllja e listave 50 ditë para zgjedhjeve. Heqja e atyre që nuk jetojnë në territorin e Shqipërisë, por jetojnë jashtë dhe bërja të mundur e votës së tyre që do reflektojë vullnetin e atyre që nuk jetojnë këtu por japin kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës”, tha ajo.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Korrik 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com