• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të dukej hasanizmi në projeksionet e përbashkëta të Ramës dhe Kurtit?

by Java News
01/05/2021 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtresa jonë hasaniste, për të cilën fliste para disa viteve Demaçi, tani mund të fillojë të fuqizohet, sepse në Tiranë dhe Prishtinë janë dy qeveri legjitime të cilat kanë shanse që të ribëjnë unitetin kombëtar jo me fjalë boshe por me punë konkrete. Edi Rama dhe Albin Kurti kanë nevojë të jenë bashkë në projeksionet e tyre qeverisëse, jo pse me këtë do të fitojnë më shumë vota në kampet e tyre politike, por pse me këtë do t’iu japin shqiptarëve më shumë kredi morale e shpirtërore për një frymëmarrje që do t’ua pastronte mushkëritë nga pluhuri i keqkuptimeve e ngatërresave të kaluara.  

Nga Mehmet PRISHTINA

 

Kosova dhe Shqipëria e kanë fatin e përbashkët të jenë pjesë e një ëndrre. Përderisa shumë punë mbeten vetëm ëndrra, kjo tregon se shumëçka lidhet më shumë më dëshirat tona, dhe më pak me idetë e projektet konkrete. Kjo mundet të vërtetohet edhe nga bilanci i (mos)realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara të dy qeverive në Tiranë dhe Prishtinë. Për rrjedhojë, po del se ne më tepër kemi dëshirë të ëndërrojmë, se sa t’i përvishemi punëve dhe të jetësojmë projektet që mund të jenë në interes të përbashkët.

Tash së fundi në Shqipëri zgjedhjet e 25 prillit nxorën fitues Partinë Socialiste, kurse Partinë Demokratike e rikthyen në frontin e duhur opozitar parlamentar. Për një shtet normal, ku demokracia është produkt i betejave politike në proceset zgjedhore, mund të quhen legjitime të gjitha idetë që palët hedhin në debat. Mbi të gjitha, janë legjitime dhe tepër të dobishme për shëndetin politik të vendit dhe ardhmërinë e tij, sidomos ato ide që hedhin më shumë dritë mbi udhët e bashkëpunimit e bashkërendimit.
Edi Rama në fjalën e tij menjëherë pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore, e projektoi veten si një kauzë që kapërcen konturat e një formati të ngushtë të një lideri. Ai jo vetëm që shtriu dorën bashkëpunimit me PD-në, por detektoi edhe disa nga plagët që kishin shoqëruar udhëtimin politik të shqiptarëve, duke përmendur me këtë rast ndasinë ideologjike në nacionalist e komunist që nga Lufta e Dytë Botërore dhe në ndasinë veri-jug, që ka shoqëruar mendësinë shqiptare me shekuj. Rama është një ndër politikanët e rrallë që deri më tani me kaq guxim i ka artikuluar këto ide, të cilat nuk i tha në fushatë zgjedhore, por i tha atëherë kur ai po bëhet sërish politikani më i fuqishëm. Zakonisht kur fuqia e pushtetit mund të kalojë edhe në lakmi të pakufizuar, tek Edi Rama po ndodhë e kundërta – ai bëri ftesë publike që këtë fuqi ta pjesëtojë me të tjerët duke krijuar një ambient pozitiv bashkëpunimi për ta shndërruar Shqipërinë, siç tha ai, në një superfuqi ballkanike në turizëm, energjetikë dhe në teknologji digjitale.
Nëse ëndrra e dikurshme e shqiptarëve për të pasur një front të përbashkët që nuk do të ndaheshin sipas ideologjive dhe krahinave, është pikërisht tani momenti që kjo të bëhet realitet. Është pikërisht tani çasti që mbi llogoret e ndasive politike të ndërtohen ura për të kapërcyer në bregun tjetër të qëllimit sublim për një ardhmëri ndryshe ku fëmijët tanë më shumë do të jetojnë në kënaqësinë e punëve të bëra, se sa në iluzionet ëndrrave e parealizuara.
Por, ajo çka nuk u tha deri më tani nga gazetarët dhe analistët, ishte edhe një pjesë e munguar e fjalës së Edi Ramës, atë ditë që ai po festonte gëzimin fitores në Sheshin Skënderbej. Në fjalën e tij, atë ditë mungoi Kosova. Mungoi pikërisht ajo pjesë e kombit që vazhdon të jetë ëndërr e gjithë idealistëve që duan një bashkim kombëtar. Por, Edi Rama ka mundur të mos jetë idealist i përkryer atë ditë kur foli vetëm si një lider i përmasave të brendshme shtetërore. Kauzën e tij të shfaqur për një klimë të re mirëkuptimi  brendakombëtar, ai ka mundur ta shtrijë edhe në temat e përbashkëta të komunikimit dhe bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, tema këto që ai në të kaluarën i ka trajtuar më shumë se njëherë. Motivet se pse ai kësaj radhe nuk e përmendi fare Kosovën, mund t’i dijë vetëm ai, ndonëse nuk ka pasur arsye të ndodhë kjo,  aq më tepër që në Prishtinë tash e në të ardhmen mund ta ketë një homolog, si kryeministrin Albin Kurtin, i cili ka qenë një ndër kampionët e diskursit politik për një bashkëpunim pa kushte në mes të Shqipërisë e Kosovës.
Edi Rama i cili na u shfaq në një format krejt tjetër sa i përket pikëpamjeve të tij për një bashkëpunim politik me PD-në, kësaj radhe sikur e la mangut, të paktën deklarativisht, përpjekjen për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe me faktorët politik e institucional të Kosovës.
Shqipëria e Kosova në të kaluarën kanë pasur shumë momente historike që i kanë dhënë vulë aspiratave shekullore për një ideal të përbashkët kombëtar. Por, ka pasur edhe momente që këto aspirata kanë ndjekur rrugë të ndryshme, duke e bërë të pamundur realizimin e ëndrrës për bashkim kombëtar.

Tani kur Shqipëria e Kosova janë dy shtete sovrane, gjasat janë më të mëdha që punët e pakryera në të kaluarën të marrin një udhë të duhur, kurse aspiratat e përbashkëta të kalojnë nga ëndrrat në projekte konkrete, përfshi edhe agjendën e kujdesit institucional ndaj shqiptarëve në Serbi të Jugut (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) dhe atyre në Maqedoninë e Veriut.
Ikona e mendimit dhe veprimit politik e kombëtar Adem Demaçi, në një fjalim të para disa viteve kishte dhënë përgjigje se nga duhet të shkojnë përpjekjet e shqiptarëve: “Unë jam një ushtar i devotshëm, i papërkulshëm i Hasan Prishtinës. Aty ku e la Hasan Prishtina ne do ta vazhdojmë së bashku, derisa të krijojmë shtresën tonë hasaniste, e atëherë nuk do të ketë fuqi që na del përpara!”, ishte shprehur  Demaçi.
A mundet që kjo porosi madhore e Adem Demaçit të shndërrohet në doktrinë të përbashkët të dy shteteve tona – Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbindërtuar edhe ide të reja që do ta bënin më kuptimplot kauzën e përbashkët të shqiptarëve. Parasëgjithash duke hartuar një strategji veprimi për ato tema që janë në harmoni të plotë me interesat jetike të shqiptarëve, por që nuk dalin jashtë projeksioneve eurointegruese të BE-së. Politika e jashtme, arsimi, kultura, ekonomia, turizmi, agrobiznesi, energjetika – janë disa nga çështjet që mund të ngrihen si shtylla të një projekti të përbashkët, për të cilat ka nevojë brezi i tanishëm i shqiptarëve, por mbi të gjitha ka nevojë e ardhmja e përbashkëta e seteve tona. Nëse dikur Hasan Prishtina në kancelaritë e Evropës artikulonte fuqishëm idetë e një aspirate të përbashkët kombëtare të shqiptarëve të cilën po atakonin shtetet shoviniste fqinje dhe aleatët e tyre evropianë, sot Shqipëria dhe Kosova mund të artikulojnë hasanizmin me kode të reja që i përshtaten rrethanave e konteksteve rajonale e ndërkombëtare. Një ndër ato kode do të ishte aspekti civilizues i bashkëpunimit rajonal ku Shqipëria dhe Kosova pa pasur nevojë të bëhen peng të politikave retrograde të shteteve fqinje, do të nxirrnin në sipërfaqe të gjitha ato energji kreative të cilat mund do të mund të institucionalizoheshin në Tiranë dhe në Prishtinë.
Shtresa jonë hasaniste, për të cilën fliste para disa viteve Demaçi, tani mund të fillojë të fuqizohet, sepse në Tiranë dhe Prishtinë janë dy qeveri legjitime të cilat kanë shanse që të ribëjnë unitetin kombëtar jo me fjalë boshe por me punë konkrete.
Edi Rama dhe Albin Kurti kanë nevojë të jenë bashkë në projeksionet e tyre qeverisëse, jo pse me këtë do të fitojnë më shumë vota në kampet e tyre politike, por pse me këtë do t’iu japin shqiptarëve më shumë kredi morale e shpirtërore për një frymëmarrje që do t’ua pastronte mushkëritë nga pluhuri i keqkuptimeve e ngatërresave të kaluara.

 

Prishtinë, 30 prill, 2021

 

Next Post
Bylykbashi publikon videon e qytetarëve në Durrës: Kjo është fytyra e qeverisjes vendore

Vjen dhe rradha e Bylykbashit: Qeveria përdori fondet e tërmetit për votat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditje të tjera nga zbërthimi i bisedave në SKY & Enchro Chat? Lamallari: Çështje kohe

Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore

September 1, 2026
“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

“G20” ndan Europën nga Trump, SHBA hap derën e dialogut me Moskën, Gjermania kundër pranisë së ministrit rus

September 1, 2026
Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

Disa të vdekur dhe dhjetra të plagosur, Rusia nis sulmet masive në Odesa dhe Kiev

September 1, 2026
Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

Marrëveshja për presidentin në Kosovë, konsensus me shumë pikëpyetje

September 1, 2026
Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

Goditi me grusht arbitrin, presidenti i Vllaznisë kërkon falje: Veprimi im ishte i papranueshëm…

September 1, 2026
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit

September 1, 2026
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

September 1, 2026
Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

September 1, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com