• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do jenë shtëpitë dhe pallatet që do të ndërtohen në Fushë-Krujë, Rama prezanton modelet (Foto)

by Java News
29/04/2020 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka prezantuar maketet, pra modelet e banesave që do të ndërtohen në Fushë Krujë për familjet që tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi shtëpitë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se janë 221 familje që kanë nevojë për strehim. Ai sqaroi se ata që do të kërkojnë shpronësim direkt nuk do të përfitojnë nga hapësirat që do të dhurohen nga shteti.

“221 familje në Fushë Krujë kanë nevojë për strehim. Do të shikojmë të ndajmë edhe me ata që na ndjekin planin zhvillimor të Fushë Krujës duke i garantuar se ata që janë në situate të vështirë pas tërmetit dhe që u ranë dy taksirate në kokë edhe nga epidemia, nuk kemi reshtur punën për ata. Në këto 10 hektarë truall, mes banesash kolektive, individuale, do të bëjmë një transformim. Jemi në rrugën e duhur” tha Rama.

Ministrja Elva Margariti sqaroi se përpos shtëpive individuale dhe pallateve do të ndërtohen edhe kopshte, çerdhe dhe hapësira të tjera çlodhëse. Pallatet nuk do të jenë më të larta se 5-kate.

“Plani i Fushë Krujës nuk ka pasur asnjë vonesë. Zona është 10 hektarë, 1 km larg qytetit, lidhet me qendrën dhe krijon modelin e ri të zhvillimit. Ndodhet në kryqëzim të rrugës kryesore. Nuk ka asnjë konflikt se është pronë shtet. Janë 221 familje që kanë nevojë për banesa individuale dhe 93 kolektive. Kemi edhe një numër të vogël familjesh që ndodhen në një largësi më të madhe se rrezja 650 metra nga zona e zhvillimit, që mund të rigrupohen. Ka nevojë për kopsht, çerdhe dhe qendër shëndetësore.

Banesat individuale kanë nevojë për një hapësirë më të madhe dhe ato kolektive. Numrat që përfshijnë janë 128 njësi banimi individuale dhe 15 pallate te ato kolektive. Hapësirat publike do të jenë 3270 metra, por edhe hapësirat e gjelbra. Do të ketë parkime nëntokësore. Apartamentet i kemi ndarë njësitë në numra sipas familjeve, 1+1, 2+1 dhe 3+1. Pallatet jo më të larta se 5 kate. Banesat kolektive do të detajohen në vijim, kemi tipologjitë” tha ajo.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi se në fund të korrikut kantieret do të jenë të hapura të gjitha. “Sot jemi në avancë të vlerësimeve të cdo dosje të bashkive, kemi një plan të detajuar. Të hënën u hap procedura nga FSHZH. BE-ja për 15 mln eurot e para ka filluar detajimin e shkollave që do ndërtohen. Gjermania do të bëjë 3 shkolla. Jashtë zonës së Tiranës kemi ecur me detajimin e planeve, brenda Tiranës jemi në fazën analitike të kostove. Brenda kësaj jave do të konkludojmë brenda kësaj jave që të hapet procedura. Në fund të korrikut të hapin kantieret për të gjitha banesat kolektive” tha ai.

Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit theksoi se “Shumë shpejt po bëhet gati sheshi i ndërtimit për banesat individuale për të filluar punën. Brenda dhjetorit në këtë zonë është e mundshme të jenë gati shtëpitë. Në Thumanë pjesa më e madhe e prishjeve ka mbaruar”. Kryebashkiaku Artur Bushi tha se në këtë zonë do të zhvendoset markata e qytetit për t’i dhënë më shumë zhvillim. /e.s/

Next Post
Iu dëmtua nga tërmeti i shtatorit, rindërtohet banesa e familjes Aluku në Kashar

Iu dëmtua nga tërmeti i shtatorit, rindërtohet banesa e familjes Aluku në Kashar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In