• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si do funksionojnë dy Njësitë e Shërbimit Ligjor që do kalojnë në sitë gjyqtarët

by A R
22/09/2017 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvendin e Shqipërisë po shqyrtohen tre projektvendime për pagat dhe stafin mbështetës të organeve të Vetingut. Në dokumentin që ka siguruar Shqiptarja.com, parashikohet ngritja e dy njësive të posaçme, të cilat do të përgatisin dosjet për çdo gjyqtar dhe prokuror. Dy strukturat quhen Njësitë e Shërbimit Ligjor dhe do të jenë organet kryesore që do të asistojë Komisionin e Rivlerësimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Dy njësitë përbëhen nga 30 këshilltarë ekonomikë dhe ligjorë. Këshilltarët ekonomikë do të gjurmojnë, studiojnë dhe vlerësojnë çdo të dhënë mbi paratë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Njësia e Parë 
Njësia e Shërbimit Ligjor e Komisionit të Rivlerësimit përbëhet nga 16 këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë. Këshilltarët ekonomikë do të vlerësojnë të dhënat mbi paratë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërsa 12 këshilltarët ligjorë do të shqyrtojnë dhe përgatitin dosjet për çdo gjyqtar dhe prokuror. Mbi bazën e këtyre dosjeve, anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit do të marrin një vendim mbi fatin e çdo subjekti. “Këshilltarët ekonomikë do të ndihmojnë në studimin e të dhënave ekonomike, ato bankare, sigurimeve shoqërore, si dhe çdo të dhënë tjetër që provon ekzistencën e parave fizike ose tatimore apo mjeteve/instrumenteve të tjera të tregut të parave dhe/ose pagesave të bëra, e veçanërisht për vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit. Këshilltarët ligjorë do të asistojnë, jo vetëm në studimin e materialeve të dosjes për shqyrtim, por edhe në praktikën ndërkombëtare sidomos të gjykatave evropiane me qëllim respektimin e të drejtave të njeriut.

Në një vlerësim paraprak, dhe në varësi të ngarkesës së punës në vijim, aktualisht Njësia e Shërbimit Ligjor propozohet të përbëhet nga; 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 këshilltarë ekonomikë, të cilët emërohen nga Mbledhja e Komisionerëve, pasi kryhet procesi i vlerësimit të tyre nga Komiteti “ad hoc”, sipas nenit 22 të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në dokument. Ndërkaq, tetë vëzhguesit ndërkombëtarë do të kenë akses të pakufizuar në çdo institucion dhe arkiv, për të mbledhur prova dhe fakte rreth pasurive dhe lidhjeve me krimin të gjyqtarëve të prokurorëve. Verifikimet do të shtrihen jo vetëm në vendet e BE, por edhe në çdo shtet ku dyshohet se njerëzit e drejtësisë kanë fshehur paratë apo kanë investuar në pasuri të paluajtshme. Provat do të jenë pjesë e dosjes për secilin subjekt. Nëse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit vendosin që mos ta marrin në konsideratë një provë të vëzhguesve, duhet të arsyetojnë me shkrim vendimin.

Detyrat e njësisë
Sipas dokumentit që mban firmën e kryetares së Komisionit të Rivlerësimit, Genta Tafa, Njësia se Shërbimit Ligjor ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmese në procesin vendimmarrës duke përfshirë përgatitjen e çështjeve për shqyrtim, dhënien e opinioneve ligjore dhe atyre me natyre ekonomike si dhe çdo detyrë tjetër të caktuar nga relatori i çështjes. Ndërkaq, Këshilltari i Njësisë së Shërbimit Ligjor ka për detyrë që të përgatisë relacionin mbi zgjidhjen e çështjes në themel, të hartojë projekt-vendimin nën orientimin e relatorit që do të arsyetojë vendimin si dhe të kryejë çdo detyrë tjetër të caktuar nga relatori i çështjes. Këshilltarët si ligjorë dhe ekonomikë, do të asistojnë në çdo hap relatorin dhe trupën gjykuese gjatë gjithë fazave të shqyrtimit të çështjes.

Njësia e dytë
Njësia e Shërbimit Ligjor e Kolegjit të Apelimit përbën bërthamën ndihmese dhe këshillimore dhe mbështet punën profesionale të gjyqtarëve të Kolegjit. Njësia ushtron veprimtari këshilluese dhe ndihmese në procesin vendimmarrës duke përfshirë përgatitjen e çështjeve për gjykim, dhënien e opinioneve ligjore dhe atyre me natyre ekonomike dhe çdo detyre tjetër të caktuar nga gjyqtari relator. Njësia e Shërbimit Ligjor propozohet të përbëhet nga 7 këshilltarë ligjorë dhe 7 këshilltarë ekonomikë. Njësia e Shërbimit Ligjor jep mendimin në lidhje me mënyrën se si do të procedohet me gjykimin e çështjes për sa i përket gjykimit në dhomë këshillimi apo në seance gjyqësore, përgatit relacionin mbi zgjidhjen e çështjes në themel, harton projektvendimin nën orientimin e gjyqtarit që do të arsyetoja vendimin si dhe kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga relatori i çështjes.

Sekretari i Përgjithshëm 
Komisionet e Vetingut kërkojnë edhe një sekretar të përgjithshëm, i cili do të përfaqësojë institucionin në marrëdhënie me palët e treta, në rast se kryetari është në pamundësi për të ushtruar këtë detyrë dhe administron regjistrin e dosjeve. Sekretari i përgjithshëm mbikëqyr edhe punën e personelit nën administrim, me përjashtim të personelit këshillimor, dhe krijon kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit dhe detyrave, brenda afateve procedurale. Sekretari i përgjithshëm trajton çështjet në marrëdhëniet me publikun, organizon punën për përgatitjen e raportit vjetor për shpenzimet financiare, rekruton punonjësit administrative sipas Kodit të Punës dhe bën çdo detyrë tjetër administrative që i ngarkohet nga kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Zyrtare: Më në fund Costa largohet nga Chelsea

Zyrtare: Më në fund Costa largohet nga Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In