I pyetur nga një qytetar i pranishëm në takim, “a është pengesë ngërçi që ka PD dhe ju me SHBA për të mundur regjimin e Ramës”, Berisha u pergjigj duke thënë se edhe në vitin 1998 ka patur kundër botën, por sërish fitoi.
Sipas tij, ai u godit vetëm për t’u bërë PD-ja shtojcë e PS.
“Sali Berisha u godit vetëm për t’u bërë PD-ja shtojcë e PS. Por ne shtojcë nuk bëheshim. Ju më pyesni a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Pse fitova? Se besova te e drejta, për asgjë tjetër. Nuk kam asnjë fuqi të veçantë unë, por fuqia ime qëndron aty që unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Kush do vijë të garojë me mua është i mirëpritur, statuti ka përcaktime të sakta, po nuk fitova unë nuk fitova. Do respektoj plotësisht vendimin, por po fitova? Ta zëmë zgjedhjet lokale humbas. Do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, kryetari, unë apo kushdo të jetë tjetër nuk do votohet dot më, do largohet të japë dorëheqjen të hapë garën. Po bëjmë ndryshim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Berisha.
/b.h