• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do bëhet plazh këtë verë? Klosi zbulon sa persona do qëndrojnë në 10 metra katrorë

by A R
01/05/2020 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se gjatë këtij sezoni turistik në plazhet e bregdetit në 10 metra katrorë do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona.

Gjatë një interviste për ABC News, Klosi tha gjithashtu se shërbimi këtë vit do të jetë individual dhe nuk pritet të ketë festa në plazhe.

“Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual. Në 10 metra katrorë do të ketë vetëm 4 veta. Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë. Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”, u shpreh Klosi.

Ministri foli gjithashtu për planin e hapjes së bareve dhe restoranteve. Sipas tij qeveria ka planifikuar që hapja e parë të bëhet nga 18 maji dhe ajo do të përfshijë baret dhe restorantet në natyrë shumica e të cilave janë në bregdet.

“Ne kemi mundësi të shkojmë brenda për brenda një territori në zonat e gjelbërta Nga data 18 maj ekspertët e shëndetësisë do pranojmë të kemi hapjen e para të bareve dhe restoranteve. Të parat do hapen baret dhe restorantet që janë në natyrë. Dhe shumica e këtyre bareve janë në bregdet dhe në zona rurale. Sot flasim për disa kushte që duhet të jemi striktë sa i përket higjienës. Protokolli që ne kemi nxjerrë në fillim të javës do sjellë një vendimmarrje të fundit për baret, restorantet, pishinat, guidat. Të gjitha do kenë një protokoll sigurie”, u shpreh Klosi

Ai gjithashtu tha se po punohet me disa operatorë turistikë të disa shteteve që kanë kontrata me Shqipërinë për të bërë të mundur turizmin përmes charterëve me destinacione të përcaktuara dhe kufijve tokësorë.

“Po punojmë me disa shtete që kanë kontrata të gatshme për Shqipërinë, Operatorë turistikë që mund të sjellin turistë të jashtëm. Nëse do ketë një hapësirë për një sistem të ri do fillojmë me avionët charter me destinacione të përcaktuara. Nuk është biznes që e bën shteti por e kanë ngritur operatorët turistikë. Nuk është një nismë vetëm shqiptare.

Nëse do realizojmë hapjen e kufijve tokësorë do kemi mundësi të sjellim turistë nga rajoni pas bregdeti shqiptar do sjellë turistë nga rajoni, pasi transporti ajror mendohet ndër bizneset e fundit që do hapen. Shqipëria ka çmime më të ulëta se rajonit. Synimi është që me pak njerëz të bëjmë biznes. Ne nuk mund të themi se do kemi kufizim të çmimeve”, deklaroi Klosi.

/a.r

Next Post
Rama inspekton plazhin e ri të Vlorës: “Benzinaton” na e la Gjykata e Lartë me vendimin më të shpifur në histori

Rama inspekton plazhin e ri të Vlorës: "Benzinaton" na e la Gjykata e Lartë me vendimin më të shpifur në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In