• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si dhe pse manipulohen zgjedhjet?

by Namir Lapardhaja
22/10/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Tendenca e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet është e përbotshme. Diku është më e sofistikuar, në vend tjetër më e hapur. Arsyet mund të jenë të shumta. Humbja e besueshmërisë, legjitimitetit, mbështetjes në popull, por edhe frika e hakmarrjes nga kundërshtarët politikë ose e përfitimeve të mëdha ekonomike që rrjedhin prej tij, janë vetëm disa prej tyre.

“Paradoksi politik më i madh i kohëve tona është ky: ka më shumë zgjedhje se kurrë më parë; megjithatë bota po bëhet gjithnjë e më pak demokratike.” Ky është thelbi i çështjes së trajtuar në librin “Si manipulohen zgjedhjet” të profesorëve Nic Cheeseman dhe Brian Klaas. I pari Profesor i Demokracisë në Universitetin e Birminghamit dhe i dyti studiues i politikave globale në London Scool of Economics. Nëpërmjet një pune të thelluar kërkimore dhe hulumtuese në terren, ata kanë monitoruar zgjedhjet në 11 vende të Afrikës sub-Sahariane, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore, duke intervistuar më shumë se 500 figura të zgjedhura të këtyre vendeve, që nga kryeministra dhe presidentë, zyrtarë të niveleve të ndryshme, punonjës të ambasadave, por edhe kandidatë të opozitës, rebelë dhe planifikues të grushteve të shteteve, të zhgënjyer nga demokracia.

Veç kësaj, nëpërmjet një qasjeje të thelluar teorike, ata kanë sintetizuar disa prej mënyrave dhe rrugëve të manipulimit të zgjedhjeve, dhe kjo jo vetëm në vendet me demokraci të brishtë ose problematike, por edhe në vende të zhvilluara, kampione të demokracisë, si në rastin e SHBA-ve, ku, sigurisht, tendenca e manipulimit është shumë e sofistikuar, nëpërmjet rrugëve të tërthorta dhe jo të drejtpërdrejta.

Zgjedhjet janë një iluzion apo një mekanizëm i sigurt i ndryshimit të pushtetit? Problemi, sipas autorëve të librit, është se në shumë vende “zgjedhjet, jo vetëm që nuk arrijnë që të rrëzojnë diktatorët dhe despotët, por ato ndonjëherë i ndihmojnë ata që ta mbërthejnë më fort pushtetin”.

Pavarësisht kësaj, ata theksojnë se mesazhi i tyre, nëpërmjet këtij libri, nuk është aspak pesimist. Ata sugjerojnë disa rrugë që autokratët dhe armiqtë e zgjedhjeve të lira e të ndershme mund të sfidohen. Prej tyre, rënia ekonomike do të reduktojë kapacitetin e regjimeve për të mbajtur njerëzit e vetë, një faktor ndërkombëtar më i ashpër dhe më i rreptë në deklaratat e tyre para dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm pas tyre, krijimi i një koalicioni të gjerë opozitar etj.

Në libër flitet për gjashtë mënyra të manipulimit të zgjedhjeve, ku çdonjë sqarohet me shembuj teorik dhe praktik në kapituj më vetë nga vende të ndryshme të botës, qoftë të zhvilluara, qoftë nga ish-republikat sovjetike, afrikane apo të Lindjes së Mesme. E para është “gerrymandering”, ku drejtuesit e pushtetit, në mënyrë arbitrare dhe të njëanshme, shtrembërojnë kufijtë e ndarjes së zonave elektorale; e dyta është blerja e votës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përfitimeve të tjera; e treta është represioni, nëpërmjet variantit përça-e-sundo; e katërta është piratimi digjital i zgjedhjeve, duke dhënë raste e modele ku rezultatet kanë dalë përpara përfundimit të tyre; e pesta është mbushja e kutive të votimit, nëpërmjet futjes së fletë-votimeve false apo i lehtësimit të votimit disa herë të një votuesi dhe e gjashta manipulimi dhe hedhja hy syve e faktorit ndërkombëtarë, i cili, nga ana e tij, bën një sy qorr dhe një vesh shurdh për arsye të ndryshme.

Libri është një ndihmesë e madhe për lexuesin shqiptar, i cili, nga ana e tij, është dëshmitar i këtyre formave manipulative në trajta dhe mënyra të ndryshme. Ai mund t’i vijë në ndihmë studiuesve të shkencave politike, gazetarëve të kronikës dhe të politikës, aktivistëve të shoqërisë civile, monitoruesve zgjedhorë dhe pjesëtarëve të opozitës. Zgjedhjet janë gjithmonë një çështje mjaft delikate dhe shumë të kontestuara. Ato janë të lidhura ngushtësisht me zhvillimet e demokracisë së një vendi. Ndaj pyetja që mund të ngrejë gjithsekush në fund të leximit të këtij libri, është kjo: çfarë mund të bëhet më shumë për forcimin e demokracisë?

Next Post
“I investojnë në Shqipëri”/ Mbi 500 mijë euro të kapura në portin e Durrësit, gazetari: Janë të krimit të organizuar

"I investojnë në Shqipëri"/ Mbi 500 mijë euro të kapura në portin e Durrësit, gazetari: Janë të krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

February 6, 2026
Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In