• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I investojnë në Shqipëri”/ Mbi 500 mijë euro të kapura në portin e Durrësit, gazetari: Janë të krimit të organizuar

by Java News
22/10/2022 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tentativat për të futur para në mënyrë të paligjshme në vend janë shtuar.

Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestruan 522 mijë euro të padeklaruar të cilat kishin hyrë mbërritur me tragetin e linjës Durrës-Bari, sot u mësua për një tjetër sasi eurosh që janë bllokuar pasi ishin të padeklaruara.

Sot janë bllokuar 25 mijë euro të cilat janë gjetur të fshehura në një furgon me pasagjerë, ndërkohë 522 mijë eurot e vendosura në 6 qese kishin hyrë në Shqipëri të fshehura në pjesën e sipërme të një autobusit, pranë kondicionerit.

Gazetari Elton Qyno thotë se forma të tilla krijojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për para të krimit të organizuar shqiptar që vepron në shtete të ndryshme të Europës dhe që fitimet e tij kërkon ti investojë në Shqipëri.

“Janë rreth 547 mijë euro. Të dy ngjarjet janë të veçuara dhe po hetohen individë të ndryshëm por linja është e njëjtë. Të dy rastet kanë ardhur nga Bari, Itali, në drejtim të portit të Durrësit dhe nuk dihet ende destinacioni përfundimtar. Është një rast i përsëritur, prej 6-7 vitesh në portin e Durrësit ka fluks të madh të këtyre episodeve, ku persona të caktuara futin sasi parash. Më mediatikja ka qenë rasti i Toyota Yaris me 4.3 milion euro. U pasua me  493 mijë euro të tjera pak muaj më vonë. 

Rastet janë në rritje por të gjitha ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se këto para vijnë nga grupe kriminale që veprojnë në zona të ndryshme të Europës të cilat duke arritur fitime të mëdha qëllimi i tyre është që këto para ti sjellin në Shqipëri dhe ti investojnë në fusha të ndryshme në vendlindje” thotë gazetari.

Qyno tërhoqi vëmendjen se nuk kemi pasur hyrje parash në sasi të tilla përmes pikave kufitare me Greqinë.

“Kanë ardhur nga Norgjegjia, Anglia, Holanda, Belgjika dhe Italia. Nuk kemi pasur ndonjë rast që grupe kriminale shqiptare të kenë futur sasi të mëdha parash nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë. Pavarësisht  se ka mjaft shqiptarë  që merren në territorin grek me aktivitete kriminale sërish të ardhurat e tyre nuk janë aq të mëdha sa të suportohen dhe futen në këtë lloj forme që ne i kemi parë ditën e djeshme dhe sot në Durrës. Të ardhurat më të mëdha të grupeve kriminale janë në Belgjikë, Holandë dhe Angli sepse atje është tregu më i madh i shitjes së lëndëve narkotike” – deklaron Qyno./m.j

Next Post

Ligji që rrëzoi pushtetin 32 vjeçar të Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In