• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si “Berishët”, po justifikojnë betejën kundër SHBA, si një “interes” të SHBA

by Mero Baze
23/06/2021 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioneri shtetëror I zgjedhjeve publikoi sot listën e deputetëve që marrin mandatin nga zgjedhjet e 25 Prillit, duke I dhënë fund zyrtarisht çertifikimit të zgjedhjeve. Nga lista shikohet se Tom Doshi nuk e ka marrë mandatin e deputetit që i takonte për Shkodrën. Pas shpalljes së tij si “person a non grata”, nga SHBA ai duket se ka vendosur të tërhiqet personalisht nga mandati I deputetit.

Një tjetër koleg I tij, Sali Berisha, I cili në të vërtet ka një akuzë me bazë shumë më të gjerë se sa Tom Doshi, jo vetëm që e ka pranuar mandatin, por është zotuar se do ta luftoj tani dy herë më shumë kundër atyre që e kanë futur në listë të zezë.

Pra kemi dy sjellje të ndryshme ndaj një ndëshkimi nga SHBA. Njëri që tërhiqet nga mandati I deputetit dhe tjetri që përdor mandatin e deputetit tashmë për betejë kundër SHBA.

Ironia është se Tom Doshi ka tre mandate në Kuvend dhe sikur ti bënte karshillëk SHBA do të ishte thjesht një betejë e tij personale me SHBA, që nuk I interesonte askujt përveç atij.

Kurse në rastin e Berishës është nga pas partia e parë opozitare e Shqipërisë që ka djegur shanset që ka pasur, nga ndihma dhe mbështetja amerikane për të ndryshuar Shqipërinë në vitin 1990 e më pas.

Rezistenca e Sali Berishës ndaj SHBA dhe betimi I tij se do të dyfishoj luftën kundër saj, është një taksë qëndron mbi Partinë Demokratike sot dhe mbi historinë e saj tridhjetëvjeçare. Më tej akoma beteja e familjarëve të tij që përloten me lot e qurra mbi foto të ish Sali Berishës me president e ministra amerikanë, janë dhe më qesharake, pasi ata duhen të duan të justifikojnë betejën e Berishës kundër SHBA si një interes të SHBA dhe jo si një interes të Sali Berishës.

Pra për herë të parë në botë është shpikur ai që quhet “antiamerikanizmi” proamerikan, që një politikan dhe një parti sulmojnë SHBA për të mirën e SHBA. Dhe kjo sipas berishëve do të vazhdojë derisa SHBA të kuptoj gabimet e saj dhe të korrigjohet për të mirë të saj.

Tani nëse edhe Partia Demokratike imiton familjen Berisha, nëse dhe ata fillojnë e qajnë mbi fotot e Berishës me Bushin e Bejkerin, dhe betohen se do ta ndreqin këtë padrejtësi, atëherë situata nga komike që është tani, do të kthehet në tragjike, pasi do të hyj në një tunel pa dritë, partia më e madhe opozitare në vend, e cila nuk ka më fuqi të përfaqësoj elektoratin e saj I cili realisht është pro Amerikan.

Meqë Berisha nuk ka fuqi të bëj dot aq sa bën dhe Tom Doshi për “partinë” e tij, PD së paku duhet të ketë fuqi ti tregoj se nuk ka ndërmend të vdes si parti e familjes Berishës. Ajo mund të qaj për Berishën , por duhet të qaj për të vajtuar fatin e keq që e ka pas në krye, e jo fatin e mirë që duhet ta heq qafe.

Next Post
“Padia ndaj Blinken mund të kushtojë…”, avokati jep shifrën marramendëse që mund të paguajë Berisha

Të jesh pro-amerikan dhe në gjyq me SHBA-të, njësoj si fitoret e ‘vjedhura’ pas 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In