• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Si Basha po e kërkon empatinë dhe fillimi i fundit i Berishës

by Ben Andoni
18/10/2021 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me firmat e mbledhura pas retorikës së gjatë ardhur nga “Foltorja” e Berishës, tashmë, pjesa që e përkrah ish-kryetarin e PD-së është fare e bindur se mbetet thjesht çështje ditësh kur ky vendim t’i imponohet strukturave të Partisë Demokratike. Më së pari, Kryesisë dhe Këshillit, të cilat kanë tagrin e nevojshëm ta mbledhin Kuvendin (por me miratimin e kryetarit (!)), kurse së dyti militantëve, që gjithsesi duhet ta përcjellin malin me firma në strukturat kryesore të PD-së për miratim. Për fat të keq, struktura statusore që është në PD nuk është vënë ndonjëherë përpara sfidave kaq të mëdha, kurse tashmë Berisha & Co as nuk e llogarisin më fare. Ashtu si ka ndodhur kurdoherë në këto 30 vite. Qesëndia e tyre shtrihet direkt te kryetari Basha, bashkë me anatemat që i derdhen nga çdo anë kryetarit të sotëm apatik, i cili po zgjedh të shpëtojë sërish me…procedurë.  Kjo e ka bërë kryetarin aktual, që mefshtësinë e tij ta shndërrojë në një kërkese empatie nga publiku i gjerë. Nuk ndihet më nga PD-ja. Është i kursyer dhe madje e vlerëson Berishën. Dhe, sidomos po ruan ngarkesën e tepërt nga njerëzit që merren veçanërisht me PD-në, teksa ata po rrëshkasin një e nga një. I vetmi problem mbetet kompleksi i inferioritetit ndaj Ramës, që ky i fundit, megjithatë, ia ka zbutur me retorikën asnjëherë agresive dhe fyese ndaj tij, krahasuar me atë ndaj Berishës dhe të tjerëve. Paradoksalisht, është Basha që në parlament bën të fortin me një retorikë aspak të natyrshme për të, e paçka se arma e tij më e mirë do të ishte ajo që po përdor ndaj Berishës: heshtja dhe fjalët e kuruara.

Basha është duke e peshkuar empatinë ngado dhe kjo falë edhe mbështetjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, që së fundi po mundohet ta qasë sa më shumë, madje deri edhe me begenisjen e delegacioneve amerikane të rangjeve inferiore. E gjitha kjo për t’i kujtuar militantëve pro-Berishë se problemi i tyre dhe i mbështetjes së Foltores është me SHBA-në, ndërsa PD-ja e vërtetë është SHQUP i Bashës. Ndaj, kryetari aktual po mundohet të fitojë sa më shumë nga gabimet e agresionit verbal të kryetarit Berisha, i cili më shumë të përcjell në gabim dhe të kërkon vazhdimisht slogane të reja për të kamufluar pak trashë shqetësimin e vet. Si ajo e linjës së Konservatorëve, që Berisha hodhi më parë; apo e legalizimit të fraksioneve, fakt, që ai vetë nuk e ka përcjellë kurrherë si duhet.

Në të gjithë këtë tollovi, ku strukturat kryesore të PD-së janë të kryetarit Basha, më të humburit po duken njerëzit e thjeshtë të PD-së, ata që kërkojnë një garë reale dhe kandidatura të ndershme dhe me integritet përballë Njëshit demokrat, nëse strukturat do vendosin realisht. Por kjo ka pak gjasa të ndodhi, ndaj mbetet vetëm nëse PD-ja do të dijë t’i anashkalojë kaosit, ku sërish humbësit më të mëdhenj do jenë njerëzit e PD-së dhe mbi të gjitha shqiptarët e thjeshtë, që presin një alternativë të re.

Fillimi i fundit i Berishës është i dështuar që në nisje sepse nuk ka treguar de facto atë që gjithë njerëzit e kuptojnë qartë: shpëtimin e privilegjeve të veta nga të gjithë pasojat e “Non Grata”. Kurse de jure, ngarkesa emocionale që përcjell Berisha kundër beniaminit Basha është qesharake për atë fuqi reale që i dha kësaj kandidature pa emocion dhe kulturën e mjaftueshme politike për të drejtuar një formacion të tillë. Fakti, që në të gjithë këtë proces po paraqiten alternativa është të bën të besosh se: kjo garë është thjesht garë peshkimi empatie dhe jo ndryshim i PD-së. (Javanews)

 

Next Post
Katër kërkesat/ Rritja e çmimeve, qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë. Bashkohen edhe fëmijë

Katër kërkesat/ Rritja e çmimeve, qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë. Bashkohen edhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In