• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

by Ben Andoni
17/06/2021 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk dha dorëheqje, sikurse iu kërkua për moral por jo statur, thjesht zgjati mandatin, duke lënë të braktisur sensin e ndryshimit aq të domosdoshëm në këtë moment të tanishëm të Partisë Demokratike, ku do i duhet të rrugëtojë edhe për katër vjet të tjera në opozitë.

Lulzim Basha me garancinë e madhe që “ka marrë” prej bazës ose më saktë vullneti i infrastrukturës së PD-së për t’i përshtatur zgjedhjet që ai të fitonte, tregon tashmë se Basha e menaxhon PD-në krejt sipas interesit dhe vizionit të vet.

Paçka se në ditët e fundit, deklaratat mediatike të ish-kryetarit Berisha për kthimin në drejtim më shumë kanë treguar shqetësimin e tij për pozicionin personal dhe paralajmërimin për Bashën se gara me të nuk do ishte e lehtë, si çka ndodhur deri më tashmë, me kandidatët që ka rrëzuar kryetari aktual, madje edhe sipas modelit që ia përqeshi Arben Ristani, njeriu që e mbështeti sforcueshëm kundër Ramës për ta sjellë në fuqi në të vetmet zgjedhjet që “fitoi”.

Ngjallja e Berishës me të gjithë ashpërsinë e tij e përmban edhe këtë shqetësim të drejtë ose frikën e arsyeshme se kanakari i tij ka marrë shumë më tepër sesa i takonte porse po e përdor tani pushtetin pacipërisht. Nëse eliminoi sikur të mos ishin asgjë tre kandidatë përballë, me interesa, lidhje dhe shumë gjëra të tjera si atribute çfarë do të ndodhi tashmë me Berishën, që po i rrëshqasin shumë gjëra. Ndaj ish-kryetari i PD-së që e pret një sfidë shumë e madhe në të ardhmen me Drejtësinë që do t’i dimensionojë edhe historinë vetjake po mundohet të kapë te krijesa që e ngriti në një lartësi të tillë dhe mesazhet që vijnë nga deklaratat plot ekuivoke të Bashës. “Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, shprehet Berisha në mënyrë patetike në një video të  publikuar së fundi, por që më shumë tregon se tashmë ai përpjekjen më të madhe e ka te mbështetja reale, që e kërkon te historia.

Por historia e PD-së po bjerret në vitet e gjata në opozitë dhe në zbritjen e elektoratit për qëllime të ngushta. Zgjedhjet e fundit e treguan hapur.

Basha me fuqinë që ka tashmë te PD; me përpjekjen që i duhet në shtator të mbajë formacionin e tij, minierë e vërtetë kamje; për Çështjen “Berisha”; me imazhin që duhet të mbajë para partive simotra evropiane, që do e mbështesin kredon e korrupsionit nga SHBA, e me të cilën përballet Berisha e ka një rrugë të përcaktuar e detyruar se ku duhet të vazhdojë. Aty nuk e pengon askush dhe Rama nuk i zë pritë, përveç se i duhet të bëjë një lëshim të vogël, që ai do ta bëjë kinse i detyruar por fare e natyrshme në karakterin e tij, për ta ndarë udhën me Berishën. Ai do të ndajë udhën e tij me kryetarin historik edhe për të fituar pavarësinë vetanake nën atë tutelë cinike dhe hijerëndë të Berishës. Kjo do jetë fitorja e tij e vetme në këto kohë por edhe justifikimi për të gjitha humbjet e tjera, që janë hiç para distancimit me kryetarin Berisha! Nuk është vonë, që ai të fitojë dhe me këtë humbje jo të vogël për historinë e PD-së, që paskëtaj të krijojë historinë e tij. Atvrasja e Berishës, në fakt, do jetë thjesht, shmangie cinike për të fituar atë që ai nuk e mori dot me staturën e vet. (Javanews)

 

Next Post
Analiza e zgjedhjeve/ Basha nis reformimin e partisë, të premten mblidhet Kryesia

Analiza e zgjedhjeve/ Basha nis reformimin e partisë, të premten mblidhet Kryesia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disajavore kundër Iranit

February 14, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Një i plagosur te kthesa e Kamzës, policia në vendngjarje, dalin detajet e para

February 14, 2026
Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

Nesër derbi i kryeqytetit, Partizani dominon ndaj Tiranës në përballjet direkte

February 14, 2026
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë në stabilitetin rajonal

February 14, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

U certifikua nga NATO, Balluku: Balluku: Korridori 8 i sigurt, infrastrukturë për sigurinë euro-atlantike

February 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In