• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si autokratët përfundojnë në diktatorë?

by Bajram Peçi
07/03/2022 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Popujt duhet t’i trëmben qëndrimit për një kohë të gjatë të një njeriu në pushtet, sidomos yni, që mbajti në shpinë e vuajti diktatura disa dhjetëvjeçarësh, që në të vërtetë ishin sundime të një njeriu. Mund ta ketë pushtetin një parti, por kjo bëhet tej e rrezikshme nëse qëndron po i njëjti person në krye të pushteteve? Dhe nuk përjashtoj në këtë rast as Edi Ramën, të cilit, pa i mohuar ato çka mbërriti gjatë qeverisjes, do jetë fatkeqësi nëse nuk do arrijë të kuptojë se duhet ta lëshojë detyrën e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme. Nuk u shua Shqipëria për një kryeministër tjetër nga radhët e PS-së. Ndryshe do bëhet figurë e urryer!

Historia njerëzore është e mbushur cipazi me sundime të gjata të një personi dhe nuk përbëjnë raste të veçanta. Janë me dhjetra monarki arabe që mbartin gjithë cilësitë e botën e mykur të mesjetës së errët. Ata jetojnë mes vëndeve të civilizuara, të lira, e bëjnë shkëmbime e tregti me shoqëritë e hapura europiane. Janë në marrëdhëje të qëndrueshme falë pasurisë që fsheh nëntoka e tyre. Por kur autokratët dalin përmes zgjedhjeve, siç është rasti i Putinit, sado të jepen argumente se “është vullneti i popullit”, ajo që del më e prekshme, është dyshimi i fortë se shoqëria që i pjell nuk është e lirë. Krijimi i një kulti si ai i Putinit, që ndërronte vëndet president-kryeministër me shokun e ngushtë të tij e pasi u lodh nga këto cirqe qesharake, e ndryshoi kushtetutën për ta bërë qëndrimin të përjetshëm.

Regjimi i Putinit nuk ka ndonjë dallim nga monarkitë absolute, mungon vetëm përkulja e njerit gju dhe puthja e stofit të palëve të pantallonave prej të gjithë atyre rusëve që do i kërkonin takim. Duke e vendosur veten në një lartësi të pakapshme nga qenjet e tjera njerëzore Putini mbron veten. Fidel Kastro ka qenë i pakursyer në këshillat se si të mbrohej prej popullit të tij nga kompllote gjithmonë të mundshme. Përqëndrimi i pushtetit në një dorë të vetme mvishet në Rusi me ushqimin e patriotizmit të masave të squllura ose nacionaliste të verbëra për babushkën Rusi. Shoqëria ruse i është nënshtruar një sistemi autokratik që ka pllakosur si jetën sociale, ashtu dhe atë ekonomike dhe shumë prej të larguarve nuk ngurrojnë të pohojnë kthimin e Rusisë në kushtet e ish Bashkimit Sovjetik.

Sulmi ndaj Ukrainës dhe kërcënimi nuklear që po i bën botës së qytetëruar e shfaq tërësisht atë si një diktator të rrezikshëm. Është Garry Kasparov, ky kampion i madh i botës në shah, por dhe shembull prej kampioni të demokracisë, që “u lutet” udhëheqësve të tjerë europiane t’i japin fund cilësimit të Putinit me emrin “Presidenti Putin”, por ta thërrasin me emrin e vërtetë, “Diktatori Putin“!

Pushteti i pakufizuar mbi 20 vjeçar, si ai i Putinit, është i ndyrë e bëhet i aftë për ta deformuar individin. Rrezikon gjithnjë që pushtetin civil ta shndërroj në diktaturë, madje ushtarake. Zgjedhja e dhënja e posteve të devotshmëve, sejmen e shërbyes ndaj tij, e kthen administratën (siç e ka kthyer) në një instrument të verbër në duart e tij. Këto lloj regjimesh paraqesin rreziqe shumë të mëdha për lirinë e individit, të drejtave civile u humbet kuptimi.

Agresioni fashist i Rusisë ndaj pavarësisë dhe lirisë së popullit ukrainas nuk është se i ka befasuar të gjithë! Shumë politologë, ekonomist e shtetar e kishin parashikuar, ja kishin frikën një ndryshimi drastik. Gjithçka e zhvilluar është parë nga europianët, se si Trampi i fërkoi krahët Rusisë e Putinit; se si Gjermania e forcoi ekonomikisht Rusinë e Putinit, duke i blerë gazin e naftën, që janë arma kryesore e shantazhit ndaj Europës; se si Britania e Londra u pastroi paratë e pista oligarkëve rusë; se si Franca, përpos se është e njohur qasja saj me Rusinë e Serbinë, me gojën e Macron i tha NATO-s se “Ajo (NATO) është në gjendje kome”! Putini, që ua ka kish blerë mëndjen me kohë, u tall gjatë muajit janar e shkurt me të gjithë udhëhëqësit europiane, që i priti dhe i përcolli, duke i gënjyer se nuk do ta sulmonte Ukrainën.

Luksi, nginjja, dhjamosja, pasuria, rehatia dhe shpesh edhe imoraliteti, nuk i kish dhënë mundësinë Perëndimit të shihte pamjen e vërtetë të diktatorit që mbante me dorë të hekurt Rusinë. Idem, si në pragun e rënjes të Romës. Edhe Perandoria Romake, ndërtuesit e korpusit monumental të rregullave e funksionimit të shtetit, ajo që kish ushtrinë më të fortë në botë, nga koha e Trajanit kishin filluar t’i shihnin e vlerësonin perandoritë fqinje, lëvizjet e kombeve “barbare”, si të parrezikshme, deri kur ata e shëmbën atë. Në rastin tonë, tani që shohim të tmerruar se si vriten fëmijët, kur fqinjët e saj të Balltikut dhe Moldavia e shprehin qartë se Putini nuk do ndalet këtu; kur në Ballkan, një synim i hershëm strategjik i Rusisë, popujt jo sllavë rrinë me veshët ngrehur: çdo ndodhë? Kjo, deri në 24 shkurt, kur SHBA dhe Europa e kuptuan së fundmi se në çfarë rreziku e kishin vënë veten e civilizimin, kur panë se gjithë sjellja e Putinit të ndeshte me kokën e nxehtë të një diktatori, panë ngulmimin e tij për kthimin në hartën europiane të kohërave kur Rusia mbante nofkën “Xhandari i Europës”.

Te sjellja ndaj fqinjëve e diktatorit Putin, te krimet ndaj ukrainasve, nuk ka trimëri, por ka arrogancë! Te sjellja e Putinit ndaj Europës nuk ka dipllomaci, por ka palaçollëk!

Next Post
Berisha Meta basha

Basha dëboi Berishën e shkriu PD, por 'ngjizi' në vend të dytë një grupim anti-amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

June 23, 2026
Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

June 23, 2026
Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

June 23, 2026
Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

June 23, 2026
“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

June 23, 2026
Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

June 23, 2026
As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

June 23, 2026
Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

June 23, 2026
Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In