• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shut the F**k Up!

by Ardit Rada
23/11/2020 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Gjithmonë, pa asnjë përjashtim, nuk kam rreshtur së besuari që ne, si shoqëri e komb, pavarësisht stuhive dhe rrufeve antikombëtare, kemi qenë e mbetemi shoqëri e komb me vlera të jashtëzakonshme, që kemi ditur t’ja dalim të mbajmë të papërlyer gjithë çka emri shqipëtar përfaqëson. Dhe një ndër vlerat më të veçanta, më të paprekura dhe që e kam admiruar e përkulur gjithmonë në heshtje dhe gjithë respekt, është kujdesi i pashembullt qe kemi në nderimin e të vdekurve.

Unë jam rritur, siç besoj çdo familje shqiptare, në një ambient, ku çdo individi që gjallonte i trokisnin në vesh pa pushim, kudo, në çdo kohë, vlera të tilla si besa, burrëria, bujaria dhe nderi. Vlera këto qe kanë qenë motivi i çdo frymëmarrje, motivi i çdo zgjimi në ditënisje, me të cilat ngryseshin jo vetëm netët e ftohta buzë zjarrit, por edhe jetët e njerëzve të cilët perpiqeshin me çdo forcë të shpirtit e mendjes ti respektonin ato. Njerëz që jetonin çdo minutë të tyre për këto vlera e shpesh jepnin jetën pa asnjë frikë e asnjë pendim për to.

E e gjithë kjo jetë e shkuar më shpesh se rrallë ndër mundime, vuajtje dhe varfëri për të qëndruar i pathyer e i paepur, në respekt të këtyre vlerave, kishte një moment sublim ku ato nderoheshin posaçërisht. Ai moment ishte vdekja fizike. Ai moment nuk ishte thjesht shuarja fizike e një jete, por çasti monumental i vlerësimit të gjithçkaje që ai person kishte bërë në të gjallë të tij.

Në vendin ku jam rritur, dita e vdekjes ishte një institucion, një institucion i shenjtë, që askush, po askush nuk mund ta imagjinonte të kishte kurajon apo guximin që ta njolloste sadopak atë. Gjithçka ndodhte atë ditë, sëbashku me lotët fisnikë në sytë e familjarëve, ishte shfaqje e admirueshme në përulësi e sjelljes njerëzore në bashkësi. Shihje njerëz pa dallim moshe, feje e krahine, se si në shi e në borë, të lagur e të ftohur, të lodhur e të rraskapitur nga ecja në këmbë me kilometra të tëra, vinim vetëm e vetëm për të nderuar një jetë njerëzore.

Aty ishte gjithçka e paqtë, vetëm heshtje, kokulje, nderim e lot. Hasmërite shuheshin, kontraditat përfundonin, pakënaqësitë nuk kishin zë, politika vdiste, partitë nuk ekzistonin, feja ishte një. Aty kishte vetëm vëllazëri, kishte vetëm dhimbje të perbashkët, sepse secili prej tyre mendonte për të ndjerin, për humbjen e njërit prej nesh, për kontributin që ai dha në lartësimin e virtyteve të përbashkëta tona.

Vdekja është përmbyllje solmne e një jete plot sakrifica e vuajtje, për të qëndruar i palëkundur në besimin e këtyre virtyteve. Vdekja është momenti sublim ku behet ky bilanc. Njerëzit vinin nga ana e anës, pa pyetur për motin, për moshën, për financat, për largësinë, për hallet dhe vuajtjet e tyre, për të lartësuar me nderim jetën e një njeriu të ndershëm, bujar, fisnik e të besës, që i humbi shoqërisë.

Në shoqërinë ku jam rritur nuk ka pasur kurrë një të humbur më shumë, por një qytetar të mbarsur me vlera, të cilat nderoheshin dhe respektoheshin nga një fshat i tërë e shpesh nga një qytet i tërë. Askush, po askush nuk mund të ikte nga kjo botë pa nderime.

Gjithkush, po gjithkush do e shfaqte mënyrën e tij të kontributit, që çdo nderim të bëhej siç duhet. Dikush duke bluajtur kafenë, dikush duke e shërbyer atë, dikush duke mbajtur zjarrin ndezur per miqtë, dikush duke shtruar fyerin ku flinin miqtë, dikush duke i pritur miqtë e nderuar ata, dikush duke shërbyer ujë e ushqim, dikush duke djersitur e hapur varrin e të ndjerit, dikush duke hedhur mbi shpatulla arkivolin e të ndjerit e të gjitha këto ishin nga shoqëria. Ishin kontributet e bashkëqytetarëve të të ndjerit, që jepnin gjithë bujari e zemër të bardhë gjithçka mundnin, që familjarëve t’ju lehtësohej dhimbja e të ndjerit ti shkonte shpirti në paqe.

Lulzim!

Kjo është ajo me të cilën jam rritur unë dhe jam i sigurt edhe ti, por edhe çdo shqiptar. Nuk ka shqiptar e bir shqiptari, që i thërret vetes ashtu, kur i permendin të vdekurin të mos i tronditet shpirti e të mos i sëmbojë zemra. Sepse Lulzim, nuk kemi qenë kurrë aq shumë e nuk kemi qenë kurrë aq qyq, sa për të mos vlerësuar çdo jetë që ikën si shkuljen e një pjese tonën. Asnjë shqiptar e bir shqiptari, nuk luan me të vdekurit e nëse do të vijosh ti thuash vetes shqiptar, as ti mos e bëj. Boll me këtë batare antishqiptare. Na e lër këtë vlerë të pacënuar.

Të lutem, mos hidh dyshime në këtë tipar tonin të shenjtë, të cilit akoma nuk i është hequr shenjtëria ndër ne. Boll vlera kemi çshenjtëruar, mos tento t’na e çshenjtërosh edhe këtë. Ke mjaft me çfarë të merresh, mos u merr me të vdekurit, pasi ata ndër ne nuk numërohen, por nderohen në atë mënyrë që vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë. Unë nuk e di kush mendje djallëzore t’a futi në kokë, por di që mendja jote rrëshqiti në atë pikë sa mundi ta artikulojë publikisht. Mos e bëj më!

Nëse do e bësh, në vend të votave do marrësh mallkimet e çdo shqiptari të cilit i ka mbetur një pikë gjaku ndër deje.
Mbylle këtu e mos na lëndo më tutje. Na ka rënë nje gjëmë e perbashkët, e cila nuk po na lejon t’i nderojmë njerëzit tanë ashtu siç ata e meritojnë dhe ne dimë t’a bëjmë. Jemi në një gjëmë, ku po përcjellim përditë shqiptarë të mirë, ku përditë lexojmë ndonjë status që njofton humbjen e një jete shqiptari. Jemi në të njëjtin mort, o Lulzim.

E në një mort flitet me kujdes, flitet vetëm me respekt e kërkohet vetem të bësh ndonjë punë në shtëpinë ku ka rënë mort. Ka vetëm qetësi e vetëm kujtime për të vdekurin e nderim për atë. Ata janë nga Tirana, janë nga Shkodra, Vlora, Dibra, Mirdita, Permeti, Korça, Gjirokastra, Prishtina, Tetova, Tuzi e Presheva. Ata janë demokratë e socialistë, musliman, katolik, ortodoks e bektashinj, ata janë shqiptarë të mirë. Lerna t’i vajtojmë, t’i vlerësojmë e t’i nderojmë siç vetëm ne shqiptarët dimë ta bëjmë.

Një herë të vetme, të paktën këtë herë, të lutem, SHUT THE F**K UP!

Next Post
A duhen dezinfektuar sipërfaqet për shkak të Covid? Mësoni përgjigjen…

A duhen dezinfektuar sipërfaqet për shkak të Covid? Mësoni përgjigjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

May 13, 2026
Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

May 13, 2026
Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

May 13, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Përse Veliaj e zotëroi tërësisht hapësirën publike për një javë

May 13, 2026
Putin lëshon “djallin”, raketa do të godasë deri në 35 mijë kilometra

Putin lëshon “djallin”, raketa do të godasë deri në 35 mijë kilometra

May 13, 2026
Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

May 13, 2026
Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

May 13, 2026
Mijëra bileta dhe abone false, 8 persona në pranga, mes tyre edhe pronari i “Unazës”

Miratohet kompensimi i naftës për transportin publik, masa nis zbatimin nga muaji mars

May 13, 2026
Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatë babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatë babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

May 13, 2026
Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In