• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuplakë nga Gjermania: Nishani ndjek vijë partie, Ajazi bën shantazh, Llalla mbyll dosjet

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania u ka dhënë një goditje të fortë Presidenti Bujar Nishani, Visho Ajazit dhe Adriatik Llallës. Raporti i Fondacionit gjerman Bertelsman për vitin 2016 i cilëson si mjaft problematikë dhe se kanë shpërdoruar pozicionet në të cilat janë zgjedhur. Indeksi i transformimit i Fondacionit Bertelsman është një instrument i besueshëm dhe i vlerësuar në të gjithë botën, i cili vlerëson statusin e demokracisë, ekonomisë dhe menaxhimit politik në 129 ekonomi në të gjithë botën. Konkretisht, për Presidentin Nishani, raporti thotë se ai vijoi të ndjekë të njëjtën linjë politike me PD-në edhe pas zgjedhjes si kreu i shtetit. Konstatohet gjithashtu se Nishani është përplasur disa herë me mazhorancën aktuale duke i kthyer disa ligje për rishqyrtim.

“Zgjedhja e Bujar Nishanit, nga rrethet e brendshme të PD, si President i vendit ishte një goditje madhore që Presidenca të mbetej një nga institucionet e pavarura të vendit. Pas ardhjes në zyrë, Presidenti i ri ndoqi linjën politike të ish-mazhorancës duke zëvendësuar shumë liderë të institucioneve kushtetuese”, thuhet në raportin e Fondacionit Bertelsman, i bërë publik nga “SOT”. “Profili politik i Presidentit krijoi një marrëdhënie të vështirë me mazhorancën e re. Ai ka përdorur veton kundër iniciativave ligjore, duke përfshirë dhe reformën e rëndësishme Administrative Territoriale, të nisur nga mazhoranca. Pozitat e Presidentit duket se janë në linjë me familjen politike që e solli në post, duke penguar çdo pretendim për një rol “të pavarur” si simbol i unitetit kombëtar të vendit”, thuhet më tej në raport.

Raporti për Visho Likën

Nuk mungojnë as akuzat për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika, i cili mban këtë detyrë si i zgjedhur nga Partia Demokratike. Konstatohet se Lika ka përgjuar persona të ndryshëm dhe më pas këto përgjime i ka përdorur për shantazhe. Po ashtu, ai është akuzuar edhe për përgjime ndaj Edi Ramës dhe Ilir Metës. “Kreu i shërbimeve informative shtetërore u zëvendësua shpejt nga Visho Ajazi, një tjetër anëtar përfaqësues i PD dhe mjaft i kontestuar në shërbimet sekrete gjatë viteve të trazirave 1997. Një raport parlamentar në vitin 2014 tregonte se pak pas emërimit të Visho Ajazi Likës, shërbimet e sigurisë kanë përgjuar një listë personash të ndryshëm dhe më pas përgjimet janë përdorur për presione dhe shantazhe”, thekson raporti i fondacionit gjerman. Në fakt kreu i SHISH-it vazhdimisht është akuzuar edhe nga mazhoranca që qeveris aktualisht vendin se jep informacione në mënyrë të vazhdueshme tek ish-kryeministri Sali Berisha duke mos i ndërprerë raportet me të.

Dosjet e korrupsionit në gjyqësor

Raporti i fondacionit gjerman nxjerr në pah edhe disa kritika të cilat lidhen me korrupsionin në sistemin gjyqësor, që vazhdimisht ka qenë një problem shqetësues për të gjithë institucionet ndërkombëtare. Theksohet gjithashtu edhe roli i kryeprokurorit Adriatik Llalla për të cilin thuhet se ka mbyllur dosjet e korrupsionit. “Duke parë lidhjen e ngushtë mes politikës e strukturave gjyqësore, zyrtarët që thyejnë ligjin rrallëherë hetohen dhe thuajse asnjëherë nuk dënohen. Shqipëria ka një ecuri shumë negative në hetimet për abuzimet me detyrën, veçanërisht kur është fjala për politikanët e lartë. Dështimi i gjyqësorit në dhënien e drejtësisë u demonstrua në proceset e politikanëve të lartë për abuzime me detyrën. Në një prej rasteve më të kontestuara, atë të vrasjeve të 21 janarit nga Garda e Republikës, gjyqësori raportohet të ketë injoruar prova të sjella nga FBI”, thuhet në raport.

Sot/d.i.

Next Post

Ronaldo: Unë jam fajtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In