• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumica tërheq draftin e ekspertëve, Llallës nuk do t’i ndërpritet mandati

by Java News
08/01/2016 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tryeza për reformën në drejtësi pritet të mblidhet bazuar vetëm në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Mësohet se në takimin me dyer të mbyllura që po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit mes ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin dhe ekspertëve të PS-së dhe PD-së, shumica ka tërhequr draftin që propozonte emërimet në gjyqësor me 84 vota.

Tërheqja e draftit nga maxhoranca pritet të rikthejë në tryezë ekspertët e PD-së të cilët kishin bojkotuar diskutimet duke kundërshtuatr draftin paralel. Të djathtët kërkuan zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Sikurse raportojnë edhe mediat, puna për draftin e Reformës në Drejtësi do të nis nga fillimi sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias duke u bërë e ditur se ekspertët do të mblidhen gjatë orëve të pasdites. Një nga pikat ku është rënë dakord, mësohet të jetë propozimi i opozitës sipas së cilës Prokurorit të Përgjitshëm të mos i ndërpritet mandati me nisjen e Reformës.

Përfaqësuesit e PD-së u tërhoqën tre ditë më parë nga tryezat e diskutimit me argumentin se maxhoranca nuk po  reflektonte për çështjen e përdorimit të 3/5 të votave në emërimin e drejtuesve të disa institucioneve të larta të drejtësisë.

Sipas tyre, shumica me 3/5 e kap sistemin dhe është një zgjidhje e atakuar dhe nga Komisioni i Venecias. Ekspertët e djathtë jane te mendimit se kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm mbi bazën e kompromisit politik midis drejtuesve kryesorë të politikës në vend.

Gjithashtu, gjatë mesditës së sotme, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi ekspertët e Partisë Demokratike që t’i rikthehen tryezës së diskutimit për draftin e reformës në drejtësi, duke kërkuar nga palët që të ruajnë konsensusin e arritur deri tani. “Ju kërkoj të rikthehen në tryezën e ekspertëve dhe të mos vetëpërjashtohen për një ose disa çështje të caktuara.  I ftoj që ta ruajmë këtë frymë bashkëpunimi në frymën e opinionit të Komisionit të Venecias”, u shpreh sot Meta.
Axhenda politike ka vijuar me një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit, Bujar Nishani.

Next Post

Sulmi kundër bazës turke, Erdogan: 18 xhihadistë të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

“Unë dhe vëllai im Thaçi”, ish-Presidenti i Kosovës kujton takimin e 16 viteve më parë me Erdoğan-in

November 3, 2026
Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

Hapen dosjet në Hungari! Ish-kryeministri Orban: Refuzova të bëhesha informator i shërbimeve sekrete komuniste

November 3, 2026
Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

Katër ndryshimet që mund të sjellë në politikën e jashtme amerikane fitorja e demokratëve

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

Arrestimi i nxënësve në Mal të Zi, si qëndron e vërteta? Flet babai i njërit prej djemve

November 3, 2026
Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

Ministria e Mbrojtjes jep informacion për rrethanat e plagosjes së ushtarit në Bazën Ajrore të Kuçovës

November 3, 2026
Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In