• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë zhurmë për asgjë

by Altin Ketro
08/07/2021 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Partia Demokratike po e përjeton në mënyrë dramatike zgjedhjen e re nga mazhoranca socialiste të kryetares së Autoritetit të Mediave Shqiptare (AMA), zonjës Armela Krasniqi. Ajo vjen në këtë detyrë pas drejtimit të suksesshëm dhe pa asnjë kontestim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Zonja Krasniqi, nuk është ndonjë emër i njohur në opinionin publik, përveçse atë mediatik. Nëse do intervistoheshin njerëz të rastësishëm anembanë Shqipërisë, përfshi edhe në kryeqytetin Tiranë, se çfarë ju kujton emri i saj, të gjithë, pa diskutim, do të ngrinin supet e do përgjigjeshin njëzëri: Nuk e njohim, s’e dimë cila është, etj., etj.

Ky është një shembull shumë domethënës për të treguar se zonja Krasniqi, pavarësisht se shumë vite më parë ka qenë përkohësisht zëdhënëse e kryeministrit Rama (edhe këtu daljet në TV i ka pasur të pakta), ajo nuk ka treguar për asnjë çast protagonizëm në publik në ballafaqimet pozitë – opozitë.

Nuk gjen deri më sot asnjë prononcim të saj, qoftë edhe tërthorazi, as kundra opozitës e as pro qeverisë. Bile, personalisht kam vite që as e kam parë nëpër kronika televizive, qoftë edhe si e ftuar në evenimente të ndryshme të mediave, të selive diplomatike, etj., edhe nëse ka qenë prezent në to. Në evenimentet politike jo e jo.

Sa së sipër, si është e mundur që një zonjë që ka qëndruar kaq shumë e tërhequr nga mediatizimi i figurës dhe emrit të saj, të marrë mbi shpinë një sulm kaq brutal nga selia e PD-së?!

Më vjen çudi me delegacionin e BE-së dhe prezencën e OSBE-së, që bien në nivelin e ankesave qesharake të PD-së, e cila u kërkon të bëjnë ndërmjetësin tek mazhoranca që ajo të mos e kalonte emrin e zonjës Krasniqi.

Nëse do kishte kuptim kjo kërkesë e PD-së për BE e OSBE, do të ishte vetëm në rast se më 25 prill opozita do të ishte shpallur fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe Kuvendi i Shqipërisë që i mbylli punimet më 7 korrik, moralisht nuk i takonte ta zgjidhte kryetarin e ri të AMA-s, por duhet t’ia linte legjislaturës së re në shtator.

Sipas ligjit, kryetari i AMA-s zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve, pra duhen së paku 71 vota. Edhe në Kuvendin e ri, mazhoranca socialiste zotëron shumicën prej 74 mandatesh. Pra, për çfarë arsye duhet të shtyhej 2 muaj zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s?!

Shumëkush do të përgjigjej: Për konsensus pozitë – opozitë. Të më ndjeni, por më 25 prill, populli nuk vendosi për konsensus. Këtë fjalë “magjike” ai e la kur bëhet fjalë për ligje me shumicë të cilësuar. Por për ligje apo emërime që kërkojnë shumicë të thjeshtë votash, populli mandatoi Partinë Socialiste.

Po edhe sikur për një moment të marrim të mirëqenë se do ta zgjidhnin me konsensus kryetarin e ri të AMA-s, pyetja që lind është: Çfarë kupton me konsensus Partia Demokratike? Për ata që e njohin në vijueshmëri historinë e saj, kjo parti jo që nuk e njeh fjalën “konsensus”, por konsensusi për të janë vetëm emrat që janë pro saj dhe kundër palës tjetër.

Meqë jemi tek rasti i AMA-s, çfarë shembujsh na jep PD-ja kur ka zgjedhur me votat e saj kryetarët e mëparshëm të AMA-s? A e ka pyetur ajo dikur opozitën socialiste kur vendoste në krye të AMA-s, figura politike pranë PD-së?! Nuk dua të përmend emra të veçantë, se nuk kam asgjë me ta, por kush e di cilët e kanë udhëhequr dikur AMA-n, e dinë që ata kanë qenë pranë PD-së.

Po kur PD-ja zgjodhi dy presidentë republike gjatë periudhës 2007 – 2012, mos vallë u ul në tryezë me opozitën socialiste për ta pyetur a është dakord me emrin që formalisht do të përfaqësonte “unitetin e popullit”?! Absolutisht jo. Zgjodhi herën e parë numrin 2 të PD-së, dhe herën e dytë, ministrin e saj të Brendshëm.

Sërish lind pyetja: Po mirë, pse ka vepruar kështu PD-ja, mos vallë duhet ta kopjojë edhe PS-ja? Është bërë traditë që kur PD-ja është në pushtet, i shkon përshtat që sa herë zgjedh përfaqësues në institucionet e larta shtetërore, i vendos vetë pa pyetur për opozitën dhe ky quhet normalitet demokratik. Kur është PS-ja në pushtet, i shikohet me lupë çdo emërim dhe duhet doemos të ketë konsensus me PD-në.

Kjo nuk shkon më. Një mazhorancë duhet të ketë përgjegjësinë në çdo aspekt të jetës politike. Kjo përgjegjësi më pas përkthehet në kërkesë llogarie kur gabon, ose në duartrokitje kur ka sukses.

Zonja Krasniqi ende nuk është ulur në karrigen e kryetarit të AMA-s dhe paragjykimi ndaj saj po kalon nivelet e absurdit. Se si do e drejtojë ajo AMA-n, me profesionalizëm apo me militantizëm, këtë do ta tregojë koha. Po sido që të ndodhë, faqja e bardhë ose turpi nuk do të jetë i zonjës Krasniqi, por i mazhorancën socialiste që i besoi detyrën. Kurse detyra e opozitës është vetëm të monitorojë punën e zonjës Krasniqi e të bëjë denoncime publike kur konstaton shkelje. Çdo gjë tjetër mbetet thjesht, “shumë zhurmë për asgjë”.

Next Post
“Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale”/ OBSH: Ende larg fundi i pandemisë, pabarazi në shpërndarjen e vaksinave

“Pandemia është në pikë kulminante për shkak të vaksinimit të pabarabartë”/ Paralajmërimi i kreut të OBSH: Rihapja dhe lehtësimi i masave të behet gradualisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

Spy story e Vlorës: Nga romancë kthehet në triller

September 24, 2026
UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

UEFA Nation League/ Statistikat e kuqezinjve, Shqipëria bilanc pozitiv me Bjellorusinë!

September 24, 2026
Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

Vizita shtetërore e Xi Jinping në SHBA, presidenti kinez mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump dhe Melania (VIDEO)

September 24, 2026
BE shpenzon tre herë më shumë për importet nga Kina sesa për eksportet e bllokut -

BE propozon zhbllokimin e 4,2 miliardë eurove për Hungarinë

September 24, 2026
“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com