• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më shumë strehëzave për gratë e trafikuara dhe mbështetje qëndrave sociale”

by A R
04/12/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se po përgatiten ndryshimet në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare” për të forcuar masat parandaluese ndaj dhunës në familje.

“Nisur nga nevoja për harmonizimin e legjislacionit Shqiptar me atë të Bashkimit Evropian; përputhshmëria me standartet e Konventave ndërkombëtare, por për së pari, dhe mbi të gjitha, në përgjigje të rasteve të shtuara të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, rishikimi i këtij ligji lindi si një domosdoshmëri për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjithashtu se, ka nisur procesin e konsultimeve publike me te gjithe aktoret për ndryshime për në përputhje me Konventën e Stambollit, Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj grave.

“Ne do të vijojmë punën, sidomos për adresimin e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, paralelisht me nismat që synojnë rritjen e mirëqënies për gratë dhe vajzat në Shqipëri. Do të vijojmë mbështetjen dhe forcimin e strehëzave për gratë dhe viktimat e trafikimit si dhe ngritjen dhe mbështetjen e qëndrave sociale në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe organizatat e shoqerisë civile”, tha Manastirliu.
Sa i përket shërbimeve në territor, viktimave të dhunës ju ofrohen shërbime në familje, në strehëzën kombëtare si dhe ato rajonale. “Shërbimet e ofruara në Strehëzën Kombëtare për viktimat e dhunës në familje kanë ardhur duke u rritur dhe kjo duket dhe në numrin e grave të cilat janë riintegruar pas marrjes së këtyre shërbimeve në strehëz. Vetem gjatë  këtij viti  kanë marrë shërbime në strehëz 35 gra, nga këto 30 janë të integruara. Po të bëjmë një krahasim me 2013 eshte trefishuar numri i grave qe jane riintegruar duke u punesuar. Gjithashtu nga programet e strehimit social janë mbështetur me bonus qeraje 13 raste kundrejt 0 Gjithashtu nje pune e konsiderueshme është bërë duke miratuar standartet e ofrimit të shërbimit në lidhje me Linjës kombëtare të këshillimit për viktimat e dhunës  në  familje. Në numrin 116 /117 gjate periudhes Janar – Nentor 2017 ne Linjen Kombetare te Keshillimit jane pritur 1489 telefonata dhe jane kryer 636 seanca keshillimi balle per balle. në vitin 2013”, u shpreh Ministrja.

Aju theksoi gjithashtu se, duke qenë të vetëdijshëm se arsimimi i grave e vajzave është një nga kushtet kryesore për të luftuar fenomenin e dhunës, janë mbështetur për tu arsimuar nga Strehëza gjatë këtij viti 3 gra përfituese ku njera po ndjek studimet e larta dhe 2 arsimin e mesëm; si dhe kurse të formimit profesional 3 përfituese të tjera, në mënyrë që ta kenë më të lehtë riintegrimin pasi të dalin nga Strehëza.
Një pune e konsiderueshme është bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke miratuar standartet e ofrimit të shërbimit në lidhje me Linjës kombëtare të këshillimit për viktimat e dhunës  në  familje. Në numrin 116 /117 gjate periudhes Janar – Nentor 2017 ne Linjen Kombetare te Keshillimit jane pritur 1489 telefonata dhe jane kryer 636 seanca keshillimi balle per balle.
Next Post
Brexit përçan krejtësisht qeveritarët britanikë

Nuk ka marrëveshje Bruksel-Londër për BREXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In