Kryeministri Rama u pyet në konferencën e kësaj të marte me gazetarët lidhur me datën e vaksinimit masiv të qytetarëve, teksa theksoi se do të kemi shumë shpejt mundësinë të “marrim frymë lirisht”.
Ai u shpreh besimplotë që po punohet me ambicienqë sezoni veror të jetë i lehtësuar nga kjo situatë pandemike.
“Për këtë temë po flas çdo ditë dhe nuk di ç’domethënë a ka një datë për të të filluar vaksinimin masiv, kur këtu bëhet fjalë në radhë të parë për të siguruar një sasi dozash që garantojnë një fushtatë masive, çdo ditë vaksinimi.
Për sa kohë kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri, data që ju më kërkoni mua është muhabet, të hedhim fall. Unë jam besimplotë që ne do të kemi shumë shpejt mundësinë të marrim frymë krejt lirisht dhe të fillojmë një vaksinim intensiv me ambiencien që sezionin veror ta kemi shumë më të lehtësuar nga pesha e zinxhirit të infektimeve. Për datë më vjen keq por…”
/a.r