• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se 50 mijë shqiptarë të Maqedonisë pa shtetësi

by Java News
27/03/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra shqiptarë vazhdojnë të jenë pa nënshtetësinë e Maqedonisë dhe ky problem vazhdon të heshtet, edhe para diplomatëve të lartë të BE-së, me pretendimet se është harmonizuar ligji për shtetësi sipas standardeve evropiane

Mbi 50 mijë shqiptarë vazhdojnë të jenë pa shtetësi dhe kryesisht pa te kanë ngelur të gjithë ata që janë lindur në Maqedoni dhe jetojnë me dekada të tëra, ndërsa pas periudhës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe në fillimet e pavarësimit të Maqedonisë janë gjetur jashtë vendit. Kjo kategori e qytetarëve përbëhet kryesisht nga shqiptarë që për mbi 50 vite e më tepër jetojnë në Maqedoni, por që kanë origjinë nga zonat e tjera shqiptare nga Kosova, Lugina e Preshevës apo ish-republikat e tjera jugosllave. Një shifër e tillë e përafërt jepet edhe nga ekspertë dhe avokatë që janë marrë me lëndë të tilla, të cilët theksojnë se kjo problematikë po ndjekë dhe ka vënë në hallë shumë familje shqiptare, por që tashmë ato janë lënë në harresë totale, njofton agjencia e lajmeve INA.

Eksperti për çështje juridike, i njohur si ish-avokat që është marrë me problematikën e tillë, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar kohë më parë se për shqiptarët në Maqedoni çështja e nënshtetësisë është e politizuar, ndërkohë që sipas tij edhe Ligji mbi shtetësinë i takon grupit të ligjeve diskriminuese, meqenëse parashikon shumë kushte dhe formalitete për rregullimin dhe fitimin e nënshtetësisë së Maqedonisë.

“Bie në sy se prej gjithë kushteve dhe formaliteteve që kërkon Ligji për shtetësinë, një prej tyre është tepër rigoroz. Fjala është se në procedura administrative për fitimin e shtetësisë e cila zhvillohet në MPB, në procedurë involvohet edhe sigurimi shtetëror i cili duhet të jep mendim paraprak”, ka theksuar eksperti Osman Kadriu.

Sigurimi shtetërorë sipas tij, për shumë kandidatë shqiptarë ka dhënë mendim negativ në procedurë duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të dhënë një mendim dhe vlerësim.

”Në atë procedurë kemi pasur raste që të kemi edhe shpërdorim të pozitës dhe tejkalim të autorizimit zyrtarë” thotë eksperti i jurisprudencës Kadriu, përcjell gazeta shqip.

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit vijnë në pushime me pasaporta të huaja, gjermane apo belge, të cilët thonë i marrin pa asnjë problem, pas plotësimit të kushteve të vendqëndrimit prej tre deri në 7 vite.

a.ç

Next Post
U godit me shufra hekuri nga shqiptarët, vdes 20-vjeçari italian

Masakruan me leva për vdekje të riun, politikanët italianë: Tufë kafshësh shqiptarë, të kalben në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com