• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë

by Preç Zogaj
17/08/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Për të shkuar në bregdetin jonian të Shqipërisë nuk ka më një e dy, por një hartë rrugësh me akse dhe degëzime të shumta. Bypass-i i ri i Vlorës, kalimi përmes fshatrave të hinterlandit të krahut verior që përfundon në Qeparo, rruga e re Kardhiq-Delvinë që shkurton me rreth 45 minuta shkuarjen në Sarandë-të gjithë këto dhe segmente të tjerë më të vegjël e kanë bërë më të shpejtë e më komod udhëtimin me makinë drejt Rivierës së Bregut, destinacioni turistik nga më të mrekullueshmit që ka Shqipëria, drejt Sarandës që nuk është më e largët, drejt vetë Vlorës dhe ansamblit të adresave të njohura turistike në bregdetin e saj, ku torturën e deridjeshme të trafikut të mbingarkuar po e merr harresa.

Për arsye që mbeten për t’u studiuar, “revolucionit” në infrastrukturë nuk i është përgjigjur këtë vit shtimi i numrit të pushuesve. Në të kundërtën, numri i tyre është shumë më i vogël se vitin e shkuar. Mund të konstatohet me sy, por ta thonë edhe vendasit, pronarët e lokaleve, operatorët turistike, të cilët flasin për një rënie deri gjysmë përgjysmë të turistëve. Institucionet i kanë me siguri shifrat reale, por gjendja “shih dhe shkruaj” flet vetë. Kujtimi, një sipërmarrës në plazhin e Livadhit thotë se këtë vit Bregun e ka tradhtuar Tirana. “Tirana është baza e turizmit këndej. Pastaj vinë kosovarët, të huajt”, shton ai. Në dijeninë e tij çmimet nuk se kanë fluturuar, siç thonë disa media. Janë rritur pak, por jo aq sa të justifikojë këtë gjendje, shton, duke treguar rreth gjashtëdhjetë për qind të çadrave bosh në një zonë ku “para një viti, fiks në këtë periudhë, nuk gjeje çadër pas orës dhjetë”.

Pohimin e tij për çmimet patën rastin ta konstatojmë në dy restorante në Livadh ku çmimet, në përgjithësi, ishin normale. Madje, për habinë tonë, për pjatat me bazë peshkun dhe prodhimet e detit, ishin befasishëm më të lira në raport me çmimet e zakonshme në qytetet e tjera të bregdetit. Një pronar restoranti, Andoni, na tregoi xhiron e ditës, duke e krahasuar, sipas shënimeve të tij, me të njëjtën ditë të gushtit të shkuar. Mbi katër herë më e vogël xhiroja e këtij viti. Ai ia vinte gishtin rritjes së çmimit të karburantit.

Gjithkush ka një shpjegim, ku nuk përjashtohet jehona e shembujve negativë në lidhje me spekulimet me çmimet, cilësinë e shërbimit apo sjelljes brutale të ndonjë pronari me klientët-shembuj që vërtetë janë përjashtime, pavarësisht dëmit që bëjnë kur amplifikohen.

Ngjan paradoks që ndërsa ka më shumë rrugë, ka shumë më pak pushues. Analiza realiste e shkaqeve do të tregojë nëse kjo gjendje ka lidhje vetëm me këtë vit apo reflekton një problematikë më komplekse, të shtrirë në kohë. Sfidat e turizmit nuk mbarojnë me rrugët.

Ndërkohë në bregdetin veriperëndimor të vendit, më konkretisht në Shëngjin dhe në Tale, kemi një fotografi të përkundërt me këtë që treguam më lart: një fluks të madh pushuesish dhe rrugë si gryka shishesh që vazhdojnë të jenë çmimi i torturës që duhet të heqin rëndom ata që vinë për të shijuar plazhet e Shëngjinit dhe Tales.

Prej katërmbëdhjetë vitesh, kur kanë qenë bërë investimet e para për zgjerimin modest të një pjese të rrugës së Shëngjinit, nuk është vënë më dorë në të. As për të përfunduar pjesën e mbetur të zgjerimit modest, rreth dy kilometra të gjatë, që banorët dhe pushuesit e quajnë “gryka e shishes”. Pale për të hapur rrugë të reja. Një çudi e çudive se si mund të neglizhohet në këtë shkallë dhe kaq gjatë infrastruktura që lidh rrugën kombëtar me dy nga zonat më të preferuara e me të mëdha të turizmit kombëtar. “Si me ta ba për inat” , thonë një shprehje e zonës.

Kur kam shkruar për këtë temë gjatë viteve të mëparshme kam pas menduar se vështirësitë për të hyrë e për të dalë nga Shëngjini dhe Talja do të kenë si pasojë uljen e konsiderueshme të numrit të pushuesëve nga Kosova, Diaspora, Maqedonia e Veriut, Tirana e rrethet e prapatokës. Fatmirësisht, ky parashikim nuk më ka dalë as këtë vit të krizës globale . Pushuesit,“si për inat edhe ata”, thotë me humor Doda, një sipërmarrës i suksesshëm, “kanë vazhduar të vinë e t’i mbushin hotelet tona”.

Nuk ka dyshim se po të ndërtoheshin rrugë të reja, që t’u përgjigjen në cilësi dhe gjerësi potencialeve turistike të bregdetit Shëngjin-Tale, numri i turistëve do të ishte shumë më i madh. Lezha i meriton. Lezhës i takojnë.

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Një humbje jete sot nga Covid në Shqipëri, MSH: 445 infektime të reja dhe 401 të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com