• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shumë pranë luftës, forcat speciale të NATO-s stërviten 150 kilometra larg Ukrainës

by A R
11/05/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat speciale të NATO-s, mes të cilëve edhe ato amerikane Navy SEAL, po zhvillojnë një stërvitje të madhe ushtarake në Detin e Zi, rreth 150 kilometra larg Ukrainës, ku lufta vijon prej gati 3 muajsh.

Një pjesë e misionit të trupave amerikane është çlirimi i një anijeje të marrë peng. Në stërvitje po marrin pjesë edhe forcat speciale rumune. Edhe pse gjithçka është një inskenim, bllokimi i rrugëve detare të tregtisë në Detin e Zi është diçka reale, sidomos që prej shtimit të forcave ruse në brigjet jugore të Ukrainës.

Lufta ka mbërritur shumë pranë zonës ekonomike ekskluzive të Rumanisë, në ishullin e Gjarprit, që ndodhet vetëm 45 kilometra larg brigjeve rumune. NATO thotë se është përpjekur të ndihmojë Ukrainën, që nuk është pjesë e aleancës, ndërkohë që synon të mos lejojë përhapjen e konfliktit edhe në territore dhe shtete të tjera.

“Këto ushtrime janë edhe më shumë të rëndësishme tani”, thotë për CNN një oficer komandues, emri i të cilit nuk publikohet për arsye sigurie. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të tregojmë se nuk kemi frikë”.

Në këtë stërvitje përfshihen 30 shtete dhe më shumë se 3300 efektivë të forcave speciale. Në vitet e kaluara, në të kanë marrë pjesë edhe forcat ukrainase, edhe pse nuk janë pjesë e NATO-s, ndërsa Rusia, thuajse gjithmonë dërgon mjete dhe trupa pasi ftohet si vend vëzhgues.

Stërvitje të ngjashme, trupat e NATO-s kanë realizuar këtë vit edhe në veri të Norvegjisë, ku sërish Rusia ishte e ftuar si vëzhguese, por zgjodhi të mos merrte pjesë.

/a.r

Next Post
Dhunoi vjehrrin, arrestohet 39-vjeçarja në Tiranë pas denoncimit

Burrë e grua rrahin njëri-tjetrin, 28-vjeçarja dhunon dhe kunatin. U qëllua me dorezë metalike në kokë, një 39-vjeçar rëndë te Trauma.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In