• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë në opozitë duhet të ndjekin shembullin e Ilir Metës

by Ervis Iljazaj
12/03/2025 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Nga burime të ndryshme gazetareske thuhet se Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të kandidojë në Tiranë, jo për në vend të sigurt, pra në 12 emrat e parë, por në listat e hapura. Ky është një akt për t’u përshëndetur dhe tregon një kurajo politike të Metës. Duke shtuar dhe pozitën ku gjendet, akti është edhe më shumë për t’u përshëndetur. Ilir Meta nëse do të kandidonte në lista të sigurta do të zgjidhej deputet dhe me shume gjasa do të dilte nga paraburgimi ku ndodhet dhe do të fitonte lirinë. Mirëpo, fakti që vendosi të jetë në lista të hapura, ku askush nuk është i sigurt tregon një mesazh politik që kërkon të japë.

Këtë gjë, në fakt, duhet ta ndjekin shumë personazhe në opozitë. Nga ato që fliten lart e poshtë në Tiranë, lista e mbyllur e Partisë Demokratik do të jetë e përbërë nga njerëz me peshë dhe me një karrierë të gjatë politike. Emra si Edi Paloka, Flamur Noka apo Albana Vokshi e të tjerë do të jenë në listat e sigurta.

Nga një parti e cila ka 12 vite në pushtet dhe që kërkon të bëjë rotacionin në Shqipëri, pritej një sjellje ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike, por edhe politikanë të spikatur të saj dhe me peshë. Të gjithë këta personazhe po vrapojnë të jenë në lista të mbyllura, dhe askush nuk po merr guximin të jetë jashtë tyre për të mbledhur vota me peshën dhe eksperiencën politike që kanë. Kjo sjelje nuk është aspak kurajoze, aspak elektorale dhe tregon ndoshta një mosbesim të fitorja e Partisë Demokratike. Prej tyre, në fakt, pritej marrja e përgjegjësive më shumë duke ja lënë vendin e sigurt personave publikë me reputacion nga shoqëria civile, profesoriati apo ekspertë të ndershëm, që ndoshta nuk marrin dot vota, por ama japin një mesazh rinovimi, besimi dhe frymë për opozitën shqiptare me qëllim rotacionin politik.

Përkundrazi, të gjithë personazhet me një jetë politike të gjatë në PD po turren të jenë të sigurt për mandatin e tyre në parlamentin e ardhshëm duke krijuar një listë me të njëjtët emra, me një retorikë po të ngjashme dhe me një mesazh po ashtu të ngjashëm që kanë dhënë tre zgjedhjet e kaluara dhe që kanë humbur. Nëse vërtetë do të jetë kështu, edhe pse duhe të presim listat përfundimtare, Partia Demokratike po e nis me këmbën e gabuar garën elektorale të 11 majit. Nga ajo pritej që të ishte më inovatore, më e guximshme dhe më me besim të fitorja. Ndërkohë që, ndjesia është se po i paraqitet shqiptarëve me të njëjtët njerëz pa ofruar asgjë të re.

Për mos të folur për primaret që zhvilloi brenda saj, ku paradoksalisht ata që u votuan më shumë do të jenë në lista të hapura apo edhe ndoshta nuk do të kandidohen fare. Në të gjithë këtë sjellje nuk ka asnjë logjike politike dhe elektorale. Ndërkohë që, nga ana tjetër, kundërshtari i tyre Edi Rama po sillet ashtu sikurse duhet të sillej Partia Demokratike me listat dhe me kandidatët për deputet. Edi Rama te listat e mbylluara do të vendors njerëz të rinj, ndërsa te ato të hapurat njerëzit e Partisë Socialiste me peshë dhe me histori politike, pikërisht për të krijuar një inxhinieri elektorale të fortë dhe konkuruese.

Next Post
Zgjedhjet e 11 Majit, Aleanca e Maqedonasve braktis koalicionin e Sali Berishës

Zgjedhjet e 11 Majit, Aleanca e Maqedonasve braktis koalicionin e Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Shtyrja e padisë së Ramës / Avokati Petraj: Pezullimi i Ballukut është antikushtetues

December 5, 2025
Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

December 5, 2025
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

December 5, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

December 5, 2025
Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

December 5, 2025
Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

December 5, 2025
Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

December 5, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In