• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shumë luftë për 1 pikë, Partizani ngec në Gjirokastër

by A R
23/12/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftëtari dhe Partizani e kanë mbyllur në barazimin 1-1 ndeshjen e zhvilluar në Gjirokastër. Sfida ishte mjaft e luftuar me të dy skuadrat që kërkuan të merrnin maksimumin, por golat e Malës dhe Ymerajt bënë që të dy ekipet të ndajnë nga 1 pikë.

45 minutat e para të luajtura në stadiumin e Gjirokastrës ishin të një niveli mesatar. Ekipi i Luftëtarit ishte më kërkues dhe kishte epërsi në fushën e lojës. Bluzinjtë sulmuan më shumë se të kuqtë me Shkurtajn dhe Rrocën që ishin një rrezik konstant.

Nga krahu tjetër, trajneri Skënder Gega vendosi një ekip të mirëpozicionuar në fushën e lojës. Të kuqtë qëndruan në ekuilibër dhe rritën presionin me kalimin e minutave. Momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 36′. Bardhi bën gjithçka mirë dhe vertikalizon mjaft bukur për Malën.

Shtatshkurtri shfaqet shumë i qetë në zonë dhe me finte nxjerr zbuluar një nga mbrojtësit e gjirokastritëve. I vetëm përballë Ruçit gjuan dhe e dërgon në kuadrat për 0-1.

Pjesa e dytë solli një Luftëtar më të rrezikshëm dhe më kërkues. Vendasit gjetën shpejt golin e barazimit me anë të Ymerajt në minutën e 55′. Lojtari i Luftëtarit kaloi me lehtësi mbrojtjen e “demave” dhe pushoi topin në rrjetë për 1-1.

Një moment paniku përfshiu të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin e Gjirokastrës që nxorën rezultatin në plan të dytë në minutën e 60′. Një përplasje ndërmjet portierit të Partizanit, Alban Hoxha dhe sulmuesit të Luftëtarit, Maldin Ymeraj ka krijuar panik.

Të dy sportistët mbeten të dëmtuar me stafet teknike që ndërhynë me shpejtësi.  Hoxha doli me krahun e fashuar, ndërsa sulmuesi vazhdoi lojën. Në këtë moment ka patur dhe një problem për kapitenin e Luftëtarit, Ramadani. Ky i fundit u largua me ambulancë nga stadiumi.

Pas këtij episodi, loja u zbeh dhe të dy skuadrat kaluan në nervozizë. Lojtarët e humbën gjakftohtësinë dhe nuk arritën të rrezikonin portat respektive. Në fund të takimit, në minutën e 7′ shtesë, Donald Rrapo humbet një rast flagrant përpara portës së Xhikës. Një barazim i merituar për të dy ekipet. Me këtë pikë, Partizani vazhdon kryesimin, por distanca ngushtohet me 3 pikë larg Kukësit. Luftëtari ndodhet në vendin e 7 me 17 pikë, po aq sa Tirana e vendit të 6.

Luftëtari-Partizani 1-1
Shënues: 
Ymeraj 55′ / Mala 36′

Luftëtari: Ruçi, Demo, Hoxha, Rapa, Xhekson, Ramadani (Açka 60′), Aleksi, Rroca, Ymeraj (Dunga 85′), Milosavljev (Rapo 49′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda (Bitri 59′), Trashi, Hila, Kote, Mensah (Hebaj 55′), Asani, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Astrit Mahmuti, Olsid Ferataj

(Telesport / a.r)

Next Post
Anketa: Ja sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit

Anketa: Ja sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

Gol Shqipëria! Arbër Hoxha shënon në Varshavë, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes polake

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In